Zbulohen pas 73 vitesh; Vepra arti naziste në Parlamentin austriak

24/04/2018 18:09

Askush nuk e kishte menduar që 73 vite më pas në zemër të parlamentit të Austrisë të gjendeshin relike naziste, përfshirë një statujë me kokën e Hitlerit.

Ato janë gjetur në një dollap të mbyllur brenda një bodrumi në godinën e parlamentit, i cili nuk ishte përdorur prej vitesh.

Ndoshta ato nuk do të ishin gjendur kurrë nëse nuk do të ishte miratuar një fond për rinovimin e godinës, punë e cila pritet të përfundojë në vitin 2021.

Në këtë magazinë gjithashtu u gjet edhe një pikturë e Horst Wessel – një nazist i vrarë nga komunistët në vitin 1930 dhe i kthyer në një martir nga shefi i propagandës Joseph Goebbels.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel