E diel, 14 Qershor 2026
11:03
Feston sot 80-vjetorin e lindjes, Trump flet për hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe “dhuratë” për ditëlindjen e tij. Irani akuzon për deklarata të nxituara

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar marrëveshja për t’i dhënë fund përplasjeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pritet të nënshkruhet këtë të diel që përkon edhe me ditëlindjen e tij.

10:42
“O le le protesta nuk funksionon”, Braçe: Qeveria të përqendrohet te shërbimet dhe emergjencat. S’mund të kalohet gjysmë muaji duke bërë sehir

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar përmes një deklarate të gjatë ku thekson se protesta është një e drejtë demokratike, por nuk zëvendëson qeverisjen.

10:35
Tensionet politike dhe Kupa e Botës, ekipi i futbollit për ndeshjen hapëse: Deri në frymën e fundit, për Iranin

Kombëtarja e futbollit e Iranit ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Meksikë përpara nisjes drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të luajë ndeshjen e parë në Kupën e Botës 2026 të hënën.

10:19
“Kufizimi i kohës për mbrojtjen në Apel, pa arsyetim të individualizuar”, Beqaj: Mund të cenojë procesin e rregullt ligjor

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka reaguar lidhur me nenin 426/a të Kodit të Procedurës Penale, duke ngritur dyshime për mënyrën si kufizohet koha e mbrojtjes në gjykatat e Apelit.

10:12
Mbretëria e Bashkuar ndalon një cisternë të flotës ruse në Kanalin Anglez/ “Nuk do i lejojmë të fshihen”, Starmer: Goditje ndaj Rusisë

Forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar kanë ndaluar një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e flotës në hije të Rusisë në Kanalin Anglez, në një operacion që zgjati rreth 6 orë.

09:58
“Duhet ndalur”, Rama për protestat: Hajvanët që përdorin kërcënime dhe bullizëm po shfaqin frymë fashiste

Në episodin e sotëm të podkastit ‘Flasim’, kryeministri Edi Rama foli për protestat, që kanë hyrë në ditën e 15-të.

09:49
“Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore”, Rama: Nga 38 në 64 pikë, progres historik

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është renditur e para në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore, sipas rezultateve të Anketës së Buxhetit të Hapur 2025.

09:45
“Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE”, Rama për 35-vjetorin e partisë: Mes protestave dhe debateve, Shqipëria po ecën drejt Europës

Kryeministri Edi Rama e cilësoi 35-vjetorin e Partisë Socialiste si një moment reflektimi dhe krenarie, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet në pikën më të mirë të historisë së saj falë qeverisjes socialiste.

09:40
“Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi”, Rama: Ka një frymë fashiste që nuk pranon mendimin ndryshe

Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin për ndikimin që protestat po japin në sektorin e turizmit, duke paralajmëruar se anulimet e rezervimeve nga turistët e huaj po kthehen në një problem serioz për ekonominë e vendit.

09:39
Foto/ Punonjësi i Policisë i jep fund jetës në Tiranë, vetëvritet me armën e shërbimit në banesë

Një punonjës policie është gjetur i pajetë në banesën e tij në zonën e Freskut në Tiranë.

09:30
Negociatorët e Katarit mbërrijnë në Teheran, intensifikohen përpjekjet për finalizimin e marrëveshjes mes SHBA dhe Iranit

Negociatorët e Katarit kanë mbërritur në Teheran mëngjesin e së dielës për të ndihmuar në finalizimin e marrëveshjes së paqes mes SHBA dhe Iranit.

09:18
Nga një ide që ekspertët e quajtën të pamundur te kompania 2 trilionë dollarëshe, rrugëtimi i SpaceX që ndryshoi industrinë hapësinore

Rreth 25 vjet më parë, kur Elon Musk sapo kishte fituar miliona dollarë nga shitja e PayPal te eBay, ai nisi të mendonte seriozisht për projektet e tij në fushën e hapësirës.

09:07
Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore

Kina e ka tejkaluar Rusinë si investitori më i madh i huaj direkt në Azinë Qendrore, rajonin e pasur me burime natyrore që ka qenë në sferën e ndikimit të Moskës për një kohë të gjatë, por që tani po tërheq gjithnjë e më shumë interesin e Pekinit, sipas të dhënave të Bankës Euroaziatike për Zhvillim (EDB).

08:57
Trump feston sot 80-vjetorin me një spektakël të arteve marciale në Shtëpinë e Bardhë, eventi miliona dollarë ngjall debate në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, feston sot 80-vjetorin e lindjes me një event të pazakontë në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, ku do të zhvillohet një spektakël i madh i arteve marciale të përziera (MMA), i quajtur “UFC Freedom 250”.

08:56
Vetëvendosje ngjitet në 51 mandate nga votat e diasporës, AAK humbet një vend në Kuvendin e Kosovës

Lëvizjes Vetëvendosje i është shtuar edhe një ulëse në Kuvendin e Kosovës pas fillimit të numërimit të votave me postë.

08:48
Dokumentet e reja hedhin dritë mbi rrjetin e Epstein në botën e modës, emailet zbulojnë kontakte me modele të reja

Dokumente të reja të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së dhe zbulime nga hetime gazetareske kanë nxjerrë në pah lidhjet e gjera që Jeffrey Epstein kishte me figura të industrisë ndërkombëtare të modës, duke ngritur pyetje të reja mbi mënyrën se si ai siguronte kontakte me gra të reja përmes këtij rrjeti.

08:37
Koreja e Veriut sfidon SHBA-në dhe Korenë e Jugut, Pheniani: Statusi ynë bërthamor është i pakthyeshëm

Koreja e Veriut ka deklaruar se çështja e denuklearizimit të vendit është mbyllur “përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme”, duke hedhur poshtë çdo mundësi për heqjen dorë nga arsenali i saj bërthamor.

08:25
Vritet në atentat kryebashkiaku i një qyteti në Meksikë, autoritetet nisin operacion për kapjen e autorëve

Kryebashkiaku i San Miguel Amatitlán, një qytet me rreth 7 mijë banorë në shtetin jugor meksikan të Oaxacës, është vrarë nga persona të armatosur në një sulm që ka tronditur vendin.

08:18
Zviceranët votojnë sot për kufizimin e popullsisë, referendumi mund të ndryshojë politikat e emigracionit

Qytetarët zviceranë po i drejtohen sot kutive të votimit në një referendum të rëndësishëm që mund të sjellë ndryshime të mëdha në politikat e emigracionit dhe rritjes së popullsisë në vend.

08:15
Trump pret sot nënshkrimin e marrëveshjes me Iranin, Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund tensioneve në Lindjen e Mesme mund të nënshkruhet gjatë ditës së sotme.

08:12
Pjesë e grupit që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ekstradohet nga Spanja Eralbi Breçani

Eralbi Breçani, i shpallur në kërkim nga SPAK për trafik kokaine nga Amerika Latine në Europë, është ekstraduar nga Spanja.

08:07
Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të diel

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

07:57
Video/ Australia “shtang” Turqinë, triumfon me dy gola në Vancouver dhe i bashkohet SHBA-së në krye të Grupit D

Australia shkakton befasinë e radhës në Botërorin 2026 teksa mposhti Turqinë në ndeshjen e Grupit D me rezultatin 2-0 duke marrë 3 pikët e para në këtë kompeticion duke iu bashkuar kështu skuadrës së SHBA.

07:53
Pritjes 53-vjeçare i vjen fundi, New York Knicks mund Spurs në finalen e pestë dhe shpallen kampionë të NBA

New York Knicks kanë fituar titullin kampion të NBA-së për sezonin 2025-26, pasi mposhtën San Antonio Spurs me rezultatin 94-90 në ndeshjen e pestë të finaleve, duke siguruar triumfin 4-1 në serinë finale.

07:21
Video/ Vendos McGinn, Skocia mposht Haitin dhe merr kryesimin në Grupin C të Botërorit

Skocia fiton dhe merr kryesimin e Grupit C përpara Brazilit dhe Marokut në Botërorin e futbollit. Skuadra e drejtuar nga Clarke mposhti Haitin me rezultatin e ngushtë 1-0 në një ndeshje ku ky i fundit meritonte më shumë.

06:32
U dënua me 15 vite burg, arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie

Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg në mungesë për trafikim droge, është arrestuar mbrëmjen e sotme.

02:00
Video/ Mrekulli afrikane në New Jersey, Maroku i jep leksion taktik “Seleçaos” pa Neymar

Kupa e Botës 2026 ka dhuruar një surprizë të madhe në Grupin C, ku Maroku ka ndalur në një barazim historik 1-1 Brazilin në “MetLife Stadium” të New Jersey-t.

00:22
E pabesueshme por e vërtetë, Zvicra thyen rekordin 60-vjeçar për gjuajtje, por përfundon në makth në sekondat e fundit

Një dështim që do të peshojë gjatë në memorien e kombëtares zvicerane.

E shtunë, 13 Qershor 2026
23:56
Çmenduri në sekondat e fundit! Katari shkruan historinë e Botërorit, thyhet rekordi që mbahej që nga viti 1966

Boualem Khoukhi ka hyrë tashmë në historinë e futbollit në Katar. Qendërmbrojtësi i Al Sadd ishte heroi i skuadrës së drejtuar nga Julen Lopetegui teksa shënoi golin e barazimit në ndeshjen me Zvicrën në çastet e fundit të ndeshjes duke i dhuruar kombëtares së tij pikën e parë në Botëror në pjesëmarrjen e dytë të Katarit në një kompeticion të tillë.

23:49
“Lufta e Peshqirëve” rikthehet! Prapaskenat e errëta të ritualeve afrikane që detyruan gjigantët e futbollit të “blindojnë” shtyllat

Një foto e jashtëzakonshme po bën xhiron e botës në rrjetet sociale: peshqirët e kombëtares së Brazilit të lidhur me zinxhirë të trashë çeliku dhe të kyçur me dry direkt në shtyllën e portës.

23:37
Bëjnë xhiron e rrjetit/ Pamjet shokuese nga mbërritja e “Panzerave” në SHBA, nuk do t’u besoni syve çfarë po u bëjnë agjentët e sigurisë!

Imazhet e zbritjes së kombëtares gjermane nga avioni i “Breeze Airways” kanë bërë xhiron e rrjetit për shkak të kontrolleve drastike të sigurisë direkt në pistë, ku yjet milionerë u trajtuan si udhëtarë të thjeshtë pa asnjë privilegj.

23:30
Dita e 14-të e protestës, vendosen këpucë përpara kryeministrisë/ Protestuesit kërkojnë rikthimin e Altin Dumanit: Merr frenat e SPAK-ut, fillo arrestimet

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ku qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00.

23:29
Anglia përgatitet për debutimin në Botëror, Tuchel merr vendimin për Jude Bellingham, ja si mund të luajnë ‘Tre Luanët’ ndaj Kroacisë

Te Anglia ka filluar numërimi mbrapsht për debutimin në Botërorin e këtij viti. Tre Luanët i pret një sfidë e vështirë në 17 qershor ajo me Kroacinë e Luka Modric, nënkampione e botës në 2018 dhe e treta në Katar 2022.

23:05
Zvicra surprizohet nga Katari, shpërdoron pafund dhe ndëshkohet në çastet e fundit të ndeshjes

Zvicra befasohet nga Katari në Santa Clara, duke u ndalur në barazim me shifrat 1-1 në një ndeshje që e dominoi nga fillimi deri në fund, por u surprizua në çastet finale.

22:55
Berisha takim me fermerët në Cërrik, thirrje të rinjve: Bëni gjithçka të jeni tek bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

Sali Berisha nuk do t’i bashkohet protestës në Tiranë, por mbështetja e tij ndaj lëvizjes qytetare nuk mungon.

22:52
Francë-Senegal, sfida që rikthen hijet e errëta të 2002 për Blutë transalpinë

Papa Diop është një hero kombëtar në Senegal. Askush nuk e harron golin e tij në minutën e 30 në ndeshjen ndaj Francës së fortë që luajti pa Zinedine Zidanë në dy ndeshjet e para të Botërorit 2002.

22:14
Princi Hussein dhe ëndrra e Jordanisë: Çfarë krenarie të jesh në Botëror

Një tifoz special e ndjek hap pas hapi në çdo lëvizje skuadrën përfaqësuesen e Jordanisë. Bëhet fjalë për princin trashëgimtar Hussain Ibn Abd Allah, 32 vjeç, djali i parë i mbretit Abd Allah II dhe mbretëreshës popullore Rania, shumë e dashur për aktivizimin e saj në favor të të drejtave të njeriut.

22:13
Katari mbështet përpjekjet e Pakistanit për ndërmjetësimin e bisedimeve SHBA-Iran: Shpresë për nënshkrimin e paktit

Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, ka shprehur mbështetjen e plotë të vendit të tij për përpjekjet e Pakistanit në ndërmjetësimin e negociatave mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif.

22:11
Panik në Metlife stadium/ Stuhia frikshme i drejtohet Botërorit, rrufetë vënë në rrezik ndeshjen e Brazilit!

Përpara përballjes së kombëtares braziliane kundër Marokut në hapjen e tyre në Botërorin 2026, ka lindur një shqetësim shtesë: koha.

21:48
Marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, qytetarët ndalen para Kuvendit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë

Pas përfundimit të fjalëve para Kryeministrisë, protesta është përhapur nëpër rrugët e qytetit, me protestuesit që janë duke marshuar në mënyrë paqësore.

21:40
Brazili, gjendja e Neymar shqetëson, sulmuesi rrezikon të mos luajë as ndaj Haitit

Lajme të këqija vijnë për Neymar. Sipas disa dëshmive të siguruara nga CNN Brazil, sulmuesi i Santosit nuk është në gjendje të luajë dhe rrezikon që të mos jetë as në ndeshjen me Haitin.

21:35
Real Madrid nuk i besoi, Arbeloa gati të ulet në stolin e klubit londinez të Premier League

Më pak se një javë pasi u konfirmua zyrtarisht largimi i tij nga Real Madridi, Álvaro Arbeloa duket shumë pranë emërimit si trajner i ri i Fulhamit. Sipas raportimeve nga Spanja, negociatat mes palëve janë në fazë të avancuar dhe marrëveshja mund të finalizohet së shpejti.

21:28
Mungon vetëm firma, trajneri kampion rikthehet në stolin e Azzurrëve

Roberto Mancini është gati për një rikthim bujshëm në stolin e Kombëtares Italiane.

21:26
Milan, lamtumirë Rangnick, zyrtarizohet rinovimi me Austrinë deri në 2028

Lajmi po qarkullonte, por tani erdhi konfirmimi zyrtar. Ralf Rangnick nuk do të jetë Drejtori i ri Teknik i Milanit; rinovimi me Austrinë deri në vitin 2028 është zyrtar. Që ditën e premte kishin ardhur sinjale të qarta në lidhje me zgjedhjen e bërë nga trajneri gjerman.

21:22
Tashmë drejt finalizimit të marrëveshjes me Iranin? Reagon sërish Trump: Pakti mund të nënshkruhet të dielën

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është planifikuar të nënshkruhet të dielën, duke shprehur optimizëm se ajo do të çojë në rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit dhe në avancimin e negociatave për programin bërthamor iranian.

21:01
Masa e paprecentë në Buenos Aires, prindërit që nuk paguajnë pensionin për fëmijët e kanë të ndaluar të shkojnë në ndeshjet e Argjentinës

Një vendim i paprecedentë është marrë në Argjentinë. Sipas të përditshmes ‘La Nacion’, prindërit që nuk paguajnë kuotën për fëmijët nuk do të mund të hyjnë në stadiumet e botërorit që nisi ditën e enjte.

20:41
Turizmi, pasiguri nga protestat/ Operatorët turistikë në Vlorë raportojnë anulime rezervimesh: Dëmton ekonominë

Sezoni turistik në Vlorë ka nisur pozitivisht, me rritje prej rreth 13% gjatë muajve mars, prill dhe maj.

20:19
“Protestoj për djalin tim që e humba”, fjalimet në protestë: Personat me aftësi të kufizuara nuk duhet të ndihen të diskriminuar

Protesta e 14-të vijon zhvillimet e saj, teksa dhjetëra qytetarë kanë marrë mikrofonin për të mbajtur fjalën e tyre në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë. Një nënë foli për djalin që kishte humbur, teksa kërkoi largimin e gjithë atyre që “sundojnë” politikën shqiptare.

20:15
NBA/ James Harden në telashe, arrestohet për armëmbajtje pa leje

E pabesueshme ajo që ndodh në Texas, ylli i basketbollit amerikan James Harden u arrestua në Houston me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Sipas akteve të gjykatës së kontesë Harris, Harden u ndalua rreth orës 03:41 kur u vu re një pistoletë në sediljen e makinës së tij.

19:57
Përdori rrugë dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi përfundon në kanal

Një autobus i një agjencie turistike ka devijuar nga rruga duke përfunduar në një kanal në zonën e Ishull-Shëngjinit.

19:53
Dick Advokaat, ‘gjyshi’ i Botërorit që përballet me brezin e ri: Kam fat që vazhdojnë të më duan në këtë moshë

Otto Rehhagel në pankinën e Greqisë në 2010 vendosi rekordin si trajneri më i vjetër në moshë në një Botëror. Ky rekord është vetëm çështje orësh që të thyhet pasi gjithçka do të ndodhë ditën e dielë në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Curaçaos ku për këtë të fundit ai që po i ndez motorët është pikërisht Dick Advocaat që do të përjetojë këtë Botëror në moshën 78 vjeçare. Është ‘gjyshi’ i Kupës së Botës që përballet me brezin e ri.

19:52
“Trajtimi hormonal vetëm për të rritur, në 2 muaj asnjë kërkesë për këtë shërbim”, ekspertët sqarojnë udhëzuesin klinik: S’ka rimbursim për barnat

Shefi i shërbimit të endokrinologjisë në QSUT, Agron Ylli, deklaron se për periudhën maj-qershor nuk ka pasur asnjë kërkesë apo rekomandim për trajtim me terapi hormonale.

19:34
Polemikat për 250-vjetorin e SHBA-së/ Trump kërkon medoemos spektakël, organizon ndeshje në kafazin e UFC përpara Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të ndjekë të dielën një event të madh të arteve marciale të përziera (MMA) në Shtëpinë e Bardhë, ku një arenë e përkohshme e quajtur “The Claw” është ngritur në South Lawn për të pritur 14 luftëtarë elitarë të UFC-së.

19:33
“Dhunë online edhe ndaj Ylli Limanit”, Rama mesazh për protestën: Jo intimidim ndaj atyre që mendojnë ndryshe, tregon degradim të jetës publike

Teksa protesta vijon në bulevard, Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ku dënon ashpër dhunën dhe presionin online ndaj personave që nuk mbështesin protestën në Bulevard, duke e cilësuar këtë sjellje si një formë të rrezikshme degradimi të jetës publike.

19:22
“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit e pranishme në protestë: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

Florina Cani, mamaja e Martinit, 14-vjeçarit që humbi jetën pas një suli me thikë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, është e pranishme në protestë, ku mbajti edhe një fjalim në podiumin e improvizuar para kryeministrisë.

19:22
Foto-Lajm/ Simbol i çdo personi të larguar nga Shqipëria, protestuesit vendosin këpucë përpara Kryeministrisë

Këtë herë protestuesit kanë bërë një gjest ndryshe, duke vendosur këpucë përpara Kryeministrisë, sipas tyre simbol i çdo personi të larguar nga Shqipëria.

18:50
FIFA ndalon fanelat e Egjiptit, i kërkon që të ndryshojë ngjyrën e numrave dhe heqjen e yjeve

Botërori 2026 sapo ka filluar dhe polemikat janë të pafund. E fundit në listë është ajo mes Egjiptit dhe FIFA. Qeveria e futbollit botëror i ka komunikuar kombëtares nga vendi afrikan që të bëjë ndryshime në uniformat e futbollistëve pasi nuk i plotësojnë normat e turneut.

18:50
Grupi i Pilinçit u bashkohen në sheshin “Skënderbej”, qytetarët distancohen dhe nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Në protestën që po zhvillohet prej dy javësh në Tiranë, një grup i drejtuar nga Pëllumb Pilinçi është shfaqur në shesh me pajisje zanore dhe duke shpërndarë flamuj shqiptarë dhe amerikanë.

18:18
Pagat e trajnerëve të Botërorit 2026, Carlo Ancelotti i Brazilit kryeson listën e milionerëve

Botërori i parë në histori me 48 skuadra ka nisur tashmë me skuadrat pjesëmarrëse që do të përballen mes tyre për të arritur në finalen e madhe në MetLife Stadium. Janë skuadra që drejtohen nga trajnerë të shumtë që janë të një niveli të lartë, por sa përfitojnë ata? Kush janë trajnerët më të paguar të Botërorit? Janë këto pyetje të cilave iu përgjigjet ‘Calcio&Finanza’

17:57
Sa herë që parashikohej dështimi i Shqipërisë, ajo hidhte një hap përpara: Me Berishën, me Nanon, me Ramën

Nga Sefer Selimi Jr.

17:44
Rikthehet “hajmalia” e Argjentinës, FIFA i cakton arbitrin e finales së Katarit për ndeshjen e parë në Botëror

FIFA ka ndarë mendjen për njërën nga ndeshjet më interesante të fazës së grupeve.

17:40
Provat zyrtare të F1/ Russell niset i pari në Montmelo, por Hamilton me Ferrari duket çdo ditë e më pranë. Leclerc “përqafon” barrierat

George Russell ka siguruar pole position në kualifikimet e Çmimit të Madh të Spanjës në Montmeló, por vëmendja më e madhe ka shkuar te performanca shumë e fortë e Leëis Hamilton, i cili ishte jashtëzakonisht pranë vendit të parë.

17:27
Makinat përplasen kokë më kokë në Dhërmi, katër persona përfundojnë në spitalin e Vlorës

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në fshatin Dhërmi. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur kokë më kokë përgjatë këtij aksi rrugor.

