E turpshme në Milano/ Vandalizohet muralesi dedikuar Franco Baresit te selia e Milanit
Futbolli u kthye sërish në platformën përmes së cilës lojtarët e kombëtares irlandeze shprehën qëndrimet e tyre dhe përcollën mesazhe simbolike, para dhe gjatë ndeshjes ndaj Izraelit.
Irlanda zgjodhi të luante normalisht sfidën, por lojtarët e trajnerit Heimir Hallgrímsson ndërmorën një sërë veprimesh simbolike, të dukshme që në momentet para startit.
Futbollistët irlandezë zbritën në fushë me shirita të zinj në krahë, të përdorur si shenjë përkujtimi për viktimat në Rripin e Gazës. Gjatë interpretimit të himnit kombëtar të Izraelit, lojtarët irlandezë qëndruan me kokën ulur. Më pas, ata nuk morën pjesë në procedurën e zakonshme të shtrëngimit të duarve me kundërshtarët. Një seri gjestesh që pasuan vendimin e Irlandës për ta zhvilluar ndeshjen, por njëkohësisht për të shprehur publikisht qëndrimet e tyre përmes simbolikës.
Portieri Gavin Bazunu, i cili aktivizohet te Bolton Wanderers, nuk ishte pjesë e skuadrës irlandeze për këto ndeshje. Bazunu vendosi të mos merrte pjesë në përballjet ndaj Izraelit, duke e lidhur vendimin me bindjet dhe vlerat e tij personale. Edhe pse shokët e skuadrës do të preferonin ta kishin në dispozicion, portieri irlandez zgjodhi të mos ishte pjesë e këtyre sfidave.
Simbolika vijoi edhe pak çaste para nisjes së ndeshjes. Gjatë hedhjes së monedhës mes dy kapitenëve, një moment ku zakonisht bëhet edhe shkëmbimi i flamujve përkujtimorë, ky ritual nuk u zhvillua. Kapiteni i Irlandës qëndroi me duart pas shpine dhe nuk shkëmbeu flamurin me kapitenin e Izraelit, duke e bërë edhe këtë moment pjesë të mesazheve simbolike që shoqëruan ndeshjen.
Ireland players ahead of the game:
– All players all wearing black armbands
– Head downs during the Israel national anthem
– No handshakes between the teams
– Ireland captain ignores Manor Solomon (Israel captain) during the coin toss and doesn’t shake his hand#ISRIRE pic.twitter.com/4K3oG61OC3
— Organised_Chao5 (@Organised_Chao5) September 27, 2026
Top Channel