Një ndër të ftuarit në “Fan Club” në Top Channel ka qenë i ftuar daja i Heidit i cili ka folur dhe komentuar mbi lojën e mbesës së tij.

I pyetur nga Enxhi Nasufi nëse do e shohim të atin e Heidit në BBV3, daja shprehet se nuk është i sigurt pasi ai nuk është një njeri i televizionit.

Enxhi Nasufi: Si ndiheni që do keni një dhëndër nga Vlora?

Daja i Heidit: Pse është ky paragjykim? Mjafton të ketë dashuri.

Enxhi: Babain e Heidit do e shohim?

Daja i Heidit: Po mendohet. Nuk është njeri i televizionit, e vetmja herë që ka ndërhy është për ta ndihmuar.

Enxhi: Mendon që Heidi kësaj radhe ka bërë një rrugëtim më të bukur duke e krahasuar me Grande Fratello?

Daja e Heidit: Nuk jemi dakord me lojën, më shumë rrugëtim. I vetmi problem është gjuha, duhet t’a përkthejë mendjen nga italishtja në shqip. Po të ishte në italisht nuk do kishte asnjë keqkuptim. Si në shtëpi, si atje në Grande Fratello, si në BBV, Heidi është vetvetja.

Top Channel