E hënë, 20 Gusht 2018
14:34
Pamjet shokuese të kamerave të sigurisë të shembjes së Urës Morandi (VIDEO)

Momenti i rrëzimit të Urës Morandi në Gjenovë është fiksuar në kamerat e sigurisë në pamjet e shpërndara sot nga Guardia di Finanza.

14:25
Tsipras si Odiseu, fjalim nga Itaka për daljen nga Plani i Shpëtimit

Greqia i jep fund sot zyrtarisht Planit të Shpëtimit, i cili ka drejtuar jetën ekonomike dhe politikat financiare të vendit, që prej vitit 2010.

14:22
Ishin vitet ’30-të…! Si e shihnin Shqipërinë turistët e huaj

Afërsisht 100 vite më parë turistët e huaj përjashtoheshin nga disa taksa që paguante kategoria “të huaj”, duke i dhënë kështu një hov të ri turizmit në Shqipëri, dhe duke promovuar bukuritë shqiptare.

14:12
Puna e ëndrrave, në Maldive kërkohet shitës librash

Puna më e mirë në botë? Një resort luksoz në Maldive kërkon një shitës librash. Paga ndoshta nuk është edhe aq e mirë, por përfitimet e tjera nuk kanë të krahasuar.

14:03
ARRSH, Qendro: Po monitorojmë gjendjen e urave, problem mosrespektimi i peshës në aks nga disa kompani

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro në një dalje të posaçme për mediat thotë se në Shqipëri nuk duhet të ketë panik për urat, dhe së shpejti do të bëhet ndërhyrja në veprat që kanë problematika.

13:54
Sherri mes tifozëve, Skënderbeu dhe Partizani i hedhin fajin njëri-tjetrit

Pak ditë pas ndeshjes hapëse të kampionatit të 80 kombëtar, që startoi me ngjarjen e turpshme të tifozerive të Skëndërbeut dhe Partizanit, skuadra kryeqytetase ka reaguar nëpërmjet një deklarate në Facebook, duke fajësuar vendasit për mospërmbushje të organizimit të ndeshjes.

13:45
Dalja e Greqisë nga Plani i Shpëtimit, Athina filtron pesimizëm

Institucionet evropiane përshëndetën daljen e Greqisë nga plani shpëtimit gjatë ditës së sotme dhe tashmë presin që anëtari i eurozonës me borxhin më të lartë, të qëndronte në këmbët e veta, pas nëntë vjetësh nën përkujdesje financiare.

13:44
Hajduti serial i Vlorës, vihet në pranga autori i katër vjedhjeve

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës si autor i disa vjedhjeve të ndodhura në këtë qytet.

13:34
Katari, tjetër ndihmë Turqisë. I blen 3 miliardë dollarë

Pasi premtoi 15 miliardë dollarë investime në Turqi, për të ndihmuar në zbutjen e krizës së Lirës, Katari është gati t’i japë një tjetër ndihmë aleatit të tij të gjirit.

13:19
“Gjermania dominon eksportet edhe për vitin 2018”

Instituti për Kërkime Ekonomike me bazë në Mynih, IFO vlerësoi se gjermania do të mbetet për të tretin vit radhazi si vendi me të ardhura më të larta nga eksportet.

13:03
Tiranë, zjarr në një qendër tregtare

Në një qendër tregtare të kryeqytetit ka rënë zjarr në një nga gabinat eleltrike të saj.

13:00
Lajmet kryesore të ditës, 20/08/2018 – 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

12:40
Biznes me ujin në Livadhja

Banorë të më shumë se 20 fshatrave në njësinë Livadhja në bashkinë e Finiqit vuajnë prej vitesh mungesën e plotë të ujit të pijshëm.

12:29
Apple heq nga Kina 25 000 aplikacione “të jashtëligjshme”

Apple ka tërhequr më shumë se 25 000 aplikacione nga Apple Store në Kinë, pasi u konsideruan se bien ndesh me rregulloret kineze.

