Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë kufitare në pikën e Kapshticës.

Të ndaluarit janë shtetasit Jani Kodra dhe Elidon Çami, përkatësisht 46 dhe 35 vjeç.

Ata u arrestuan pasi gjatë kontrollit në mjetin, tip Renault me targa AA279TX, me të cilin po udhëtonin në drejtim të Greqisë u gjet sasia prej 37 kilogramësh hashash.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës, apo për një rast të izoluar.

Top Channel