Depot e ushtrisë në galeri arti/ Një tjetër atraksion turistik i shtohet bashkisë nën kujdesin e artistit Helidon Haliti

05/05/2024 12:44

Një tjetër atraksion turistik i shtohet bashkisë së Belshit. Ish-depot e ushtrisë më Seferan janë transformuar në një galeri arti ku do të jenë të hapura për publikun, si një destinacion kulturor për këdo që viziton Belshin.

Në praninë e dhjetëra  piktorëve nga Kanadaja, Kina, Peruja, Turqia, Çekia etj, është hapur galeria “2 Botët” që është konceptuar dhe kuruar nga artisti i njohur shqiptar Helidon Haliti.

Tepricat e dikujt mund të jenë pasuri për dikë tjetër tha kuratori Helidon Haliti ndërsa shtoi se është koha për të bashkuar dy botët. Hapja e galerisë “Dy botët” vjen si inaugurim dhe në prag të festivalit të akuarelit ku të pranishëm do të jenë 20 nga mjeshtrat më të mëdhenj të akuarelit në të gjithë botën të cilët do do të pikturojnë sepse vetë Shqipëria e provokon këtë lloj mënyre pikturimi

Galeria “Dy botët” u mbështet nga Bashkia e Belshit dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit të rajoneve dhe synon ti shtojë kësaj zone, edhe atraksione turistike të një natyre tjetër, përpos atyre natyrore që gëzon pafund.

Top Channel