Qeveria kanadeze ka investuar 2.7 milionë dollarë për zhvillimin e një modeli të ri radarësh, që do të përditësonte sistemin e saj mbrojtës, sidomos në zonën e Arktikut.
Të trashëgosh një biznes dhe një pasuri jo vetëm në fushën finaciare, por edhe pasuri vlerash është sa e lehtë, po aq edhe e vështirë.
Është fotoja e një djali të ri, i kthyer me shpinë, me një thikë të madhe në dorë. Përkrah tij shkruhet me shkronja të mëdha në italisht “Duhet t’i Luftosh”.
“France Football” i kërkoi falje Andres Iniestës për faktin se nuk e ka vlerësuar kurrë me çmimin Topi i Artë.
Duhej të dilte në orët e paradites së kësaj të mërkure me një vendim përfundimtar në lidhje me fatin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.
Mohamed Salah ishte protagonisti i ndeshjes Liverpool-Roma, me dy gola dhe dy asist në fitoren 5-2 të “The Reds” në takimin e parë gjysmëfinal të Champions League.
“Freedom House” e rendit Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve ku liria e mediave është pjesërisht e lirë. Në Ballkan, si shtete ku mediat janë të lira konsiderohen Kroacia dhe Serbia. Ndërsa në nivel global, raporti mbi lirinë e shtypit ngre alarmin se pas medias traidicionale, në shënjestër të liderëve që duan të kontrollojnë gjithçka janë vënë rrjetet sociale.
Plaforma popullore e mesazheve Whatsapp nuk do të lejojë ata që janë nën moshën 16-vjeçare që të përdorin këtë shërbim në Bashkimin Evropian.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron lanë të kuptohet se mund të ketë një marrëveshje të re për programin bërthamor të Iranit.
Pjesa më e madhe e Europës, duke përfshirë këtu edhe Europën Juglindore dhe Shqipërinë, do të përjetojnë temperatura të larta deri në fund të muajit Prill 2018.
Në këto ditë të para pranevere gjendemi përballë dy problemeve. Nga njëra anë duhet të heqim 2-3 kile më tepër që kemi marrë në dimër dhe nga ana tjetër zgjimi në pranverë të jep pak dinamizëm.
Sot nuk je e gatshme të heqësh dorë nga kënaqësitë e vogla e të mëdha të jetës.
Këshilli i Europës ka shprehur shqetësimin e vet në lidhje me zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Turqi, më 24 Qershor të këtij viti.
Fenomeni i racizmit ndaj shqiptarëve ka dalë sërish në pah në Maqedoni, por këtë herë ka prekur futbollin. Vetëm pak orë pasi Shkëndija siguroi matematikisht titullin kampion në vend, 7 javë larg fundit të kampionatit, duke dominuar dhe nxjerrë jashtë çdo objektivi Vardarin, maqedonasit nuk e kanë kapërdirë aspak këtë fakt.
Mundësitë për formimin e qeverisë në Itali kanë marrë një drejtim të ri. Lideri i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi di Maio i ka hapur dyert bashkëpunimit me Partinë Demokratike dhe ia ka mbyllur ato Ligës së Veriut.
Me Milanin që nuk fiton prej 6 ndeshjesh, edhe Gattuso e ka kuptuar se duhet të ndërrojë marsh në 4 takimet e mbetura, për të siguruar një vend në kompeticionet europiane dhe për të shpëtuar sezonin.
Modelja britanike, Alice Goodwin ka realizuar një kalendar spektakolar, që pritet ta ketë suksesin e garantuar.
Në 3-mujorin e parë të vitit 2018, Facebook njofton se ka fshirë nga rrjeti social mbi 1.9 milionë postime, që kanë pasur lidhje me ISIS-in dhe Al Qaedën. Ky aksion i kompanisë vjen si pjesë e një fushate për të parandaluar terrorizmin në rrjetet sociale.
Trajneri i Romës, Eusebiu Di Francesco e sheh gotën gjysmë plot, pas sfidës së sotme në ‘Anfield Road’, ku verdhekuqtë u mposhtën me rezultatin 5-2.
Presidenti i SHBA Donald Trump ka paralajmëruar Iranin për “probleme të mëdha” në qoftë se ajo rifillon programin bërthamor që ra dakord për të frenuar, në një marrëveshje ndërkombëtare 2015.
Ende pa hyrë në stadium tifozët e Romës shkaktuan jo pak probleme pranë Anfield, duke pasur edhe skena dhuna e përplasje fizike me disa tifozë vendas.
Një lloj gjarpri, i cili jeton në Azinë Juglindore, është në gjendje të fluturojë në kuptimin e vërtetë të fjalës, të paktën për 15 metra.
Liverpool, i udhëhequr nga egjiptiani Salah dhe Firmino, ka marrë një fitore 5-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, duke qenë me një këmbë në finalen e madhe.
Konsumimi i vazhdueshëm i kafes apo produkteve të tjera që përmbajnë kafeinë, midis të cilëve çaji, është në gjendje të ndihmojë në dobësim, ishte përfundimi i disa kërkuesve britanikë.
Çfarë ka kaq të rëndësishme emri… gjithçka, kur bëhet fjalë për një bebe mbretërore. Lindja e fëmijës së tretë të dukës dhe dukeshës së Kembrixhit, të hënën, ka lënë të gjithë me frymën pezull në pritje që të njihen me emrin e tij.
Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale do të shkaktojë një luftë bërthamore brenda 2040-ës që mund të shkatërrojë njerëzimin dhe mund të mos ketë mundësi për ta evituar këtë. Ky është paralajmërimi që jep një grup ekspertësh për sigurinë në teknologji.
Mjekët japin alarmin për vdekjet nga ndotja e ajrit. Gjatë një viti, në Shqipëri janë prekur 630 persona nga kanceri i mushkërive. Dhe, vit pas viti, kemi 50 raste më shumë se viti paraardhës.
Shumica e fermerëve u penalizuan nga skema e subvencioneve të këtij viti. Fermerë që kanë patur nevojë për para për të nisur sezonin e mbjelljeve nuk kanë pritur shpalljen e fituesve të subvencioneve shtetërore për të mbjellë tokën.
Për 38 vite me radhë qyteti i Lushnjës bashkëjeton me një fushë të mbetjeve urbane që ndodhet ngjitur me të. Asnjë zgjidhje nuk është gjetur për situatën e krijuar nga ndotja alarmante.
Në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare prej mëse dy muaj nuk kryhen të gjitha analizat laboratorike pasi mungojnë reagentët.
Alfie Evans, 2 vjeçari që mbijetoi edhe pasi iu fikën pajisjet që e mbanin në jetë, kundër parashikimeve të mjekëve, la në pritje me zemër të ngrirë njerëzit në Britani, Itali e më tej.
Kastriot Fafaj, polic në Drejtorinë e Policisë në Fier, vrau veten me armën e tij të shërbimit. Ende nuk janë zbardhur arsyet e kësaj ngjarje, por babai i tij fajëson Vettingun dhe kërkesat për të plotësuar shumë dokumente. Ai thotë se i biri kishte frikën se mos humbte punën.
Dikur njihej si zona ku turistët e huaj mund të blinin suvenire të ndryshme, por sot rruga e “Barrikadave” më shumë se dyqane për suverire të ofron të luash bixhoz.
Superndeshja e javës së 30-të të Superligës mes Partizanit dhe Skënderbeut nuk kishte si të mbyllej pa polemika. Këtë herë ishin më pak ato për gjyqtarin dhe gabimet e tij në pamje të parë, megjithatë sipas raportit të vëzhguesit dhe gjyqtarëve, në përfundimin e takimit, ata janë goditur me sende të forta nga tribuna VIP dhe po sipas relacionit të tyre, nga deputeti i partisë socialiste Erjon Braçe.
Kushdo që ëndërron drejtësi nga Gjykata e Lartë, nuk ndodhet në vitin 2018, por në vitin 2014, kohë në të cilën ka ngecur stoku i dosjeve civile që presin të shqyrtohen.
Udineze po kalon një moment shumë të vështirë në Serie A, duke rrezikuar seriozisht rënien një kategori më poshtë. Skuadra fruilane numëron 12 humbje rresht, që e kanë zbritur në vendin e 15 me 33 pikë, 4 më pak se zona e rënies dhe për këtë arsye është larguar trajneri Massimo Oddo.
Një mama e re ka postuar javë pas jave barkun e saj që ulej pas lindjes me synimin që të frymëzojë mamatë e reja që ta pranojnë ndryshimin e trupit pas lindjes.
