Skandal në Superkupën argjentinase/ Estudiantes-Rosario Central mbyllet me sherr mes skuadrave
Nga Argjentina vijnë lajme të mira në lidhje me gjendjen e Pablo Daniel Osvaldos. Ish futbollistit është i kthjellët dhe jo nën regjimin e qetësuesve, por mbetet i shtruar në repartin e terapisë intensive në spitalin e Llavallol ku u shtrua për shkak të një infeksioni në mushkëri.
Ish futbollisti do të mbetet nën vëzhgimin e mjekëve deri sa ata të marrin rezultatet e biopsisë së kryera te kampionët e marrë nga pleura(një cipë e hollë që mbështjell mushkëritë dhe vesh pjesën e brendshme të zgavrës së kraharorit). Daniel Osvaldo, 40 vjeç u shtrua në spital ditën e enjte pas shfaqi për dite më radhë ato që iu përshkroi familjarëve si simptoma të një të ftohuri të fortë.
Por ekzaminimet mjekësore evidentuan një rrjedhje pleurik në anën e djathtë me praninë e lëngjeve duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen kirurgjikale. Gjatë të njëjtës procedurë, mjekët morën kampione për të bërë biopsinë. Rezultatet e testeve do të jenë vendimtare për të përcaktuar terapinë që do të ndiqet dhe për të vendosur nëse ish sulmuesi do të mund të transferohet në një repart normal apo do të vazhdojë të qëndrojë në terapi intensive.
Ndërkaq, familja e Osvaldos përmes të përditshmes argjentinase Clarin vendosi të qetësojë tifozët për gjendjen e ish sulmuesit. ‘Është mirë dhe i kthjellët-thanë familarët e tij. Megjithatë ka ende pikëpyetje në lidhje me situatën e Osvaldos; shkaku i infeksionit nuk është zbuluar ende dhe kështu nuk është formuluar asnjë diagnozë përfundimtare. E vetmja siguri për familjarët është se kjo u kap në kohë.
Top Channel