12:28
“fDi Magazine”, profil Erion Veliajt: Fuqia e pedalimit të Tiranës

“Erion Veliaj përfaqëson fytyrën e re që Shqipëria kërkon që t’i tregojë botës dhe Bashkimit Europian”. Kështu nis profili që i ka kushtuar “fDi Magazine” kreut të Bashkisë së Tiranës, i cili, sipas revistës, po ndryshon kryeqytetin.

12:01
Ultrasit lacialë: Femrat, jashtë “hapësirës sonë të shenjtë”!

Ultrasit e Lacios kanë shkaktuar jo pak debate pasi i kanë kërkuar femrave të evitojnë hapësirën e tyre të shenjtë në stadiumin “Olimpico”, në një mesazh të shkruar në fletëpalosjet që janë shpërndarë para ndeshjes së parë të tyre në Serinë A, ndaj Napolit.

11:59
Të martën Kurban Bajrami, falja e namazit në Sheshin Skënderbej

Besimtarët myslimanë kremtojnë të martën festën e Kurban Bajramit. Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj ka uruar këtë festë simbol të sakrificës.

11:48
Plantacion me kanabis në pyjet e Italisë, dy shqiptarë në pranga

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e karabinierëve italianë pasi kishin mbjellë një plantacion me kanabis në një pyll afër lumit Po.

11:05
KOMENT/ Shembja e urës në Gjenovë tregon se çfarë nuk shkon me Italinë e ditëve të sotme

Për shumë vite, shumë njerëz kishin qenë të shqetësuar se ura Morandi, Ura e Bruklinit të Gjenovës, siç e quajnë disa, do të shembej herët a vonë. Qytetarë, arkitektë dhe inxhinierë kishin folur publikisht, siç kishin folur fshehurazi një ose dy politikanë lokalë.

10:54
9 futbollistë besnikë që nuk u shitën për para’ (Foto)

Në futbollin e ditëve të sotme, ku shifrat kanë dalë jashtë kontrollit dhe një futbollist i “papjekur” mirë si Dembele blihet nga Barcelona për 150 milionë euro, ndërsa portierë e mbrojtës për rreth 100 milionë euro, është vështirë që të gjesh lojtarë besnikë ndaj një skuadre.

10:47
Erdogan “zgjon” nacionalizimin: Sulmi ndaj ekonomisë, si ai ndaj flamurit

Ndërkohë që Lira turke po kalon ditët më të vështira, pasi ka humbur 40 % ndaj dollarit amerikan vetëm në vitin 2018, shteti turk vijon përpjekjet për të zbutur situatën.

10:40
Plagosi rëndë policin, Apeli e kthen në burg 37-vjeçarin

Gjykata e Apelit të Vlorës kthen në burg 37-vjeçarin Ylli Luka,i akuzuari për plagosjen e rëndë të efektivit të policisë Kuçovë, Jonuz Vrapi. Pas rekursit të Prokurorisë së Rrethit Berat, Gjykata e Apelit Vlore ka ndryshuar masën e arrestit, nga “detyrim paraqitje” në “arrest me burg” për Ylli Lukën, nga fshati Nikël i Fushë Krujës.

10:23
Surprizë gushti, java nis me reshje

Java nis me reshje të dobëta lokale në mjaft zona të vendit dhe në disa prej tyre reshjet mund të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje më të shkurtër, më të mundshme në zonat malore dhe gjatë pasditeve.

10:18
Aksident i tmerrshëm në IndyCar. Piloti kanadez përfundon në spital (Video)

Piloti i IndyCar, Robert Wickens është dërguar në spital pas një aksidenti të tmerrshëm të dielën gjatë garës.

10:06
Dashi, shenja e ditës

Java nis me një anë të mirë profesionale, klimë pozitive dhe bashkëpunuese. Kur komunikimi është efikas arrihen objektiva të rëndësishëm.

09:59
Njerëzit po heqin dorë nga “smartphone”, rriten shitjet e “celularëve budallenj”

Shitjet e “telefonave budallenj” janë rritur, ndërsa gjithnjë e më shumë njerëzit po përpiqen që të arratisen nga “smartphone”-t dhe mediat sociale.