Kim Kardashian ka “tronditur” fansat mëngjesin e së martës me një foto tepër të nxehtë.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjatë intervistës me Zërin e Amerikës është pyetur edhe për ecurinë e marrëveshjeve me Greqinë.
Rihanna pas suksesit të jashtëzakonshëm në muzikë kërkon të ngjitet edhe në majat e botës së biznesit.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur rreth zërave që vijnë nga Gjermania dhe Franca për një votë kundër hapjes së negociatave së BE me Shqipërinë.
Askush nuk e kishte menduar që 73 vite më pas në zemër të parlamentit të Austrisë të gjendeshin relike naziste, përfshirë një statujë me kokën e Hitlerit.
Nëse do të hipnit në këtë anije kroçierë të linjës norvegjiane Bliss, mund të mendoni se keni ngatërruar rrugë dhe keni hyrë në një park lojërash.
Futbolli i femrave po merr një përhapje shumë të gjerë kohët e fundit dhe gjithnjë e më shumë po shikojmë turne kombëtarë dhe ndërkombëtarë, po ashtu edhe shumë femra të bukura.
Rhynnice Trelfa, një 28 vjeçare, ishte së bashku me familjen dhe miqtë e saj pranë rezervuarit të Dovestones në Greenfield të Mançesterit, kur vendosën të bënin një foto së bashku.
Vetëm 8% e banorëve në Tokë kanë sy blu, dhe kryesisht gjenden në Europën e veriut. Por njerëzit e parë në tokë nuk kanë qenë me sy blu.
Mos i bëj tjetrit atë që nuk do që të tjerët të ta bëjnë ty është një shprehje vjetër popullore, e cila merr kuptim të plotë në videon e mëposhtme.
Prokuroria e Elbasanit përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen e ish-drejtorëve të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Andi Toma e Dashamir Xhika.
Ndaj Alek Minassian, 25-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e 10 personave dhe plagosjen e 15 të tjerëve, kur drejtoi mbi këmbësorët një furgon të marrë me qira në rrugën “Yonge” në veri të Torontos, janë ngritur 10 akuza për vrasje të shkallës së parë dhe 13 akuza për vrasje të mbetur në tentativë, gjatë një seance tepër të shkurtër gjyqësore të zhvilluar këtë të martë.
AKEP, pas ngritjes së një procedure administrative ndaj kompanive celulare në vend, ka urdhëruar rikthimin e paktave 30 ditore nga 28 që janë aktualisht.
Shtatë persona të personelit të sigurisë kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e 3 bombave që kanë shpërthyer pranë kampit ushtarak “Frontier Corps”, në zonën Mian Gundi të qytetit Quetta, sikurse edhe ndaj një autokolone policore në rrugën kryesore drejt aeroportit të qytetit, gjatë kësaj të marte.
Qyteti turistik i Palmës në ishullin spanjoll të Majorkës do të ndalojë pronarët e apartamenteve t’i japin ato me qira për udhëtarët, duke u bërë i pari vend në Spanjë që ndërmerr një masë të tillë.
Me në krah deputetin Nasip Naço, kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nasim Spahiu denoncoi këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak për bllokim politik të punës së këtij institucioni.
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në Shkodër, me pasojë një të vdekur.
Një ndër prioritetet e Komisionit Europian është dhe reduktimi i sëmundjeve që lidhen me faktorët mjedisorë. Por ç’ ndodh në Durrës në qytetin e dytë që prodhon çdo vit 70 mijë tonë mbetje urbane?
Sipas Sindikatës së Policisë, qindra policë po enden nëpër zyrat e institucioneve për të marrë dokumentet që nevojiten për plotësimin e formularëve të vetingut.
Ish-ministrja demokrate e Integrimit, Majlinda Bregu shkëputet për të paktën 3 vjet nga politika shqiptare për të drejtuar atë që pas procesit të Berlinit është shndërruar në organizimin kryesor për rajonin në kuadër të Bashkimit Europian.
Një tunizian që dikur mbronte nga afër Osama Bin Ladenin, jeton në Gjermani prej vitit 1997 dhe përfiton plot 1.168 euro ndihmë sociale çdo muaj.
