Turistja gjermane bie nga ujëvara në Përmet, me lëndime serioze në kokë dhe në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës

05/05/2024 21:52

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçoves në Përmet duke pësuar lëndime serioze në kokë dhe pjesë të trupit.

Ajo është transportuar ne Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndërhyrje më të specializuar. Ndërkohë që gjendja e saj ka qene serioze për jetën, është përcjellë para pak minutash me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Turistja gjermane me inicialet G.U. ishte pjese e një grupi turistësh gjermanë që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçove dhe teksa ishte duke fotografuar, ka rënë në ujëvarë ku dhe është lënduar rëndë në kokë.

“Përmet/Informacion paraprak

Në fshatin Çarshovë, në vendin e quajtur “Ura e Stermbecit”, një grup turistësh gjermanë po eksploronin me këmbë, zonat turistike, të shoqëruar nga shtetasi M. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasja gjermane S. M., 47 vjeçe, duke bërë fotografi ka humbur ekulibrin, është rrëzuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime fizike.

Menjëherë 47-vjeçares i është dhënë ndihma e parë mjekësore, nga ekipi i urgjencës së spitalit të Përmetit dhe shërbimeve të Policisë.

Shtetasja S. M., si pasojë e plagëve të marra, është transportuar me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë..

 

Top Channel