“I sulemi Ndrenikës pse puthi Veliajn nën vështrimin dashamirës të policit babaxhan”, akademiku Fuga analizon gjestin e aktorit: E rrallë të të mbështesë një mik kur s’ke pushtet Pas seancës së parë të vettinut, gjyqtarja Altina Xhoxhaj nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për faktet që dolën në lidhje me pasurinë e saj.
Një ditë më pas avokatja e saj ka sqaruar qëndrimin në lidhje me pretendimet e organeve të vettingut. Ajo thotë se gjetjet e KPK janë të pabazuara.
Avokatja Shehi thotë se gjyqtarja ka si pasuri pas 24 viteve punë në organet e drejtësisë: gjysmën e një apartamenti prej 59 metrash katrorë në Ishëm të Durrësit, gjysmën e truallit prej 220 metrash katror nën dhe rreth këtij apartamenti.
Sipas avokates, pasuria apartament prej 100 m2 është shlyer plotësisht nga Bashkejetuesi, i cili si subjekt i ligjit për deklarimin e pasurive ka deklaruar dhe provuar burimin e të ardhurave me deklarimet e bëra nisur nga viti 2003.
Në procesin e regjistrimit në Zyrën e Regjistrimit të pasurive të Paluajtshme, gjysma e këtij apartamenti është regjistruar edhe në emër të Altina Xhoxhajt në vitin 2011, si bashkëpronësi e dhuruar nga Bashkëjetuesi me të cilin ka dy fëmijë.
Avokatja zbardh edhe të ardhurat e gjyqtares nga puna në vitet 2003-2016 në shumën 23.4 milionë lekë dhe të ardhurat e bashkëjetuesit për të njëjtën periudhë, në shumën 25.4 milionë lekë si dhe kursimet në formën e depozitës prej 30 mijë dollarësh.
Vendimi për vijimin ose jo në detyrën si gjyqtare për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, organet e vettingut do e japin me 25 prill.
Top Channel