Gruaja me tre fëmijët u zhdukën, si u zbulua dhuna sistematike e bashkëshortit mbi të tre të miturit që çoi në vetëmbytjen e vogëlushes

05/05/2024 11:31

Detaje të reja bëhen të ditura lidhur me ngjarjen që ka tronditur sot Shkodrën.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat bën të ditur se motra e gruas pas njoftimit se ajo dhe 3 fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka deklaruar se Alma Arrizi dhunohej barbarisht nga bashkëshorti bashkë me fëmijët.

Dëshmia e saj por dhe shenjat e dhunës në trupin e vogëlushes që u gjet e mbytur i krijuan bindjen policisë për të vënë në pranga Ergys Arrizin për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes”.

Top Channel