Duket se periudha e artë është mbyllur për Vozinhan.

Portieri 40 vjeçar i Kepit të Gjelbër, heroi i botërorit të kësaj vere teksa i mohoi fitoren Spanjës me shumë ndërhyrje të mrekullueshme, ishte përgjegjësi kryesor në golin e tretë që skuadra e tij pësoi nga Mali dhe që fiksoi rezultatin 3-1 në ndeshjen e parë në kualifikueset e Kupës së Afrikës 2027.

VIDEO  e gafes së Vozinha

Për 40 vjeçarin është gabimi i dytë radhazi pas atij të kryer me Colo Colo në ndeshjen e kampionatit kundër Deportes Concepcion. Pasi e mbajti të paprekur portën ën 2 ndeshjet e para me klubin kilian, Vozinha  vlerësoi jeq një goditje këndi duke lejuar Norman Rodriguez të shënonte me kokë i pashqetësuar.

I mbetur futbollist i lirë pas skadencës së kontratës me Chaves, Vozinha pas Botërorit nënshkroi me Colo Colo. Transferimi i tij në Kili u shoqërua nga pritshmëri të mëdha dhe me festime nga klubi që e priti Vozinhan si një prej yjeve të krijuar nga Kupa e Botës. Por, pas 2 fitoreve në ndeshjet e para, Vozinha kreu gabime vendimtare në sfidat e fundit. Pavarësisht momentit negativ, paraqitjet e tij në SHBA e kanë bërë Vozinhan një prej kandidatëve për Topin e Artë

Top Channel