Skandali në Beograd, provokimi shfaqet sërish, “Kosova është Serbi” në tribunat e Serbi–Holandë 27/09 20:03
Kombëtarja e Holandës ka arritur fitoren e saj të parë nën drejtimin e trajnerit Xavi, duke triumfuar 2-1 në transfertë përballë Serbisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Grupit 2 në Ligën A të UEFA Nations League.
“Tulipanët” morën avantazhin në minutën e 30-të, ku Mexx Meerdink u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar miqtë në avantazh. Pjesa e dytë nisi me reagimin e vendasve, me Luka Jović që barazoi shifrat në 1-1 me të nisur fraksioni i dytë, pikërisht në minutën e 46-të.
Top Channel