Detaje të reja kanë dalë nga zbardhja e vrasjes në Dropull, ku 69-vjeçari Thoma Mastora vrau 84 vjeçarin Kosta Ilia dhe gruan e tij Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, dyshohet se mund të ketë ndodhur një konflikt i çastit dhe viktima Kosta Ilia duke u ndjerë i provokuar mund ta ketë goditur me ndonjë send, edhe pse njihej si tip shumë i qetë.

Gjithashtu në fshat flitet se mund të ketë pasur një flirtim të hershëm dhe të vazhdueshëm ndërmjet autorit dhe Kleoniqi Ilias, që mund të ketë qenë edhe shkak për nisjen e konfliktit.

Autori njihet si një person mjaft konfliktual në zonë. Mastora është dhëndër në Dropull, sepse me origjinë është nga Semani.

Top Channel