Kinematografia ruan autonominë/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:29
Në qytetin e Gjirokastrës në fundjavë është çelur ekspozita e piktorit të mirënjohur gjirokastrit Pëllumb Puci.
Ekspozita e vendosur në mjediset e kalasë së qytetit prezanton tablo nga krijimtaria artistike në vite e këtij piktori.Tërheqëse për artdashësit janë peizazhet, portretet, natyrat e qeta të pikturuara plot finesë dhe talent.
Krahas vlerave artistike që përcjell ekspozita është një kontribut me vlerë për promovimin e Gjirokastrës së gurtë. Në këtë sezon vjeshte në Gjirokastër po organizohet një kalendar i pasur aktivitetesh kulturore, të cilat gjallërojnë qytetin e gurtë dhe tërheqin turistët.
Top Channel