Me në krah deputetin Nasip Naço, kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nasim Spahiu denoncoi këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak për bllokim politik të punës së këtij institucioni.

“Mungesa e tyre në Mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Skrapar tregon papërgjegjshmërinë politike dhe qëllimin e tyre të vërtetë, varfërimin, përhapjen e problemeve dhe halleve më shumë për komunitetin”, deklaroi ai.

Sipas Spahiut, i zgjedhur nga radhët e LSI-së, mungesa e këshilltarëve në mbledhjen e Këshillit do të penalizojë qytetarët, sidomos shtresat në nevojë. Ai akuzoi për këtë edhe deputetin socialist, Adnor Shameti.

“876 familje të paaftësisë do të mbeten pa të ardhura për veten dhe familjet e tyre për shkak të “këshillave” verbale të deputetit të Partisë Socialiste, AdnorShahmeti që u jep “këshilltarëve” të subjektit të tij. Po ashtu edhe 418 aplikantë të ndihmës ekonomike do mbeten pa të ardhura nga kjo mungesë e këshilltarëve duke treguar papërgjegjshmërinë morale ndaj komunitetit që ata përfaqësojnë”, shtoi ai.

Top Channel