Foto ilustruese

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në Shkodër, me pasojë një të vdekur.

I aksidentuari ishte duke lëvizur me biçikletë, në kohën kur u përplas për vdekje nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur pranë lagjes “Bahçallëk” të qytetit të Shkodrës, ndërsa identiteti i viktimës nuk dihet ende.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të hedhur dritë mbi rrethanat e aksidentit.

Top Channel