Hernani s’e lejon Sesilian të ketë marrëdhënie intime me Emilianon. Tereza pëson krizë nervore kur zbulon se Herardoja s’ka fjetur në shtëpi dhe e imagjinon në krahët e Rexhinës.
Dy burime me njohuri mbi hetimin për mashtrim financiar, që po kryhet mbi ish-avokatin personal të presidentit Donald Trump, Michael Cohen, kanë thënë pak më herët për “Associated Press” se avokatët e tij mbrojtës janë në negociata me prokurorët për atë që, siç shkruajnë tashmë mediet amerikane, rezulton të jetë marrëveshje fajësie.
Francesco Renzi bëhet prej kësaj të marte një futbollist i Udineses. Djali i ish-kryeministrit të Italisë, i cili ishte në provë prej një muaji te klubi bardhezi, ka kaluar të gjitha provat e nevojshme, e kësisoj, nga 15 shtatori i ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së të rinjve, që do të marrë pjesë në kampionatin Primavera 1.
Ka dramë më të madhe sesa djegia e fletëve të librave! Një prej tyre është të mos i lexosh ato. Sipas statistikave kulturore të INSTAT-it, më shumë se 1/3-ta e shoqërisë shqiptare nuk ka lexuar asnjë libër vitin e kaluar.
Tirana është një ndër vendet ideale ku vlerat kulturore tradicionale janë ndërthurur me ato moderne. Kjo duket si në arkitekturën ku gërshetohet e reja me të vjetrën, ashtu dhe në kulturën dhe mentalitetin e qytetarit. Përveç historisë, e reja po zë vend përditë.
Pëllumb Nako është ekspert i çështjeve të sigurisë dhe, kur e pyet mbi gjendjen e rendit në vend, preferon t’u referohet shifrave. E nis nga krimi i organizuar dhe fuqia e shtetit për t’i goditur asetet financiare.
Daniele De Rossi dhe Alejandro Darío Gómez u konsideruan dy disidentë në javën e parë të kampionatit italian të futbollit, pasi ishin të vetmit që nuk pranuan të vendosnin shiritin unik të kapitenit, të imponuar nga Federata italiane e Futbollit (FIGC).
Tentativat e Rusisë për sulme kibernetike kundër grupeve konservatore amerikane janë zmbrapsur. Kompania “Microsoft” thotë se, “hacker”-a rusë janë përpjekur të vjedhin të dhëna nga organizata politike, përfshirë Institutin ndërkombëtar Republikan dhe atë “Hudson”.
Fatkeqësitë në Itali po ndjekin njëra-tjetrën. Vendi ende nuk e ka marrë veten mirë nga tragjedia e Genovës, kur mbërriti lajmi i vdekjes së 10 ekskursionistëve në jug të Italisë, në Civita të Kozencës, të njohur si zonë arbëreshe.
Në kulmin e debateve për qëndrimin e Paul Pogbasë te Manchester United, e në një kohë kur marrëdhëniet mes kampionit të botës dhe trajnerit Mourinho nuk janë më idilike, shtohet një tjetër kapitull polemikash.
Edi Paloka deklaroi pasditen e së martës se “3 ditë pas arrestimit të trafikantit Edmond Bego, Taulant Balla u detyrua të pranojë që ka miqësi familjare me personin që është i dënuar në Itali me 21 vite burg dhe është shndërruar nga “Rilindja” në biznesmen ndërtimi”, por shtoi se numri 2 i Partisë Socialiste nuk sqaroi se çfarë e lidhte me Begon.
Ivana sheh Klaudion me të dashurën e tij të re. Xheiza monitoron Rubinjon, e sigurt se ai është i përfshirë në trafikun e drogës. Zeka ka një tjetër vizion me indianin. Zeka e Rui takohen.
Pas disfatës së hidhur në Reggio Emilia në javën e parë të Serie A, Interi do të kërkojë të rivendosë në shina sezonin e ri, që shpreson se do t’i japë të paktën një vend në Champions League.