09:44
Turqi, të shtëna para selisë së Ambasadës Amerikane

Një incident është regjistruar në Turqi, në kulmin e tensioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

09:18
Fundi i ndihmës për Greqinë. Përfundon plani i shpëtimit për krizën e borxheve

Greqia ka përfunduar me sukses programin 3-vjeçar të shpëtimit të eurozonës, i projektuar për të ndihmuar këtë vend që të përballojë pasojat nga kriza e borxheve të saj.

09:10
Spanjë, hyn në komisariat me thikë dhe bërtet “Allahu Akbar”; policia e vret në vend

Policia spanjolle ka vrarë një person pak pas orës 06:00 të mëngjesit të ditës së hënë, pasi ai hyri në komisariatin e Cornellà de Llobregat të Barcelonës i armatosur me një thikë dhe duke bërtitur “Allahu Akbar” (Allahu është i madh).

08:51
Indi, 22 000 të shpëtuar nga Kerala e përmbytur

Rreth 22 000 njerëz u shpëtuan të dielën nga shteti indian i Keralas, i goditur nga përmbytjet, pasi shirat më në fund e ulën vrullin e tyre.

08:44
Tenis, Djokovic kthehet të dominojë. Pas Uimbëlldonit, fiton edhe në Sinsinati (Video)

Novak Djokovic ka fituar më në fund edhe turneun Masters të Sinsinatit.

08:22
Inter, Spalletti: Humbëm vetëm për një penallti

Humbja 1-0 ndaj Sassuolos është e rëndë, por trajneri i Interit, Luciano Spalletti kërkon qetësi, edhe pse skuadra e tij nuk i pëlqeu aspak në ndeshjen e parë të Serisë A.

07:59
Bale “merr stafetën” nga Ronaldo

Gareth Bale duket se do të jetë ai që do të mbushë boshllëkun që la Cristiano Ronaldo te Real Madrid.

E diel, 19 Gusht 2018
21:54
Arabi Saudite, myslimanët nisin Haxhin mes rrebeshit

Rreth 2 milionë pelegrinë nga e gjithë bota u përballën me rrebeshe shiu të dielën në Arabinë Saudite, në prag të nisjes së pelegrinazhit të Haxhit.

21:43
Teuta dhe Flamurtari, “paqe” në Durrës

Teuta dhe Flamurtari nuk shkuan dot më shumë se barazimi 0-0 në debutimin e tyre në sezonin 2018-2019 të Kategorisë Superiore.

21:09
Trump: Nuk kam gjë për të fshehur nga Mueller

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha të dielën se ai nuk ka “gjë për të fshehur” nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller, që heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 të SHBA-së dhe mohoi se avokati i tij e ka tradhtuar atë, duke bashkëpunuar me hetimin.

20:29
Magji e Dzekos, Roma merr 3 pikët ndaj Torinos

Fiton Roma 1-0 ndaj Torinos, falë një goli të mrekullueshëm të Edin Dzekos në minutën e 89.

20:09
Rrugët e bllokuara nga trafiku. Në Levan, mijëra mjete në radhë

Fundjava është kthyer në problem për shqiptarët dhe të huajt që kanë ardhur për turizëm. Pasditja e çdo të diele në këtë sezon veror është momenti kur në aksin veror Levan-Fier krijohen radhë të gjata me automjete.

19:50
Radhë në kufi me Malin e Zi. Emigrantët, në pritje me orë për t’u larguar nga Shqipëria

Radhë kilometrike u krijua të shtunën në mëngjes në hyrje të kufirit shqiptar në Kakavijë. Turistë dhe emigrantë që hynin në Shqipëri qëndronin në pritje me orë.

19:40
Ja pse Mou kërkonte mbrojtës. Manchester United mposhtet 3-2 nga Brighton!

Manchester United tregoi se si një skuadër nuk duhet të mbrojë në ndeshjen që humbi me rezultatin 3-2 ndaj Brighton.

