16:58
Qyteti që po ndërtohet nga zeroja për t’u përballuar nga të gjithë
“Duket utopiane, e di”, thotë Daniel Haime, teksa qëndron mbi hartën e Serena del Mar, qytetit që po ndërton në Detin Karaibean. Ai ka në plan të transformojë një territor prej më shumë se 1000 hektarësh, (në dalje të Kartagjenës, në Kolumbi, të blerë nga familja e tij në vitin 1968) në një metropol plot gjallëri ku lojtarët e pasur të golfit do të jetojnë me emigrantët e varfër.