Venezuela liron të burgosurit politikë, opozita bën thirrje për zgjedhje
Një fluturim i Lufthansas nga Frankfurti drejt Lisbonës u detyrua të devijonte dhe të kryente një ulje emergjente në Lion të Francës, pasi bateria e një pasagjeri u përfshi nga flakët.
Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje, më 27 shtator. Airbus A321-200, që transportonte 198 pasagjerë dhe operonte fluturimin LH1170, kërkoi ulje emergjente në Lion, ku mbërriti pak para orës 23:00, sipas orës së Greqisë.
Një zëdhënës i Lufthansas bëri të ditur se ekuipazhi arriti ta siguronte baterinë në një çantë të posaçme për bateritë e litiumit.
Pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në mënyrë të sigurt nga avioni dhe u akomoduan gjatë natës në një hotel. Ata pritet të vazhdojnë udhëtimin drejt Lisbonës gjatë ditës së sotme.
Nga incidenti nuk u raportuan persona të lënduar.
Lufthansa shprehu keqardhjen për ndërprerjen e fluturimit, duke theksuar se siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit mbetet përparësia kryesore e kompanisë.
Që nga janari i vitit 2026, Lufthansa ka ndaluar përdorimin dhe karikimin e baterive në kabinën e avionëve. Megjithatë, pasagjerët lejohen të mbajnë me vete deri në dy pajisje të tilla, në kushte të caktuara.
Top Channel