18:58
Bora Zemani: Me ish-bashkëshortin nuk jemi armiq; Bukuroshja njofton largimin nga Digitalb

Bora Zemani ishte e ftuara e puntatës së fundit në emisionin “Pushime on Top”.

18:48
Kukësi dhe Laçi barazojnë në Elbasan

Kukësi dhe Laçi barazuan 1-1 pasditen e së dielës në stadiumin “Elbasan Arena”.

18:33
Tifozi i Perusë kthehet në Rusi… për të adoptuar një qen (Foto)

Një tifoz futbolli nga Peruja, i cili e ndoqi kombëtaren e tij në Rusi për Kupën e Botës, është kthyer sërish atje ku u luajtën ndeshjet e kompeticionit më të madh të futbollit për të adoptuar një qen rrugësh.

18:15
“Futbollisti i kombëtares angleze drogoi dhe përdhunoi një modele”

Sipas “Daily Star”, policia angleze po heton një futbollist të Premier League, i cili dyshohet se ka droguar dhe përdhunuar një modele në Londër.

17:49
“Mali” me para që nevojitet për blerjet e zakonshme në Venezuelë (Foto)

Disa foto shokuese tregojnë shumën e jashtëzakonshme të parave që nevojiten për të blerë disa ushqime bazë, pasi inflacioni në Venezuelë ka dalë jashtë kontrollit.

17:34
Zbret në fushë arbitri i parë transgjinor (FOTO)

Arbitri i parë transgjinor në historinë e futbollit ka gjykuar të dielën një ndeshje të sportit më të dashur në shumicën e vendeve të botës.

17:22
“Madame Secretary 2” – Çfarë do të ndodhë në episodin 21 dhe 22

Henri, Hoze e Xhejn dërgohen në Pakistan, në një mision të rrezikshëm, kur presidenti amerikan merr fjalë se Disah është në Islamabad. Stacioni Mërfi ndjek terroristin Xhibral.

17:19
Shembet skena në Oklahoma, 14 të plagosur në koncertin e Backstreet Boys

Të paktën 14 fansa të Backstreet Boys janë plagosur pasi një strukturë metalike në një koncert u shemb si pasojë e një stuhie në shtetin amerikan të Oklahomës.

16:59
Aksident në Tepelenë, ndërron jetë një 33-vjeçar

Një aksident në Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat, i ka kushtuar jetën një 33-vjeçari.

16:45
Tjetër aksident hekurudhor, treni përplas pushuesin nga Kosova

Regjistrohet aksidenti i tretë hekurudhor brenda kësaj fundjave.

16:27
Tre gola Aguero, Manchester City “shkatërron” 6-1 Huddersfield

Sergio Aguero ishte heroi i ndeshjes ndaj Huddersfield që Manchester City fitoi me rezultatin e thellë 6-1 pasditen e së dielës.

16:18
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 40

Silvana i tregon Ditës se sa e rrezikshme mund të bëhet Irena. Ritinja mendon për Zekën dhe vuan në heshtje. Fati i Rubinjos dhe Zheizës do të kryqëzohen bashkë.

16:15
Zgjedhjet dhe kriza, Polonia hedh sytë tek viti i ardhshëm

Rregullorja e zgjedhjeve, me të cilën partia në pushtet në Poloni do të hyjë vitin e ardhshëm në zgjedhjet evropiane, pritet të mënjanojë partitë e vogla.

15:50
Pelegrinët e tolerancës fetare. Turistët që vizitojnë xhamitë dhe kishat shqiptare

Çifti francez Karine dhe Lionel vijnë për herë të dytë në Shqipëri, pasi u bën përshtypje qetësia e këtij vendi të vogël, ku gjen njëkohësisht edhe kisha, edhe xhami.

15:33
Monedha vendase, ende e fortë. Euro mbetet në kuotën e 125.5 lekëve

Leku e ka mbyllur javën me një forcim të lehtë ndaj valutave kryesore, euros, dollarit amerikan dhe paundit britanik.

15:21
100 mln euro për unazën nga Farka në sheshin “Shqiponja”. Nis puna për projektin

Segmenti i fundit i Unazës së Tiranës, ai që nis në Babrru dhe përfudon te “Kryqëzimi i Doganës”, po hyn në planet e qeverisë për t’u ndërtuar, por kjo do të kërkojë disa vite.

15:02
Ndërtuesi i arrestuar në Greqi ishte dënuar në Itali si pjesë e bandës së Aldo Bares

Të enjten, në pikën e kalimit kufitar të Mavromatit, e njohur edhe si Qafë Bota, policia greke arrestoi një 48-vjeçar shqiptar biznesmen. Ky është njoftimi i shpërndarë nga policia greke një ditë më pas, e cila sqaron se arrestimi është bërë për llogari të shtetit italian, i cili e kishte dënuar me akuzat e pjesëmarrjes dhe krijimit të organizatave kriminale, kontrabandës dhe trafikimit të drogës, heroinë dhe kokainë.

14:24
Në “krizë”, por bashkëpunimi Turqi-Gjermani vijon

Në kulmin e krizës së rëndë ekonomike në Turqi, pas rënies së fuqishme të vlerës së Lirës, nga Gjermania vjen një lajm i mirë. Eksporti gjerman në Turqi, përkundër ngarkesave të fundit në raportet politike, nuk ka shënuar ndonjë rënie. Shteti gjerman jep edhe më tej të ashtuquajturat garanci “Hermes” për bizneset gjermane në Turqi.

14:19
PD: Bega, lidhje me qeverinë. Paloka: Përse nuk reagon policia dhe Prokuroria?

Partia Demokratike e konsideron biznesmenin Edmond Bego, të arrestuar nga policia greke për llogari të italianëve, si njeri të lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës.

14:14
Referendumi për emrin në Maqedoni, problem mbeten listat zgjedhore

Autoritetet në Maqedoni po bëjnë përgatitje për referendumin e 30 shtatorit, që mund të vlerësohet si historik, për shkak të pritjeve për ndryshimin e emrit të vendit. Por, vëzhguesit lokalë vërejnë se regjistri i votuesve nuk është pastruar, ndërsa paralajmërojnë për manipulime të mundshme.

14:08
Itali, rishikim koncesioneve pas tragjedisë në Genova

Tragjedia e Genovës ka ndezur mekanizimin e rishikimit të mbarëvajtjes së koncesioneve në Itali.

13:57
Me biçikletë drejt maternitetit, për të sjellë në jetë fëmijën!

Ministres neozelandeze për Gratë i është dashur të marrë biçikletën për të shkuar në maternitet, në një kohë që i duhej të sillte në jetë fëmijën e saj të parë, pas 42 javësh shtatzëni.

13:37
Aksident në Vlorë, një i lënduar lehtë

Një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të Orikumit, pak pas mesditës së kësaj të diele, duke lënë të lënduar lehtë e pa pasoja për jetën një person.

13:06
Demaskohen 3 pedofilët. Prokuroria greke urdhëron publikimin e fotove të dy shqiptarëve

Policia greke ka vendosur të publikojë fotografitë dhe identitetin e një shtetasi grek dhe dy shtetasve shqiptarë, që akuzohen se në vitet 2016-2017 abuzonin seksualisht me fëmijë të mitur.

13:00
Lajmet kryesore të ditës, 19/08/2018 – 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

12:41
Anija mbetet në det. Shpëtoi 177 emigrantë, askush nuk e pranon

Ende nuk ka përgjigje për fatin e anijes së Rojes Kufitare italiane, e cila shpëtoi para 4 ditësh 177 emigrantë në detin Mesdhe.

12:36
Inspektime te “Depoja e Ujit”, Veliaj: Shumë nga 100 kantieret po mbyllen!

Në zonën e “Depos së Ujit” në Njësinë numër 2 në Tiranë ka përfunduar shtrimi i dy rrugëve të reja, së bashku me kanalizimet, ndriçimin dhe sinjalistikën.

12:20
Shtëpia trishekullore në Gjirokastër, që shërben si muze etnografik

Shtëpia e Skëndulatëve është një prej destinacioneve kryesore, që turistët preferojnë të vizitojnë në qytetin e Gjirokastrës.

12:16
Roja vullnetar i laboratorit miliona dollarësh në Pogradec

Isa Balliu, prej 6 vitesh ruan ish-Laboratorin e Mbrojtjes së Mjedisit në Pogradec, ndërsa askush nuk e paguan.

12:10
Nis gara për titull në Superligën e Kosovës, pa Fadil Vokrrin

Këtë fundjavë nisi edhe kampionati i futbollit në Kosovë, për herë të parë pas njohjes dhe pa legjendën e futbollit shqiptar Fadil Vokrri.

12:00
Trashëgimia e Annanit për barazi dhe të drejta jeton ende

Kofi Annan e la Organizatën e Kombeve të Bashkuara shumë herë më të angazhuar se ç’ka qenë në luftën kundër varfërisë, promovimit të barazisë dhe luftës për të drejtat e njeriut, e deri para vdekjes së tij të shtunën, ai fliste gjithnjë me zë të lartë e të fuqishëm që kombet të bashkëpunonin për të zgjidhur problemet dhe shqetësimet mbi rritjen e nacionalizmit.

11:18
Arabia, në kërkim të “piratëve” që do ta bënin më të sigurtë Haxhin në Mekë

Në pritje të mbi 1.6 milionë myslimanëve që kanë nisur të mbërrijnë në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit, në Mekë, mijëra programues dhe zhvillues kanë punuar fort për të ofruar ide të zbatueshme, të cilat do të mund të transformojnë imazhin e këtij rituali antik fetar.

10:44
Ancelotti, debutues dhe fitues!

Kur Carlo Ancelotti pranoi të firmoste me Napolin, teksa ende nuk ishte shkarkuar trajneri i mëparshëm, ai erdhi me vetëdijen se të gjithë në qytetin jugor presin titullin, objektiv në të cilin dështuan sezonin e kaluar.

10:37
Stadiumi një mld paund, probleme me sigurinë

Tifozët e Tottenhamit, që numëronin ditët se kur do të hynin në stadiumin e ri të skuadrës së futbollit anglez, ndoshta do të duhet të presin vitin tjetër.

10:32
Belfast, Tyson Fury dominon ndaj italianit Pianeta

Dueli i peshave të rënda në arenën e Belfastit, këtë fundjavë, përfundoi në favor të Tyson Fury. Boksieri britanik ka mundur me vendim unanim të gjyqtarëve, italianin Francesco Pianeta, një ndeshje e bukur me 10 raunde e dominuar nga ish-kampioni i botës, që synon të rikthehet në majën e këtij sporti.

10:22
Aksidentoi 3 persona, pranga 29-vjeçarit në Vlorë

Një 29-vjeçar është arrestuar nga efektivë të Policisë së Vlorës, pasi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:30, ka aksidentuar tri shtetase pas përplasjes së mjetit të tij me një tjetër, në rrugicat e fshatit Novoselë.

09:59
Tragjedia në Genova, 43 viktima! Mattarella kërkon garanci për sigurinë e rrugëve

Presidenti italian, Sergio Mattarella, kërkoi gjatë së shtunës se garanci se të gjitha rrugët e vendit janë të sigurta për udhëtarët, pas shembjes së urës “Morandi” në Genova, teksa përqafonte dhe ngushëllonte familjarët e viktimave në funeralin shtetëror të zhvilluar në qytetin portual italian.

09:21
Britani, ngrihen akuzat për 29-vjeçarin e sulmit në “Westminster”

Më pak se 5 ditë u kanë mjaftuar hetuesve britanikë për të ngritur akuzat për “tentativë vrasjeje”, ndaj 29-vjeçarit Salih Khater, nga Birminghami, i cili përplasi disa këmbësorë e çiklistë, përpara se makinën “ta parkonte” në barrierat e Parlamentit britanik.

