Të kontrollosh barkë me telekomandë, ajo që deri tani ishte një lojë për fëmijët mund të kthehet në një eksperiencë reale.

Bëhet fjalë për një jaht ultra-teknologjik që mund të kontrollohet pa qenë në kabinën e pilotit, por me një iPad të thjeshtë, me kusht që largësia nga jahti të jetë jo më shumë se 50 metra.

Adastra është dizenjuar nga John Shuttleworth i sponsorizuar nga miliarderi Anto Marden dhe për ta përfunduar janë dashur 5 vite punë.

Jahti është i gjatë 42.5 metra dhe 16 metra i gjerë. Adastra peshon 52 tonelata dhe kushton 18 milionë euro. Miliarderi Marden e ka porositur për të lundruar në dy ishujt e tij private që zotëron në brigjet e Indonezisë. Jahti mund të mbajë në bord 9 pasagjerë.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA