Papa kundër eutanazisë gjatë vizitës në Francë: Mund të jetë e ligjshme, por jo morale
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar një grup ministrash të kabinetit dhe zyrtarë të tjerë izraelitë të nisin përgatitjen e një çështjeje kundër presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë.
Lajmi është raportuar nga agjencia izraelite i24NEWS, sipas së cilës çështja do të përqendrohet kryesisht te trajtimi i pakicës kurde në Turqi dhe akuzat për financimin e Hamasit nga qeveria turke.
Urdhri i Netanyahut dyshohet se erdhi pasi Erdogan njoftoi se i kishte kërkuar Interpolit të lëshonte një “njoftim të kuq” kundër kryeministrit izraelit, duke e akuzuar atë për gjenocid.
Sipas i24NEWS, përgatitja e çështjes është pjesë e disa lëvizjeve përshkallëzuese mes dy vendeve. Izraeli mund ta referojë çështjen në gjykatë ose të kërkojë që një vend i tretë të nisë procesin.
Izraeli nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, pasi nuk është palë në Statutin e Romës. Edhe Turqia nuk e ka nënshkruar këtë statut.
Megjithatë, burimet e cituara nga i24NEWS thonë se Izraeli nuk synon domosdoshmërisht ta çojë deri në fund procesin. Sipas tyre, ekzistenca e një çështjeje të tillë mund të përdoret si mjet presioni ndaj Erdoganit dhe si masë parandaluese.
Zyra e kryeministrit Netanyahu dhe zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë në Izrael nuk pranuan të komentojnë mbi raportimin.
Top Channel