09:11
Dy javë pas vdekjes së 460 njerëzve, Lomboku lëkundet sërish

Një lëkundje me magnitudë 6.3 e shkallës Rihter tronditi ishullin indonezian të Lombokut në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, duke detyruar njerëzit të dilnin menjëherë në rrugë, vetëm dy javë pasi një tërmet i fuqishëm u mori jetën më shumë se 460 personave.

08:54
Kaosi me të larguarit nga Venezuela, Ekuadori forcon rregullat kufitare

Ekuadori ka vendosur të zbatojë rregulla të reja në mënyrë që të frenojë hyrjen e emigrantëve venezuelianë pa një pasaportë, duke shkaktuar kështu bllokimin e shumë të tillëve në vendin fqinj, Kolumbi.

08:41
Lini duhanin, mbroni fëmijët! Duhanpirja pasive shton sëmundjet kronike të mushkërive

Njerëzit që nuk tymosin rrezikohen më shumë të vdesin nga sëmundje serioze të mushkërive, nëse janë rritur nga prindër duhanpirës.

08:24
Messi show! “Pleshti” shënon golin e 6000-të për Barçën në La Liga

Ndërkohë që të gjithë presin të shohin sesi do të jetë Reali pa Cristiano Ronaldon, te Barça duket se asgjë nuk ka ndryshuar. Katalanasit janë gjithnjë e më shumë të varur prej Messit, e këtë e treguan edhe mbrëmjen e së shtunës, në sfidën e parë për La Ligën kundër Alavesit.

E shtunë, 18 Gusht 2018
23:08
Spitali i Arizonës me 16 infermiere shtatzëna; Duhet të ketë diçka në ujë

Mund të tingëllojë e çuditshme dhe madje e pabesueshme, por spitali i Arizonës do të përballet me një bum lindjesh, veçse jo për shkak të maternitetit. Kjo pasi 16 infermiere që punojnë në njësinë e njësinë e kujdesit intensiv të Qendrës Mjekësore “Desert Banner” në Mesa, janë shtatzënë.

22:54
Gjykata amerikane urdhëron administratën Trump të zbatojë rregullin e sigurisë kimike

Një gjykatë federale e apelit urdhëroi administratën Trump të premten, të zbatojë menjëherë një rregull të sigurisë kimike, të miratuar në kohën e Obamës, në përgjigje të një shpërthimi të vitit 2013, në një fabrikë plehrash kimike në Teksas, që vrau 15 vetë.

22:37
Napoli “përmbys” Lazion në “Olimpico”, Hysaj fiton “derbin” me Strakoshën

Pavarësisht një sezoni merkatoje pa shumë bujë, Napoli i Ancelottit bind dhe është sërish mes pretendentëve për të fituar në Serinë A.

22:25
Ze Maria: Sot shkëlqyen vetëm tifozët, Tiranën e shikoni pas javës së tretë

Tirana nuk është ende gati për Superioren, i këtij mendimi është trajneri brazilian i bardhebluve Ze Maria i cili në intervistën pas ndeshjes ndaj Kamzës, theksoi se Tirana e vërtetë do të shikohet pas ndeshjes së 3-të, kur të rikthehen edhe portieri Lika e sulmuesi N’Goo, si dhe lojtarët e afruar në këtë merkato të jenë përshtatur më mirë me grupin.

22:17
Guvernatori i Bankës së Greqisë: Respektojmë zotimet ndaj partnerëve, ndryshe rrezikojmë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Greqisë paralajmëroi vendin që të mos tërhiqet nga angazhimet ndaj huadhënësve, edhe pasi të dalë nga i ashtuquajturi “plan shpëtimi”, pasi rrezikon që të braktiset nga tregjet.

21:59
Merkel e Putin zgjedhin natyrën “për të qarë hallet e botës”

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel u takuan pasditen e sotme jashtë Berlinit, për bisedime që variojnë nga konfliktet në Ukrainë, Siri dhe Iran, deri te projekti i gazsjellësit që ka nxitur zemërimin e SHBA-ve.