Marian Avila është 20 vjeç dhe bën modelen në Spanjë. Pas disa javësh do të realizojë një ëndërr të madhe: do të sfilojë në Nju Jork në javën njujorkeze të modës.
Familjet e evakuara ga shtëpitë poshtë urës së shembur në Gjenovë të Italisë kanë gjetur një akomodim të përkohshëm.
Me dhjetëra meshkuj janë vënë në garë për një femër, e këtë e kanë bërë në “Union Square” të Nju Jorkut.
Në mesin e një inflacioni mbytës dhe trazirave sociale, Venezuela hodhi në qarkullim një monedhë të re.
Në pritje të përkthimit në gjuhën angleze dhe shpërndarjes në libraritë e mbarë globit, kanë nisur të bëjnë bujë kopjet e para të shpërndara të autobiografisë së Kimi Raikkonenit.
Në mesin e spekulimeve në rritje se SHBA mund ta pranojnë ndarjen e Kosovës si zgjidhje të ngërçit me Serbinë, ligjvënësi i koalicionit qeverisës në gjermani Josip Juratoviç thotë se Bashkimi Europian nuk do të ndikohet nga vendimi i Uashingtonit, por do të mbajë qëndrimin e tij.
Pas 26 vitesh i lënë në harresë Pylli i Fazanëve në Maliq po rijetëzohet. I ndodhur vetëm pak kilometra në distancë nga Maliqi dhe Korça, ky pyll po i shtohet listës së destinacioneve natyrore që vizitorët zgjedhin për të kaluar ditët e nxehta të verës.
Stina e verës shoqërohet me viroza, por gjendja ndërlikohet pasi njerëzit për shkak të pushimeve verore, zhvendosen nga vendet e banimit ku kanë afër qendra shëndetësore dhe spitale, drejt vendeve të pushimit të cilat mund të mos i njohin mirë për t’u drejtuar në rast të një emergjence shëndetësore.
“Slender Man” tregon historinë e një figure tmerrësisht të gjatë me krahë të hollë dhe një fytyrë të shformuar, i cili supozohet të jetë përgjegjës për ndjekjen dhe zhdukjen e shumë fëmijëve dhe adoleshentëve.
Pala shqiptare e ka futur në fuqi marrëveshjen për njohjen e patentave me Greqinë ndërkohë autoritetet helene nuk kanë vepruar ende.
Nga 110 mijë familje te varfra shqiptare që merrnin ndihmë ekonomike nga qeveria, në listë kanë mbetur vetëm 52 mijë. Largimi u bë me skemën e re hartuar me ndihmën e Bankës Botërore, por nga lista janë hequr edhe familje që kanë vërtetë nevojë për shkak se janë bërë viktima të verifikimeve nga një sistem kompjuterik.
Sqarimi i policisë shqiptare mbi çështjen e ndalimit nga policia greke në bazë të kërkesës së autoriteteve italiane të biznesmenit Edmond Bego, i njohur edhe me disa emra të tjerë, ka ngritur një sërë pikëpyetjesh të tjera si dhe ka nxjerrë në pah mosveprimin e institucioneve ligjzbatuese shqiptare.
Në një artikull të gazetës austriake Der Standard thuhet se Rusia, Turqia dhe Kina po përpiqen të përfitojnë nga rënia e aktivitetit të BE dhe SHBA në Ballkanin Perëndimor, çka çon në një vakuum të ndikimit.
Prej disa ditësh disa akse rrugore në qytetin e Elbasanit kanë rënë në errësirë dhe një situatë e tillë është kthyer në shqetësim për banorët e zonave. Mungesa e ndriçimit ka prekur edhe unazën e qytetit duke u bërë pengesë edhe për trafikun.
Dy lokale janë mbyllur në Llogara për shkak të ambienteve pa kushte higjieno-sanitare dhe me produkte të skaduar.
Parashikimet e fundit: Gjermania edhe sivjet do të jetë kampion bote në suficit, ndërsa SHBA në deficit.
Në një konferencë të përbashkët për mediat me deputetë gjermanë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është pyetur nga gazetarët rreth akuzave të opozitës për lidhje të dyshimtë mes tij dhe Edmond Begos, të arrestuar në Itali në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Italia.
Juventusi ka zbuluar fanellën e dytë për sezonin 2018-2019 të firmës Adidas, e cila do të përdoret kryesisht në ndeshjet e transfertës
BE i shpëtoi grekët nga falimentimi. Shpëtimi qe i ashpër dhe nganjëherë edhe i padrejtë. Por nuk kishte alternativë tjetër të vërtetë. Prej së martës nis një eksperiment i ri.
Gary Neville ishte kritikuesi më i madh i Xherdan Shaqirit, pasi shqiptari u konsiderua një blerje mjaft cilësore e Liverpoolit.
Kreu i shtetit Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Selinë e Bashkësisë Myslimane Shqiptare me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ku u prit nga Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Skënder Bruçaj.
MTV Awards është një nga spektaklet më të mëdha e më të ndjekur në arenën ndërkombëtare.
Shqipëria vazhdon të mbetet peng i çeljes së negociatave si pasojë e lidhjes së politikës me krimin.
Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
Familjarë, miq dhe të afërm përcollën në banesën e fundit 32 vjeçarin Admir Bokrina që humbi jetën në Itali gjatë shembjes së Urës Morandi.
Banorët e fshatit Sopëz, pjesë e bashkisë Divjakë, ankohen se mungojnë uji, rruga, dritat, dhe pastërtia. Rruga hyrëse është e shkatërruar, kanalet janë të mbushura me plehra, ndërsa përpara çdo banese derdhen ujerat e zeza.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë vizitës së saj në Komunitetin Mysliman Shqiptar uroi të gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit.
Ato janë dy nga zërat më të mrekullueshëm të muzikës bashkohore dhe në Shqipëri e Kosovë i dashurojnë për shkak të origjinës së tyre kuqezi.
Një aksident me pasoja tragjike ndodhi paraditen e së martës, rreth orës 11:30 në aksin rrugor Fier-Levan. Tre mjete janë përfshirë në këtë aksident duke shkaktuar një të vdekur dhe 8 të plagosur.
Prej kohësh konfliktet mes bandave të rrugëve janë kthyer në një problem për disa qytete britanike.
Njerëzit besimtarë janë një hap përpara në raport me të drejtën, dhe sidomos nga armata problematike e drejtësisë në këtë vend është shprehur myftiu i Tiranës Ylli Gurra, duke dhënë dhe mesazhin e tij për drejtësinë në ditën e Kurban Bajramit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uroi sot besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Ai vizitoi selinë e Komunitetit Mysliman, ku i përcolli urimet e përzemërta kreut të besimtarëve myslimanë në vendin tonë, Skënder Bruçaj.
Stili i jetesës mes një personi të pasur e një të varfri jo pak herë të bën të mendosh se ata jetojnë në dy planete të ndryshme, por realiteti nuk është kështu.
Kurban Bajrami, që tek ne njihet edhe si bajrami i vogël, po festohet edhe në kosovë, ku ritet e ditës nisën me faljen në orën 6.25 minuta me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava, që dha mesazhin e tij, në xhaminë e madhe në Prishtinë.
Në kuadër të festës së Kurban Bajramit gjatë ditës së djeshme dhe të sotme është festuar me madhështinë e duhur ceremonia e therjes së Kurban Bajramit.
Gjatë gjithë javës, moti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, më të shpeshta gjatë pasditeve kur priten edhe shira të përkohshëm kryesisht në Qendër dhe Jug të vendit ndërsa rrebeshe afatshkurtra në ekstremin Verior.
