FOTO/ Madonna provokon në moshën 68-vjeçare, pozon me reçipeta transparente
Rande Gerber, babai i modelit të ndjerë Presley Gerber, është parë sërish duke vizituar shtëpinë e të birit në Hollywood Hills, disa ditë pas vdekjes së tij tragjike në moshën 27-vjeçare.
Biznesmeni 64-vjeçar mbërriti të premten në banesë me një “Range Rover” të zi. Në fotografitë e publikuara nga mediat amerikane, ai shfaqet me kokën ulur dhe me një kapele sportive, ndërsa hyn në shtëpi i shoqëruar nga një person tjetër. Vizita zgjati rreth tre orë.
Bashkëshortja e tij, modelja e njohur Cindy Crawford, nuk u pa me të gjatë kësaj vizite. Të dy ishin fotografuar së bashku në banesë të hënën, një ditë pasi u bë e ditur vdekja e djalit të tyre.
Presley Gerber ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare në një qendër rehabilitimi në Santa Monica, Kaliforni. Sipas raportimeve, ai kishte mbërritur në qendrën luksoze vetëm një natë para se të gjendej pa shenja jete, pas një arresti kardiak.
Detaje të reja mbi rrethanat e vdekjes kanë dalë në dritë gjatë ditëve të fundit. Sipas burimeve të cituara nga TMZ, Presley u gjet në një dhomë gjumi të qendrës së rehabilitimit më 20 shtator. Megjithatë, vendndodhja e saktë brenda dhomës nuk është bërë publike.
Sipas një certifikate vdekjeje të siguruar nga TMZ, trupi i Presley është kremuar në Rose Family Funeral Home. Në dokument, profesioni i tij përshkruhet si sipërmarrës në fushën e shëndetit mendor.
Prindërit e tij raportohet se do t’i mbajnë hirin në shtëpinë e tyre në Malibu. Familja po përgatit gjithashtu ceremoninë mortore, e cila pritet të jetë e vogël dhe vetëm me familjarë e miq të afërt. Sipas raportimeve, po shqyrtohen si Forest Lawn, ashtu edhe Malibu Presbyterian Church si vende të mundshme për ceremoninë.
Ndërkohë, autopsia ka përfunduar, por shkaku përfundimtar i vdekjes ende nuk është përcaktuar. Mjeku ligjor është duke pritur rezultatet toksikologjike për të përcaktuar nëse substanca të caktuara kanë luajtur rol në vdekjen e 27-vjeçarit.
Sipas burimeve të cituara nga mediat amerikane, fentanili nuk është aktualisht në fokusin kryesor të hetimit, por vetëm raporti përfundimtar toksikologjik mund të japë një përgjigje të sigurt.

Top Channel