Shpërthen bombola e gazit në Maliq, 74-vjeçari pëson djegie në fytyrë
27/09/2026 08:53
Një 74-vjeçar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në fshatin Pojan të Maliqit, pasi një bombol gazi shpërtheu në banesën e tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 06:50. Si pasojë e shpërthimit, shtetasi me inicialet Th. K. pësoi djegie në fytyrë dhe u transportua në spital, ku po merr trajtim mjekësor.
Sipas informacioneve paraprake, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 06:50, në banesën e shtetasit Th. K., rreth 74 vjeç, në fshatin Pojan, ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit, ka pësuar djegie në fytyrë vetë shtetasi Th. K., i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel