Me 15 kg drogë dhe një fletore me emrat e klientëve, arrestohet i riu shqiptar në Itali, zjarri në banesë “i fiku” planet
05/05/2024 22:20
Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës në Itali. Hetuesit po punojnë për të zbuluar lidhjet e tij dhe origjinën e 15 kilogramëve kokainë të gjetur në shtëpinë ku ai jetonte.
Pas denoncimit se kishte rënë zjarr, policia ka hyrë në shtëpi, që ndodhet në Finale Emilia, në provincën e Modenës, ku gjatë kontrolleve kanë gjetur drogën.
Po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar pajisje për përgatitjen e drogës dhe hedhjen më pas në treg, amoniak, qese plastike, peshore si dhe një fletore me emrat e klientëve dhe disa celularë.
Top Channel