‘Rinia e përjetshme’ tashmë jo vetëm fantazi Hollywood-i, shkencëtarët amerikanë testojnë për herë të parë terapinë që ‘kuron’ plakjen 19/06 22:01
Policia greke ka zbuluar një armë zjarri pistoletë brenda burgut “Koridhalos” ku vuajnë dënimin shumë shqiptarë.
Arma e zjarrit e llojit pistoletë bashkë me 19 fishekë u gjet brenda një muri. Arma u gjet me një detektor metali dhe pas shpimit në mur, ndërsa u konstatua se ishte e ndarë në pjesë të veçanta, të cilat ishin mbështjellë me 6 pako të improvizuara.
Qelia ku u gjet arma rezulton të jetë bosh prej muajit Gusht 2023. Policia greke ka nisur hetime intensive për të zbuluar mënyrën e futjes së armës në burg, autorët dhe arsyet pse do përdorej.
Top Channel