17:13
Skandal në Botëror/ Yjet e Turqisë kapen duke tymosur në ballkonin e hotelit, shpërthen “stuhia” në rrjet

Një ngjarje e pakëndshme po turbullon ujërat në përfaqësuesen e Turqisë gjatë qëndrimit të tyre në finale e Kupës së Botës.

17:09
Nis “ters” Botërori i Anglisë: Hajdutët u marrin këpucët dhe topat, Bellingham me shokë mbeten”zbathur” para ndeshjes me Kroacinë

Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara zbritjes në fushë për ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës 2026.

16:56
Refuzime dhe dështime në seri, Milani përfundon në gjurmët e ish trajnerit të Manchester United

Pas refuzimit të Ralf Rangnick, drejtuesit e Milanit po vazhdojnë kërkimet për trajnerin e ri që do të pasojë Massimiliano Allegrin. Ndërkohë që deri pak ditë më parë Oliver Glasner konsiderohej kandidati kryesor për stolin kuqezi, situata duket se ka ndryshuar.

16:55
870 milionë paund investim/ Ish-sekretari kërkon që Britania t’i bashkohet bankës globale për mbrojtjen: Duhen fonde shtesë

Ish-sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka ushtruar presion privat që Mbretëria e Bashkuar t’i bashkohej Bankës së Mbrojtjes, Sigurisë dhe Rezistencës (DSRB), një nismë ndërkombëtare e udhëhequr nga Kanadaja për financimin e projekteve të mbrojtjes.

16:48
Arrestimi i Ilir Shtufit, policia greke deklaratë zyrtare: E kapëm në hotel, kishte hyrë në Greqi…

Policia greke ka dalë në deklaratë për shtyp pas arrestimit të biznesmenit Ilir Shtufi në Selanik.

16:41
Pritej firma për marrëveshjen gjatë kësaj fundjave, Irani ndërron mendje dhe kërkon ende kohë

Pavarësisht sinjaleve optimiste nga ndërmjetësit pakistanezë, Irani ka deklaruar se një marrëveshje kornizë me Shtetet e Bashkuara nuk pritet të nënshkruhet gjatë ditës së nesërme.

16:38
Nis “valsi i fundit” i Kristianos, mesazhi i Ronaldos sapo prek tokën amerikane për trofeun që i mungon

Cristiano Ronaldo dhe kombëtarja e Portugalisë kanë mbërritur zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të gatshëm për të nisur rrugëtimin në Botërorin 2026.

16:25
E pabesueshme në Botëror/ Nga një biletë avioni te goli: Si e “vodhi” SHBA sulmuesin e njohur falë një kompanie ajrore!

Folarin Balogun është padyshim një nga armët më të forta të sulmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë Botëror, por historia se si ai përfundoi duke mbajtur veshur këtë fanellë ngjan më shumë me një skenar filmi sesa me një përzgjedhje të zakonshme sportive.

16:05
Ndërtoi një kat pa leje në shtëpinë e babait të tij, përfundon nën arrest efektivi i policisë së Sarandës

Një punonjës i Policisë së Sarandës ka përfunduar në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se ka kryer ndërtime pa leje në një objekt që përdorej për aktivitet hotelier.

16:05
E jashtëzakonshme në Boston, polici merr topin dhe fillon xhonglimet, tifozët skocezë e “shpallin” idhull

Kupa e Botës dhuron gjithmonë momente magjike jo vetëm brenda fushës së blertë, por edhe në rrugët e qyteteve ku festojnë tifozët.

15:59
Rrezikuan jetën në Gjirin e Filikurit, Policia Kufitare shpëton 5 turistë të huaj në Himarë

Pesë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare e Himarës gjatë 24 orëve të fundit, pas dy incidenteve të ndodhura në Gjirin e Filikurit.

15:53
“I duam të dy njësoj!” / Lindën në të njëjtën shtëpi, por po luajnë në Botëror për dy kontinente të ndryshme

Një dilemë krejtësisht unike familjare: John po bën debutimin e tij në Botëror duke mbajtur veshur fanellën e kaltër të Skocisë, ndërsa djali më i vogël i familjes, Harry, zbret në fushë duke mbrojtur ngjyrat e Australisë!

15:46
Parashikimi i madh i Benitez: Skuadrat që do të garojnë në finale për trofeun e Botërorin dhe paralajmërimi për Messin 39-vjeçar

Ish-trajneri i shumë skuadrave të njohura foli për ato që pret të shohë në Kupën e Botës 2026 dhe vuri në dukje se do të ishte i interesuar të punonte në drejtimin e një ekipe kombëtare.