Në postimin e mëngjesit kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ti urojë besimtarët myslimanë për Kurban Bajram me projektet për rimëkëmbjen e disa xhamive, si ajo e Et’hem Beut në Tiranë, xhamia Mbret dhe ajo e Beqarëve në Berat, etj.
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar të gjithë shqiptarëve festën e Kurban Bajramit duke u shprehur se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti.
Familja mbretërore e Katarit ka nxjerrë në shitje avionin Boeing 747-8, i cili për habi ka edhe 10 banjo.
Geg Gjini njihet nga policia si njeri problematik në marrëdhëniet familjare, ku ka pasur shpesh konflikte dhe është shoqëruar në polici.
Emri i tij ishte ndër më të përfolurit në merkaton e kësaj verem, e jo pak herë e ardhmja e tij shihej sa tek Manchester City, Real Madrid apo tek francezët e PSG.
Myslimanët në të gjithë botën kanë nisur festimet e Kurban Bajramit, një prej datave më të rëndësishme në kalendarin islam ndërkohë që mbi 2 milionë pelegrinë kryejnë ritet finale të Haxhit në Arabinë Saudite.
Në Itali, tragjeditë nuk po kanë të ndalur. Të paktën 10 ekskursionistë kanë humbur jetën në grykat e Raganelos në Civita, të Kozencës, në parkun e Polinos, pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan një rritje të papritur të nivelit të ujit.
Unikkatil është rikthyer sërish në krye të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Projekti i tij muzikor, “Ni Milionë Rrugë”, ka qëndruar në vendin e parë për 6 javë rresht por për disa javë ai i mungoi kreut, duke u rikthyer sërish këtë javë falë mbështetjes së madhe nga ana e publikut.
Rreth 22.000 persona të bllokuar si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat monsun, që goditën shtetin federal indian Keral, janë shpëtuar.
Besimtarët myslimanë festojnë sot një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit Islam, Kurban Bajramin.Në Mekë ndodhen tashmë mbi 2 milionë besimtarë nga i gjithë planeti, ndërsa ashtu si në gjithë boten Islame edhe në Tiranë besimtarët u mblodhën këtë mëngjes për të falur Namazin.
Një penallti e ekzekutuar nga James Milner dhe një gol i Manèsë në kohën shtesë, i kanë mjaftuar Liverpoolit për të marrë fitoren e dytë në po kaq ndeshje të sezonit të ri në Premier League.
Angela Merkel dhe Vladimir Putin takohen për të dytën herë brenda tre muajve. Atmosfera është e ftohtë, por falё Donald Trumpit ata ndërgjegjësohen për të përbashkëtat e tyre, mendon Michaela Kufner.
Seria A ka mbyllur javën e parë të saj, me sfidën Atalanta-Frosinone, ndonëse duhet thënë se dy takime të kësaj jave u shtynë për shkak të tragjedisë së Xhenovas, ku u shemb ura Morandi dhe humbën jetën 42 shtetas, mes të cilëve dy shqiptarë.
Pas largimit të Daniel Ricciardos, skuderia austriake ka vendosur të vijojë të ndjekë linjën e viteve të fundit, atë të rritjes së talentëve në shtëpinë e saj.
Venezuela po fut reformat ekonomike duke përfshirë edhe kartëmonedhat e reja që i japin fund pesë zerove nga monedha e saj e zmadhuar, ndërsa vendi ka hyrë në betejën më të ashpër me hiperinflacionin.
Atletico Madrid nuk ka mundur të ruajë të njëjtin hap me të mëdhenjtë e tjerë të La Ligës, Barcelona e Real Madrid, duke e nisur sezonin e ri me një pikë, edhe për shkak të transfertës së vështirë që i kishte rezervuar kalendari, atë në “Mestalla” ndaj Valencias.
Elizabeta merr lajmin e një operacioni politik të rëndësishëm, e cila krijon një situatë politike të sikletshme me presidentin Dalton i cili mendon ta zëvendësojë si Sekretare Shteti.
