S’i blejnë kalë, 15-vjeçarja “shpik” një

05/04/2011 14:15

Një 15-vjeçare gjermane gjeti një mënyrë krejt origjinale për të kundërshtuar vendimin e prindërve të saj për t’i blerë një kalë.

E vendosur që të realizonte ëndrrën e saj të hipizmit, Regina Mayer nisi të stërviste një lopë të fermës, e quajtur Luna.

Pas shumë orësh stërvitje dhe trajtimi të veçantë, pas shumë pune me durim nga vajza, rezultatet e arritura janë mbresëlënëse.

Lopa është në gjendje të kapërcejë me lehtësi pengesat, ashtu siç bëjnë kuajt e vërtetë, ndërsa vajza i qëndron në shpinë e veshur si një hipiste e vërtetë.

”Ajo mendoj se është një kalë”, deklaroi Mayer, e cila kur nisi të stërviste lopën e fermës së saj nuk e kishte menduar që do të fitonte një ditë faqet e para të gazetave.

”Në fillim nuk e duronte dot prezencën time në shpinën e saj, por tani për Lunën diçka e tillë është bërë normale. Argëtohem shumë me kalin tim”, përfundoi 15-vjeçarja.

FOTO GALERI
2/4
Një gjermane kalëron një lopë të veçantë

Top Channel