Hera e parë që nga 7 tetori, administrata Biden pezulloi dërgesën e municioneve në Izrael

05/05/2024 18:43

Administrata Biden javën e kaluar pezulloi dërgesën e municioneve të prodhuara nga Amerika në Izrael, thanë dy zyrtarë izraelitë për “Axios”.

Është hera e parë që nga sulmet e 7 tetorit që Uashingtoni ka pezulluar dërgesën e sistemeve të armëve të destinuara për ushtrinë izraelite.

Presidenti amerikan po përballet me kritika të ashpra nga amerikanët që kundërshtojnë mbështetjen e Uashingtonit për qeverinë izraelite.

Qeveria amerikane i kërkoi Izraelit në shkurt që të sigurojë garanci se armët e prodhuara nga SHBA po përdoren nga Chahal në Gaza siç kërkohet nga ligji ndërkombëtar. Izraeli i dërgoi Uashingtonit një letër me garancitë përkatëse në mars, sipas “Axios”.

 

Top Channel