Rreth 80 familje të lagjes Muçaj në fshatin Peshtan-Bregas të Fierit rrezikojnë të mbeten të izoluar si pasojë e konfliktit me një banor të lagjes, i cili pretendon se rruga është pronë e tij.

Banorët thonë se rruga ka ekzistuar prej më shumë se 70 vjetësh. Bllokimi i saj do të shkaktonte pasoja të rënda për jetesën, pasi kjo është e vetmja rruge që lidh banoret e kësaj lagje me pjesën tjetër të njësisë administrative Frakull.

Banorët kërkojnë zgjidhjen e problemit, për të shmangur konfliktet që mund të shkaktohen me personin që pretendon se është pronar i rrugës.

Top Channel