19:16
Ryshfete e korrupsion në futboll? Mbajini sekret për 10 vite, FIFA nuk do t’iu ndëshkojë!
FIFA ka zhdukur zyrtarisht korrupsionin, e për këtë është mjaftuar, figurativisht, me vetëm një të shtypur të butonit “fshi”. Zyrtarët sportivë dhe futbollistët, të cilët si zakonisht kontrollojnë Kodin e ri të Etikës të qeverisë së futbollit botëror, që përcakton normat e sjelljes së tyre, nuk do të gjejnë më fjalën “korrupsion”. Ata, madje, do të zbulojnë edhe sesi t’i shmangen dënimit për mitmarrje apo mitdhënie.