Presidenti i SHBA Donald Trump sulmoi hetimin e Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke e quajtur “një turp kombëtar”.
Sado që e mbështetën, pas atyre dy gafave në finalen e Champions League, për Loris Karius duket se është shënuar fundi i një makthi të gjatë. Portieri gjerman largohet nga Liverpooli, e pritet të riniset nga Turqia, ku do të aktivizohet me fanellën e Besiktasit.
Mungesa e mjekëve në njësitë administrative të Maliqit krijon vështirësi në marrjen e shërbimeve të ndryshme mjekësore për banorët e kësaj zone.
Policia e Korçës në bashkëpunim me Prokurorinë pas një hetimi disa mujor ka goditur një grup kriminal në fushën e kultivimit të narkotikëve, duke arrestuar 7 persona, e ka shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Mauroja këshillon Sesilia ta kontrollojë xhelozinë, se po rrezikon të humbasë Alonson. Almironi kërkon Ignasios ta pengojë aleancën politike mes Herados dhe Rexhinës.
Ndërkohë që Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare po afron, Autoriteti për Informimin e Dosjeve të Ish Sigurimit të Shtetit ka çelur një ekspozitë me dosje të përndjekjes në zonën e Tepelenës. Me synimin ridimensionimin e figurave dhe përballjen me të shkuarën.
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në vendin e quajtur Luzat të aksit Tepelenë-Uji i Ftohtë.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në cilësinë edhe të drejtuesit politik të Qarkut të Shkodrës, ka qenë për ngushëllime në familjen e Admir Bokrinës.
Shembja e urës në Xhenova ka shtuar vëmendjen mbi gjendjen e infrastrukturës edhe në vendin tonë. Autoriteti Rrugor Shqiptar tha se nuk jemi ne situate emergjence përsa i përket gjendjes së urave në rrugët kombëtare.
Një pjesë e vajit që etiketohet si vaj ulliri dhe që shitet në treg, në fakt nuk është aspak i tillë. Top Channel e faktoi këtë me analiza nga institucionet shtetërore të disa lloje të vajit.
Marjus Djerri ishte një vjeç, kur e ëma e mori në krahë për t’u larguar me një skaf drejt Italisë, ku do të ndërtonte të ardhmen bashkë me të shoqin, që punonte në Genova. Në moshën 22-vjeçare, jeta e Marjusit u ndërpre në mes, së bashku me 42 të tjerë, të cilët u shuan nga shembja e urës “Morandi”.
Bota është portokall, thonë, dhe Asia Argento këtë po e provon në kurriz. Aktorja e njohur italiane ishte një prej zërave më të fuqishëm kundër producentit të famshëm amerikan, Harvey Weinstein, të akuzuar nga një numër i madh femrash për abuzime të rënda seksuale.
Rreth orës 17:00 të së hënës në zonën e Shkozës në kryeqytet është aksidentuar një fëmijë i moshë 9 vjeç.
Policia e shtetit zbulon se Edmond Bega i dënuar në Itali me burg ka qëndruar vetëm 1 vit e 11 muaj në burg dhe është liruar më 24 nëntor të vitit 2011 pasi gjykata e Krujës pjesën e mbetur të dënimit prej një vit e 8 muaj ia konvertoi me dënim me kusht.
Përmes një postimi me video në rrjetin social “Facebook”, Basha hedh serish akuza mbi kryeministrin Rama dhe qeverinë që ai drejton si mbrojtës të trafikut të drogës.
Xheiza ndalon kamionin që transporton drogë gje qe ben shumë nervozë Rubinjon e partneri i tij. Bibi dhe Xheiza takohen ballë për ballë.
Deri më tani nuk ka pasur një qasje më të drejtpërdrejtë e të sinqertë ndaj skandalit të abuzimeve seksuale, që tronditi nga themelet Kishën Katolike.
