Pesticidet në fruta dhe perime, agronomët rekomandojnë preparate me karencë të shkurtër, kërkohet protokoll i ri
Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ndaluar në Tiranë dhe në Rinas, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”.
Njëri kërkohej nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafik droge, ndërsa tjetri nga drejtësia kosovare për falsifikim të kartëmonedhave. Të dy pritet të ekstradohen drejt vendeve që i kanë shpallur në kërkim.
Njoftimi:
Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”.
Ndalohen në Tiranë dhe në Rinas 2 shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të autoriteteve të drejtësisë në Itali dhe Kosovë.
Në vijim të bashkëpunimit operacional dhe informativ me homologët, të koordinuar nga Drejtoria e Interpolit, me qëllim lokalizimin, ndalimin dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, në Tiranë dhe në Rinas u ndaluan 2 shtetas:
-Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin për Policinë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë, kapën dhe arrestuan, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasin E. D., 47 vjeç, lindur në Kavajë. Gjykata e Bolonjës, në muajin maj 2026, ka lëshuar urdhër arresti për pjesëmarrje në bashkëpunim kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.
Ky shtetas akuzohet se, gjatë vitit 2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka organizuar dhe ka kryer blerjen, transportimin, importimin, magazinimin paraprak dhe mbajtjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike (marijuanë, hashash dhe kokainë), të trafikuara në Itali, me qëllim shitjen.
-U arrestua në Rinas, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasi kosovar H. K., 38 vjeç. Gjykata e Apelit e Pejës, në vitin 2022, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për falsifikim të kartëmonedhave.
Shtetasi H. K., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka tentuar të hedhë në treg, në Pejë, rreth 15 000 dollarë falsë, gjatë vitit 2021.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Romë dhe në Kosovë, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.
Top Channel