Kryeministri Rama nis një vizitë dyditore në Berlin. Momenti kryesor i kësaj vizite do të jetë takimi me Kancelaren Angela Merkel. Biseda do të fokusohet te pritshmëritë për një vendim pozitiv për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjykata e Tiranes dënoi me 7 vite burg, ish-përgjegjesën e Kadastres në Këshillin e Qarkut, Henrieta Hyka, e cila u gjet fajtore për falsifikimet në tjetërsimin e pronësisë së tokave në zonën e Kasharit.
Arsenali bleu një kampion bote për të siguruar prapavijën, nga e cila ka vuajtur shumë në sezonet e fundit, por edhe pse me një investim të rëndësishëm te Shkodran Mustafi, nuk e gjeti dot qetësinë para portës.
Ambasadori i Italisë në Shqipëri e cilëson pak favorizuese për kompanit italiane klimën e të bërit biznes në Shqipëri.
Kjo është java 6-të që Elvana nuk mposhtet nga kreu. Edhe këtë javë, projekti i saj muzikor “Xheloz” kryeson klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Andres Iniesta me shumë mundësi do e mbyllë aventurën e tij me Barcelonën pas përfundimit të këtij sezoni dhe për këtë arsye, “France Football” i ka kërkuar falje kapitenit të katalanasve për faktin se nuk e ka vlerësuar kurrë me çmimin Topi i Artë.
Aktori i njohur nga Gjakova, i njohur për rolin e spikatur të “Gjakovarit” në serialin “O Sa Mirë”, Art Kurti, është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të marte, në një automjet në rrugën Gjakovë-Goden, në vendin e quajtur “Qafa e Zabelit”.
Të paktën 39 persona përfunduan në spital pas tërmetit të magnitudës 5.2, që goditi provincën juglindore turke, Adiyaman, paraditen e kësaj të marte, por asnjëri nuk është në rrezik për jetën.
Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë kufitare në pikën e Kapshticës.
Serbia nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës, do të japë mbështetje të plotë për pjesëmarrjen e serbëve në ‘institucionet e përkohshme në Prishtinë’, do të kundërshtojë formimin e ushtrisë së Kosovës dhe do të vazhdojë bashkëpunimin me NATO-n, si shtet neutral ushtarak.
Dy ishin pikat për të cilat Shqipëria mori vlerësimin maksimal nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Eksperimenti i parë me mbështetje nga një qeveri në Europë, i të dhënit të parave “cash” ndaj qytetarëve, pritet të mbyllet vitin e ardhshëm pasi Finlanda vendosi të mos e vijojë më tej testimin e të ardhurave bazike aq shumë të trumpetuara, e të hulumtojë në vend të saj skema alternative të mirëqenies.
Bashkia ka ndërhyrë në një bllok banimi në Shkozë, të quajtur lagjja e “Shkretëve”.
Për Presidentin e Këshillit Europian progresi i bërë nga Shqipëria është i mjaftueshëm për hapjen e negociatave, por thotë se mbetet sfidë bindja e të gjitha vendeve anëtare për të dhënë “dritën jeshile” për këtë.
Kundër reagimit antisportiv të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Erion Braçe, në përfundim të ndeshjes së mbrëmjes së të hënës mes Partizanit e Skënderbeut, ka reaguar Shoqata e Arbitrave shqiptarë të futbollit.
Nga Dashi te Peshqit, çdo shenjë zodiakale ka një gur që sjell fat, i cili shërben për të mbrojtur dhe për të dhënë mirëqenien fizike dhe mendore.
Një zjarr i rënë në një lokal nate, në qytetin kinez Yingde, i kushtoi jetën 18 personave dhe plagosi rreth 10 të tjerë. Zjarri shpërtheu brenda ndërtesës 3-katëshe në orët e para të mëngjesit të ditës së martë.
Kombet e Perëndimit duan t’i japin fund paralizës disamujorshe në Kombet e Bashkuara mbi Sirinë, duke e referuar çështjen e përdorimit të armëve kimike në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku vetoja që aplikohet në Këshillin e Sigurimit nuk “pi më ujë”.
Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron platformën e propozuar nga Qeveria për bisedimet me Serbinë si të varfër dhe pa parime, ndërsa Vetëvendojse shkon më tej me kritikat e saj.