15:46
Viza e mohuar ndaj Thomas Parteyt, qeveria e Ganës i paraqet protestë zyrtare Kanadasë

Qeveria e Ganës ka paraqitur një protestë zyrtare ndaj Kanadasë, pas vendimit të autoriteteve kanadeze për t’i mohuar vizën futbollistit Thomas Partey, i cili pritet të dalë në gjyq për akuza të lidhura me sulm seksual në nëntor të këtij viti.

15:43
“Mbaj mend britmën e fundit të mamasë”, Cancelo rrëfen momentet e vështira: U përpoqa ta ngrija makinën, por ishte e pamundur

Futbollisti i kombëtares portugeze, Joao Cancelo ka bërë një rrëfim prekës për dy nga momentet më të vështira të jetës së tij, gjatë një interviste për emisionin “Alta Definicao” në televizionin portugez SIC.

15:40
“Fauda” rikthehet me hakmarrje, sezoni i pestë vjen me mision të ri pas sulmit të 7 tetorit të vitit 2023

Seriali izraelit “Fauda” rikthehet me sezonin e pestë, këtë herë me një histori të rishkruar pas sulmeve të 7 tetorit.

15:38
Sekretet e kuzhinës në Botërorin 2026: Çfarë konsumojnë fshehurazi kampionët para se të zbresin në fushë

Përtej stërvitjes intensive dhe taktikave në fushën e lojës, sekreti i madh i jetëgjatësisë dhe performancës së jashtëzakonshme të yjeve të futbollit botëror qëndron te regjimi ushqimor.

15:35
“Rilindasi i fundit”/ Dokumente dhe dëshmi të panjohura për Dhimitër Shuteriqin

Rilindasin e fundit e cilëson Dhimitër Shuteriqin studiuesi dhe gazetari Dashnor Kaloçi.

15:29
Vapa bëhet pengesë e madhe për skuadrat në Botëror, kombëtarja e Belgjikës gjen zgjidhjen “e nxehtë”

Kushtet meteorologjike pritet të jenë një nga faktorët më përcaktues në Botërorin 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Temperaturat e larta, të cilat ndikuan ndjeshëm edhe në Botërorin e Klubeve 2025, po detyrojnë kombëtaret të adoptojnë metoda të veçanta përgatitore.

15:27
“Jam i lumtur nëse ma kalon Messi”, deklarata e papritur e golashënuesit më të mirë të Botëroreve

Legjenda e futbollit gjerman, Miroslav Klose, beson se Kampionati Botëror 2026 do të jetë skena ku rekordi i tij historik si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë kompeticion do të tejkalohet.

15:24
Tregu i punës mbushet me të huaj/ Mungesa e stafit shton punësimin e emigrantëve në Durrës, në një muaj janë dhënë 700 leke

Rritja e numrit të punonjësve të huaj në Durrës po reflektohet edhe në statistikat zyrtare.

15:19
Botërori 2026 ndizet keq! Prezantuesja më seksi e motit zhvishet në të brendshme për fitoren e Meksikës (VIDEO)

Tifozët në Meksikë po vijojnë të festojnë triumfin e parë të kombëtares së tyre në ndeshjen hapëse të Kampionatit Botëror 2026, ku “El Tri” mposhti Afrikën e Jugut me rezultatin 2-0 në Meksiko Siti.

15:15
Irani fsheh uraniumin, CNN: Tunele të shembura dhe mina rreth rezervave bërthamore

Irani ka shtuar në javët e fundit përpjekjet për të siguruar dhe izoluar rezervat e tij të uraniumit të pasuruar pothuajse deri në nivelin e nevojshëm për armë bërthamore.

15:09
Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina

Drejtoresha e shërbimit kombëtar të Inteligjencës në SHBA, DNI, bëri publike dokumente që, sipas institucionit që ajo drejton, tregojnë se qeveria amerikane ka financuar për vite me radhë mbi 120 laboratorë biologjikë në më shumë se 30 vende të botës, ku zhvillohen kërkime mbi patogjenë, përfshirë edhe disa me potencial rreziku.

15:02
“Jemi shumë të emocionuar”/ Montella karikon Turqinë para debutimit në Botëror: Kemi pritur 24 vite për këtë moment

Trajneri i kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka folur me entuziazëm në prag të ndeshjes së parë të ekipit të tij në Grupin D të Botërorit 2026, duke theksuar emocionet e mëdha që shoqërojnë rikthimin e turqve në skenën më të madhe të futbollit pas 24 vitesh.