21:41
Tirana zhgënjen në start, Kamza fiton derbin e vogël të kryeqytetit

Entuziazmi i krijuar rreth Tiranës para fillimit të sezonit, duket se nuk ka ndikuar aspak për mirë, pasi bardheblutë dolën kokëulur në derbin e vogël të kryeqytetit, ndaj Kamzës.

21:12
Rama bashkëbisedon me Akademinë “100 Fshatrat”, në Jalë

Kryeministri Edi Rama ndërpreu sot pushimet e tij, për të zhvilluar një bashkëbisedim me studentë e pedagogë të Akademisë “100 fshatrat”, në fshatin turistik të Jalës.

20:55
“Kandidatja” – Çfarë do të ndodhë në episodin 31

Lareta i bën të qartë Alsonos se Lorena do të jetë fundi i tij, meqë është një grua shumë ambicioze. Rexhina ndihet keq kur sheh një video te Terezës në krahët e Herardos.

20:52
Mashtrim me sallamin, në treg produkte që shiten nën koston e prodhimit

AKU njoftoi kapjen e 27 tonëve mish pule me salmonelë dhe urdhëroi kthimin mbrapsht të saj për në Brazil, vendin e origjinës. Ndryshe nga aksionet e një dite më parë kur u bllokuan frigoriferët e ndryshkur të restoranteve kioska në bregdet, AKU në aksionin e fundit nuk tregoi se kush është subjekti që importon mish të infektuar.

20:43
Meta viziton familjen e Admir Bokrinës, humbi jetën në tragjedinë e Gjenovës

Presidenti i republikës, Ilir Meta ishte në një vizitë ngushëllimi në fshatin Oblikë të Shkodrës, te familja e Admir Bokrinës, njërit prej 43 viktimave të Gjenovës.

20:34
Floriana Garo në “Pushime on Top”, tregon planet për dasmë në Shqipëri

Floriana Garo ka rrëfyer në emisionin “Pushime on Top” jetën si mama, historinë e dashurisë me avokatin e njohur në Zvicër dhe planet për një dasmë të madhe në Shqipëri.

20:25
Chelsea triumfon në derbi, Arsenali sërish “duarthatë”

Derbi i Londrës mes Chelseat dhe Arsenalit, u ngjyros blu, me skuadrën e Sarrit që regjistroi fitoren e dytë në po kaq ndeshje të sezonit të ri të Premier Leagues.

20:05
Debutim “i heshtur” i Ronaldos, Juventusi fiton me vuajtje ndaj Chievos

Cristiano Ronaldo debutoi në Serinë A, në sfidën hapëse mes Chievos dhe Juventusit, e cila u fitua nga bardhezinjtë me rezultatin 2-3.

19:29
Prokurori Robert Mueller kërkon 6 muaj burg për George Papadopoulos

Prokurori i posaçëm Robert Mueller, i cili po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, në SHBA, ka rekomanduar para gjykatës, dënimin me burg për ish ndihmësin e fushatës së Trump, George Papadopoulos.

19:10
Një tufë lule dhe kërcim me nusen, Putin përgatit takimin me Merkelin

Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë pjesë në ceremoninë martesore të Ministres së Jashtme austriake, Karin Kneissl, e cila është kritikuar gjatë për faktin se ftoi atë.

18:52
Surpriza që në start, Kastrioti befason Luftëtarin në Gjirokastër

Kategoria Superiore ka nisur me surpriza që në ndeshjen e dytë të saj, teksa Kastrioti ka shtangur Luftëtarin në Gjirokastër. Krutanët që janë debutues në Superligë, kanë arritur të fitojnë me rezultatin minimal 0-1, duke realizuar një start ëndrrash.

18:40
Treni merr para një tjetër makinë në Gërdec, plagoset një 11-vjeçar

Vetëm dy ditë pas aksidentit në Golem, treni i Linjës Tiranë-Durrës është përfshirë në një tjetër aksident gjatë pasdites së sotme.