Kremtohet ringjallja e Krishtit! E diela i gjen besimtarët në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë për Pashkët Ortodokse

05/05/2024 15:43

E diela e pashkës i gjeti besimtaret ortodoksë në katedralen “Ngjallja e  Krishtit” në Tiranë,  për të kryer ritualet fetare të kësaj feste të madhe.

Festa e pashkës simbolizon “Ngjalljen e Krishtit”, kalimin nga vdekja trupore e frymore në jetën e re të amshuar, kthimin e besimit dhe shpresës për të filluar një jetë të re.

Përveçse kanë ndjekur meshën e madhe në mesnatën e së shtunës,   të shumtë kanë qenë ata të cilët nuk kanë munguar as paraditen e së dielës së pashkës, për t’u lutur e ndezur qirinj.

Me lutjet dhe urimin për sa më shumë paqe e harmoni, ndërmjet tyre besimtarët ortodokë janë mbledhur pranë tryezave, për drekën e pashkës, ku mbizotëron mishi i qengjit dhe vezët e kuqe.

Top Channel