“10% e popullsisë janë gay”, Edmond Tupja: Më mirë një Çajkofsk homoseksual sesa një Enver Hitler heteroseksual

05/05/2024 21:26

Edmond Tupja i ftuar tek “E Diell” në rubrikën “Mos i bjer me top” është pyetur se çfarë mendimi ka për homoseksualët.

Ai shprehet se nuk është kundër, por gjëja e vetme që nuk pranon, është birësimi i një fëmije. Sipas tij fëmija duhet të ketë një nënë dhe një baba dhe jo dy baballarë.

Ronaldo Sharka: Profesor shumë komentojnë sot që sot është prishur bota, meqë jemi në muajin maj, vetëm sot ka homoseksualë, njerëz që pëlqejnë të dyja gjinitë apo ka pasur dhe dikur.

Edmond Tupja: Ka pasur histori antikitetit është e njohur. Roma e lashtë, Greqia e lashtë. Bile dikush më ka thënë që statistikisht 10% e popullsisë është homoseksuale ose me prirje homoseksuale. E kam dëgjuar, sa e vërtetë është nuk e di.

Ronaldo Sharka: Cili është opinioni juaj profesor për njerëzit që duan të njëjtën gjini.

Edmond Tupja: Opinioni im është i nuancuar.  Unë them më mirë një Çajkofsk homoseksual sesa një Enver Hitler heteroseksual. Le të martohen mes tyre, por birësimin asnjëherë. Sepse psikologët, psikoanalistët thonë që atë që thotë populli, me nënë dhe me babë. Nëna dhe babai, jo vetëm babai.

Top Channel