Aktori Neritan Liçajt i ftuar në “S’e Luan Topi” foli për ndarjen nga jeta të prindërve të tij, të cilët i kujton çdo ditë.

Ai tha se humbja e tyre është përjetim jashtëzakonisht i keq, teksa më tej zbuloi se flet me ta duke i përshëndetur me vete çdo ditë.

“Fëmija nuk do që prindërit t’i largohen kurrë. Por mua për fat më mirë prindërit ndërruan jetë kur unë isha i rritur. Kur të ikën babai, ai ka ndërruar jetë përpara nënës, ikën shtylla kurrizore. Ndërsa kur ikën nëna ikën shpirti, zemra, gjithçka. Jo se babai duhet më pak, unë atë e kam idhull.

Çdo ditë flas me të me vete, njësoj bëj edhe me nënën. Kur vritem ose një gjë nuk shkon mirë them o nënë ku je. Flas, në kuptimin që çdo ditë e kujtoj. I them çfarë kam bërë, edhe sikur një mirëmëngjesi ose natën bab, me vete”, tha Liçaj.

Top Channel