Skandali në Beograd, provokimi shfaqet sërish, “Kosova është Serbi” në tribunat e Serbi–Holandë
Ndonëse Kombëtarja e Irlandës vendosi të zbresë në fushë mbrëmjen e së dielës përballë Izraelit, duke hequr dorë nga bojkotimi i përfolur masiv për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, një lojtar i vetëm ka zgjedhur t’u qëndrojë besnik parimeve të tij morale.
Portieri Gavin Bazunu ka refuzuar kategorikisht të zbresë në fushë, duke shkaktuar jo vetëm një mungesë të rëndësishme, por edhe një anomali të çuditshme në listën zyrtare të UEFA-s. Në një deklaratë të ndjerë publike, Bazunu shpjegoi se vendimi i tij buron nga bindjet personale. “Kombëtarja është gjithçka për mua. Kam respektin maksimal për shokët e skuadrës, stafin dhe popullin irlandez, por ka momente kur duhet të mbash një qëndrim për diçka më të madhe,” u shpreh portieri.
Ai theksoi se ky nuk është një qëndrim kundër popullit të Izraelit apo komunitetit hebre, por një revoltë ndaj mizorive në rajon. “Unë jam një njeri me besim të thellë dhe do të ishte gabim të merrja pjesë në këtë ndeshje. Vendimi im bazohet thellësisht në bindjen se vrasja e njerëzve të pafajshëm është e gabuar,” theksoi ai.
Refuzimi i tij i papritur la një boshllëk emergjent në listën e skuadrës për portierin e tretë. Për të respektuar afatet e rrepta të UEFA-s, stafi teknik irlandez bëri një lëvizje sa të detyruar, aq edhe komike: regjistroi si portier të tretë Jimmy Dunne. Paradoksi është se Dunne aktivizohet si mesfushor/mbrojtës me skuadrën e Queens Park Rangers. Ky improvizim i stafit teknik pritet të jetë i vlefshëm vetëm për të kaluar ngërçin e kësaj sfide, pasi për ndeshjet e ardhshme, Irlanda do të thërrasë një portier të mirëfilltë për të kompletuar repartin.
Top Channel