Hakmarrja ndaj Realit të Madridit është në menynë e kësaj jave për Bayern Munchen, pasi formacioni bavarez do të përballet me atë që e cilësonte kundërshtari më i vështirë para finales së madhe në Champions.
Kjo është ambulanca e fshatit Kamenicë, në Divjakë. Por, nëse banorët e fshatit mund ta thërrasin në shtëpi infermieren kur janë sëmurë, këtë zgjedhje nuk e kanë fëmijët e kopshtit që ndodhet në të njëjtin mjedis.
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ndodhet sot në Tiranë ku po takohet me zyrtarët e vendit.
Mes morisë së përplasjeve të Donald Trump me aleatët tradicionalë europianë të Shteteve të Bashkuara është edhe marrëveshja bërthamore e nënshkruar me Iranin, kur në krye të Shtëpisë së Bardhë ndodhej Barack Obama.
Banka Qendrore iraniane ka bllokuar të gjitha bankat e nivelit të dytë që të kryejnë transaksione me monedhat virtuale, si BitCoin.
Entuziazmi i tifozëve për suksesin në fushën e Juventusit ka ndikuar pozitivisht në moralin e Napolit për “sprintin” e javëve të fundit në Serie A.
Trajneri i ardhshëm i Paris SG do të jetë Thomas Tuchel. Për këtë është më shumë se e bindur media “Canal Plus”, sipas së cilës, trajneri e ka hedhur firmën në kontratën me klubin parizien për dy sezonet e ardhshme, me opsion për ta shtyrë edhe për një të tretë.
Ankthi e tensioni janë tashmë armiqtë. Gigi Buffon duket të jetë munduar të largojë “shpirtin e keq”, sapo është futur në “dhomën e rrëfimit”. Sigurisht sipas metodës së tij.
Në samitin e përbashkët të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet gjatë muajit maj në Sofje të Bullgarisë ishte parashikuar që të dilej me një deklaratë të përbashkët.
Gramoz Ruçi ka marrë mbështetjen e Presidentit të Parlamentit Europian, Antonio Tajani për hapjen e negociatave të Shqipërisë.
Angela Merkel pohoi se në Gjermani po hedh rrënjë një lloj i ri antisemitizmi dhe u zotua të bëjë gjithë çfarë është e mundur për të garantuar sigurinë e hebrenjve në vend.
Presidenti Ilir Meta kërkon shmangien e polemikave të panevojshme të klasës politike dhe përqendrimin tek procesi i integrimit.
Donald Trump nuk është presidenti i vetëm që kërkon t’i rikthejë madhështinë vendit të tij. I ftuari i tij i parë i një darke shtetërore, Emmanuel Macron kërkon të bëjë të njëjtën gjë.
Policia kanadeze është duke marrë në pyetje drejtuesin e dyshuar të kamionit me qira, që u përplas mbi kalimtarët në veri të Torontos të hënën, duke vrarë 10 persona e duke plagosur 15 të tjerë.
Ish-truproja i Sali Berisha, Izet Haxhia, i kërkuar nga drejtësia shqiptare njoftoi përmes rrjeteve sociale se është vetëdorëzuar në policinë turke.
Formula 1 hoqi dorë nga vajzat e startit, ato të njohura si “Grid Girls”, por një sport tjetër e ruan ende këtë traditë.
Këngëtarja e famshme Madonna ka humbur në betejën e saj ligjore për të ndalur një ish-mike të nxjerrë në shitje sende personale, përfshi letrat e dashurisë dhe një krëhër me fijet e flokëve të saj.
Drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) i kanë ofruar rolin e trajnerit të kombëtares Carlo Ancelottit.
Kreu i shtetit Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Liri Belishovës.
Të mërkurën do të luhet ndeshja e madhe Bayern Munchen-Real Madrid, e vlefshme për gjysmëfinalet e Champions League.
Pas seancës së parë të vettinut, gjyqtarja Altina Xhoxhaj nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për faktet që dolën në lidhje me pasurinë e saj.
Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona për vjedhje të ndryshme në qytetin bregdetar.
Një ditë pasi përcolli për në banesën e fundit bashkëshorten e tij, Barbara, George H.W. Bush shtrohet vetë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
A është Zvërneci një debat për mjedisin, për zhvillimin ekonomik apo për mënyrën si qeveriset vendi?