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se rastet e epidemisë së fruthit kanë shënuar një rritje të ndjeshme në Evropë në krahasim me vitet e kaluara. OBSH bëri të ditur se në 6 muajt e parë të këtij viti mbi 41 mijë persona në Evropë janë prekur nga sëmundja, ndërsa 37 kanë humbur jetën.
Emigracioni ilegal dhe azilkërkimi në Gjermani për motive ekonomike tanimë duket një kapitull i mbyllur për qytetarët e Shqipërisë.
Dy shtetas koreano-veriorë, nënë e bir janë takuar me njëri-tjetrin për të parën herë pas 68 vitesh.
Problemet ekonomike të Turqisë i kanë kapërcyer kufijtë e vendit. Lufta tregtare mes saj dhe Shteteve të Bashkuara për shkak të një pastori të burgosur amerikan, tashmë po shkakton pasoja në ekonominë globale.
Të dielën, demokratët e përmendën me emër Taulant Ballën, duke pyetur nëse është numrit dy i PS-së, politikani që ka marrë në mbrojtje – sipas selisë blu, – biznesmenin Edmond Bego, të arrestuar në Greqi për llogari të autoriteteve italiane për trafik ndërkombëtar droge, ndërkohë që në Shqipëri ai zhvillonte i lirë aktivitetin e tij.
Crazy Rich Asians “Aziatikë të çmendur dhe të pasur”, ka kapërcyer çdo pritshmëri duke u ngjitur në krye të klasifikimeve të box office amerikan, në fundjavën e parë të daljes së tij në kinema.
Cristiano Ronaldo, Luka Modriç dhe Mohamed Salah do të diskutojnë mes tyre çmimin e “Futbollistit më të mirë të vitit” nga UEFA.
Katër basketbollistë japonezë janë dërguar në shtëpi nga lojërat aziatike pasi akuzohen se kanë paguar femra për seks. Lojtarët kishin dalë për darkë në Xhakarta, me uniformat e tyre dhe ishin parë të shkonin në një hotel nën shoqërinë e femrave.
Java e parë e Serie A u arkivua mes disa surprizave, por në një kampionat që sheh në rritje kuotat e tij në arenën kontinentale, blerjet e reja morën në përgjithësi nota kaluese.
Një person ka përfunduar në spital pasi ka rënë në një nga instalacionet e artistit britanik Anish Kapoor, në muzeun Serralves në Porto.
Kur shorti i Ligës së Kombeve të UEFA-s e vendosi Shqipërinë sërish në një grup me Izraelin, nuk ishin të paktë tifozët shqiptarë që menduan përsëri për masat drastike të sigurisë për një ndeshje futbolli.
Në ndeshjen e parë në stadiumin “Santiago Bernabeu” pas largimit të bujshëm të Cristiano Ronaldos, kampionët e Europës regjistruan një rekord negativ.
Dy kostume tradicionale të zonës së Strugës janë tashmë pjesë e koleksionit të Muzeut Historik Kombëtar, një dhuratë bujare kjo nga shkrimtarja Sadije Veseli, e cila prej kohësh jeton në Amerikë, por që origjinën e ka nga Struga, prej nga edhe vijnë këto dy kostume.
Trajneri i Juventusit ka një lloj “alkimie” me “pankinat e arta”, duke fituar plot 4 herë trofeun individual në futbollin italian, madje me 3 ekipe të ndryshme.
Që një tifozëri të hedhë sende ndaj tifozërisë së skuadrës kundërshtare, në futboll nuk tingëllon aspak mirë, por në Holandë kanë provuar të kundërtën.
Në kryqëzimin e Gjirokastrës, Vlorës dhe Fierit, ku fluksi i automjeteve ka sjellë trafik të rënduar dhe radhë të gjata mbrëmjen e të dielës.
Kripa e detit në të gjithë botën është kontaminuar nga plastika, duke shtuar frikën e ekspertëve se mikroplastika po bëhet e kudondodhur në ambient dhe po e gjen rrugën edhe drejt zinxhirit ushqimor përmes kripës në tryezat tona.