14:52
“S’do shkoj në protestë”, Berisha: Prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të tubimit

Nuk është i mirëpritur në sheshin e protestës, por kreu i PD i kërkoi demokratëve të mos kompleksohen nëse dëgjojnë thirrje “Berisha në burg”. Porosia e tij është ta mbështesin masivisht.

14:50
Jelekë dhe xhaketa hi-tech, xhel special/ Shpikjet e Spanjës për të luftuar motin e nxehtë

Nuk ka asnjë dyshim që një prej të panjohurat më të mëdha të këtij botërori është impakti i klimës mbi ndeshjet. Moti i nxehtë dhe lagështia janë kryesoret, por edhe stuhitë e paprituara dhe rrufetë që nëse ndodhin në prag të ndeshjeve mund të sjellin pezullimin e tyre të menjëhershme.

14:33
Video/ Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Autoritetet australiane vijojnë kërkimet për shqiptarin Orijol Rukaj, i cili u arratis në mënyrë spektakolare gjatë pjesëmarrjes në funeralin e vëllait të tij në Melburn dhe prej më shumë se gjashtë javësh nuk ka asnjë gjurmë të tij.

14:25
Vodhën xhirot ditore të 12 bizneseve në Lezhë, arrestohet 21-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Policia e Lezhës ka zbardhur një seri vjedhjesh të ndodhura gjatë muajve maj dhe qershor 2026, ku objektiv i autorëve ishin xhirot ditore të bizneseve në qytet.

14:15
Foto/ Misteri i zhdukjes së Eglant Koçit, ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i 34-vjeçarit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për zhdukjen dhe vrasjen e dyshuar të Eglant Koçit, 34-vjeçarit që humbi kontaktet me familjen më 4 qershor dhe për të cilin autoritetet dyshojnë se është vrarë nga shoku i tij, Armando Shakaj.

14:14
VIDEO/ Kylian Mbappe premton një festim të ri goli në Botëror, ka të bëjë me…flautin

Nëse Kylian Mbappe do të shënojë në ndeshjen hapëse të Francës në Botëror me Senegalin e programuar të luhet në 16 qershor, sulmuesi do të mund të na habisë të gjithë pasi do të ketë një mënyrë ndryshe të të festuarit nga ajo që kemi parë zakonisht duke kryqëzuar krahët.

14:02
Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët/ Top Channel zbardh dosjen e SPAK, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte

Pastrimi i parave të kokainës nëpërmjet kompanive të ndërtimit në Tiranë dhe bregdet ka qenë zbulimi i radhës i SPAK-ut që çoi në kërkesën për të çuar në burg 15 persona dhe 5 të tjerë në arrest shtëpie, mes tyre edhe biznesmenë.

13:46
Brazili në duart e Carlo Ancelottit për titullin e 6-të, e nis me Marokun pa Neymar

Brazili e vendos veten në duart e Carlo Ancelottit në tentativën për të fituar një botëror, 24 vjet pas herës së fundit. Italiani që është trajneri më i paguar në botë dhe që sapo ka rinovuar kontratën deri në 2030 e ndjen presionin por publikisht ai tenton që t’i hedhe ujë zjarrit.

13:35
Euronews: Protestat në Shqipëri përshkallëzohen në një përplasje diplomatike me Iranin

Nga Euronews

13:30
Video/ Nuk ishte i pranishëm në ndeshjen hapëse të Botërorit, Trump telefonon Pochettinon: Ne po ju mbështesim, ju argëtohuni

Në skenën politike dhe sportive ka bërë bujë vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të mos qenë i pranishëm fizikisht në stadiumin e Los Anxhelosit për ndeshjen e parë të kombëtares amerikane kundër Paraguait, duke thyer kështu protokollin tradicional për shkak të një axhende shumë të ngarkuar.

13:25
Christian Pulisic pëson dëmtim, ngjall shqetësime te skuadrën e SHBA

Skuadra kombëtare e SHBA është në ankth për gjendjen e Christian Pulisic. Sulmuesi i krahut i Milanit që ishte mes protagonistëve të mëdhenj në ndeshjen me Paraguajin në Botërorin e futbollit u zëvendësua në minutën e 45 për shkak të një problemi në bicepsin femoral duke e ndjekur pjesën e dytë të sfidës nga pankina.

13:11
Greqia aleat besnik i Serbisë, ministri i Jashtëm grek në Beograd: Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar

Kosova ishte një nga çështjet që tërhoqi vëmendjen gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, në Beograd, edhe pse në qendër të bisedimeve me autoritetet serbe ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor.