E shtunë, 18 Gusht 2018
15:51
Stuhia shkatërron vreshtin në Lushnje, në pak minuta gjithçka hidhet në tokë

Vorbullat e forta të ajrit shkatërruan sipërfaqe të mëdha me vreshta në fshatin Toshkez. Stuhia ka shkulur nga rrënjët hardhitë dhe shtyllat prej betoni që mbanin në këmbë ndërsa prodhimi ishte gati për t’u vjelur.

15:27
Kriza demografike/ Përse linden pak fëmijë? Flasin të moshuarit

Lindshmëria në Shqipëri po zvogëlohet dita-ditës, gjë që po çon në thellimin e krizës demografike në vendin tonë.

15:21
Muze në Shpellën e Pëllumbasit, studiuesi Qiriazi: Është banuar 10 mijë vite më parë

Monumentet e natyrës kanë një vlerë të madhe jo vetëm në drejtim të studimeve shkencore, apo kulture, por sidomos në turizëm. Ndërsa Tirana i ka kaluar 1 milonë banorë, ka edhe turistë të huaj që vizitojnë për më shumë se një ditë kryeqytetin kanë nevojë për sa më shumë site. Profesor Perikli Qiriazi ka kohë që hartuar një projekt për shndërrimin e Shpellës së Zezë të Pëllumbasi në muze.

15:07
Dhuna në stadium/ Heqja e policisë nga fusha, e parakohshme

Stadiumet shqiptare, vazhdojnë të mbeten një arenë dhune dhe shfryrjesh, herë pas here edhe fizike përvecse verbale, për tifozeritë e klubeve.

15:05
Rruga e kthyer në kurth, në kthesën e rrezikshme aksidentohet edhe turistët

Sot dy turistë italianë rrezikuan sërish jetën në rrugët e Shqipërisë. Kësaj radhe aksidenti ndodhi në të ashtuquajturën kthesa e vdekjes në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë.

14:45
Tragjedia në Genova, në ceremoninë e viktimave dhe dy emigrantët shqiptarë

Presidenti italian Sergio Matarella, me në krah kryeministrin Giuseppe Conte, drejtoi funeralin shtetëror të 19 viktimave të tragjedisë së Gjenovës. Në “ditën e dhimbjes”, i gjithë qyteti u bë një me të afërmit e atyre që humbën jetën në këtë fatkeqësi.

14:23
Meta: Annan do të mbahet mend për përkushtimin për një botë më të mirë

Kreu i shtetit Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan. Në një postiom në Twitter, ai thotë se 80-vjeçari do të mbahet mend për përkushtimin e tij për një botë më të mirë.

13:43
Ndëshkimet e rrugorëve, 5 në pranga për shpejtësi në Tiranë

Ashtu sikurse edhe kishte paralajmëruar, policia rrugore e Tiranës ka nisur kontrollet në të gjitha rrugët e kryeqytetit, për të shmangur çdo incident të mundshëm, sidomos në fundjavë.

13:20
PD, Salianji: Prokuroria të reagojë për përgjimet e socialistit Çyrbja

Partia Demokratike ka kërkuar që prokuroria të reagojë ndaj deputetit socialist Jurgis Çyrbja, pas përgjimeve të bëra publike për përfshirjen e tij në bandën e Emiljano Shullazit, dhe bashkëpunëtor për rregjistrimin e pasurive të paluajtshme në emër të tij.

13:08
Musonet vranë një mijë persona. Indi, rreshjet më të forta të një shekulli

Situata në Indi ka marrë përmasa dramatike. Me mijëra vetë kanë mbetur të bllokuar në shtetin jugor të Keralas, ku përmbytjet e furishme kanë marrë 324 jetë njerëzish.

13:00
Lajmet kryesore të ditës, 18/08/2018 – 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

12:40
Vasili: Italia anuloi koncesionet, qeveria e Tiranës vazhdon hajdutërinë

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një postim në Facebook i referohet vendimit të qeverisë italiane për anulimin e koncesioneve, duke kërkuar një gjë të tillë dhe nga shteti shqiptar.

12:33
Veliaj: Zëvendësojmë rrjetin e vjetër, dyfishim të prurjes së ujit

Afro 28 mijë banorë të Njësisë 7 do kenë ujë më cilësor dhe shërbim më të mire në shtëpitë e tyre. Bashkia e Tiranës dhe UKT ka nisur shtrimin e një linje të re përgjatë Rrugës së “Kavajës”, çka do të sjellë një shpërndarje më të mirë në rrjetin e ujësjellësit, si dhe ujë më cilësor për banorët e kësaj njësie.

12:30
Putin, vizitë në Gjermani. Për herë të dytë brenda tre muajve

Vladimir Putin mbërrin sot në Gjermani për takimin e dytë me Angela Merkel brenda tre muajsh. Dy liderët këtë herë do të shtrëngojnë duart në Pallatin Meseberg në Brandenburg.

12:20
Riformatohet Argjentina. Në listë Icardi, jashtë Aguero

Pas botërorit të dështuar këtë verë, kombëtarja argjentinase e futbollit po shkon drejt riformatimit. Javier Mascherano e Lucas Biglia i dhanë lamtumirën përfaqësueses nga Amerika e jugut ndërsa Lionel Mesi, Nicolas Otamendi e Angel Di Maria kanë marrë një pushim për të reflektuar, sa të dyshimtë aq edhe të detyrueshëm.

12:15
Nga Napoli në Vlorë, turistët italianë: Shqipërinë na e treguan të rrezikshme

Nga Napoli në Vlorë për pushime dhe janë gati të ftojnë dhe miqtë e tyre të zgjedhin Shqipërinë. Këta të rinj italianë vendosën të sfidojnë imazhin që kishin në kokë për Shqipërinë e rrezikshme e kriminale. Janë të befasuar.

12:09
“Marrëveshje dhe njohje”, Thaçi: Në fund Serbia do të na njohë. Do hyjmë në OKB

Hashim Thaçi thote se përfundimi i bisedimeve me Serbinë duhet të përmbyllët me njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

12:06
Turizmi ndryshe! Rikthim në origjinën e hershme

Clara Musachio ka lindur në Romë, por prejardhja e saj është nga Campo Marino një fshat i vogël arbëresh në Itali. Familja e saj është pjesë e komunitetit që u vendos atje menjëherë pas periudhës së Skënderbeut rreth 500 vjet më parë në fillimet e pushtimit osman.

11:46
Ndërron jetë Kofi Annan, ish sekretari i përgjithshëm i OKB-së

Ish sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, dhe lajmi është bërë i ditur nga vetë OKB. Mësohet se Annan mbylli sytë në Zivcër pas një sëmundjeje të shkurtër.

10:49
“Aspirina e djallit”, pse shumë njerëz të famshëm fajësojnë Ambien

Deklaratat e paqëndrueshme të Elon Musk kanë shqetësuar anëtarët e bordit të Teska, dhe shqëteësimi kryesor për ta është një qetësues që Musk ka thënë se po e përdor: Ambien.

10:06
Shkon në 41 numri i të vdekurve të Genova, Mattarella në funeralin e viktimave

Sot në Genova mbahet funerali i 18 viktimave nga tragjedia e urës Morandi, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 41.

09:54
Bllokohen në Durrës 27 ton fileto pule me prezencë salmonele, AKU e kthen mbrapsht në Brazil

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 27 ton mish nga Brazili me prezencë salmonele. Kontenieri është bllokuar në Durrës, dhe bëhej fjalë për fileto pule ku pas analizave të monstrave rezultoi të ishte i infektuar.

09:51
“Nder dhe Respekt 5” – Çfarë do të ndodhë në episodin 3

Përballja midis Tonios dhe De Nikolës është larg zgjidhjes. Por para se të merret me Tonion, De Nikola vendos të hakmerret ndaj atyre që e kanë tradhtuar.

09:25
Nis pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, policia merr masat

Të hënën nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit dhe policia e Beratit ka marrë masat për mbarëvajtjen e këtyre festimeve që zgjasin nga 19 deri më 25 gusht.

09:16
Drogë në studion e tatuazheve, dy të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona dhe proceduar në gjendje të lirë një tjetër, në sajë të operacionit të koduar “Tattoo”, si dhe ka sekuestruar një sasi lënde narkotike.

08:45
Demi, shenja e ditës

Nëse nuk doni të talleni me personat që keni afër, atëherë do ishte mirë të ishit të qartë që në fillim mbi llojin e raportit që keni krijuar me ta dhe që doni ti rregulloni.

08:37
Ndryshimi i orës? Jo, faleminderit!

Rreth dy milionë vetë kanë marrë pjesë në anketimin në internet, që nisi më 4 korrik dhe u mbyll më 16 gusht. A ka ardhur tashmë koha për një kthesë në orën europiane?

08:18
OKB apel qeverisë braziliane: Lejoni Lula-n të garojë në zgjedhje

Një panel ekspertësh të pavarur në Komitetin e të Drejtave të Njeriut, pranë Kombeve të Bashkuara, tha se kishte kërkuar që qeveria braziliane të lejonte ish-presidentin e burgosur, Luiz Inacio Lula da Silva, të ushtronte të drejtat e tij politike si kandidat presidencial.

08:05
Vila lë Skënderbeun, i bashkohet skuadrës greke

Mesfushori durrsak Emiliano Vila nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut të Korçës, pasi do të vijojë karrierën në shtetin fqinj, Greqi.

08:00
E shtuna shira të dobët në zona malore, por bregdeti me diell

E gjithë dita paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë shira të dobët në zonat malore si dhe rrebeshe shiu në juglindje.

E premte, 17 Gusht 2018
22:57
Grekët nuk besojnë në përfundimin e planit të shpëtimit

Gjiganti informativ Reuters ka realizuar një reportazh në Athinë, ku qeveria përgatitet për të marrë këstin e fundit të paketës së tretë të shpëtimit, për t’u rikthyer në normalitet ekonomik më pas.

22:44
Merkel ul pritshmëritë nga takimi me Putinin: Domosdoshmëri, por jo zgjidhje

Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar se përkundër pritshmërive, takimi i saj me presidentin rus Vladimir Putin të shtunën, nuk do të prodhojë ndonjë përparim në konfliktet në Ukrainë dhe Siri.

22:30
Brexit, i parë nga sytë e diasporës shqiptare

Përveçse riformësimit të hartës së Evropës, dihej që pasojat e Brexit në Britaninë e Madhe do të ishin të ishin komplekse dhe të thella në aspektin gjeopolitik apo kulturor. Zenel Hoxha, një ndër organizatoret e diasporës shqiptare pas viteve 90, tregon ndikimin afatshkurtër.

22:16
Qyteti Studenti, në pritje të 5 000 banorëve

Qyteti Studenti i ka të hapura dyert në çdo kohë të vitit. Ka një kapacitet prej 5 000 vetësh, me 26 godina gjithsej.

21:55
Superiorja starton me dhunë, Skënderbeu mposht Partizanin

Duhej të ishte një festë për futbollin, pasi në Korçë po luhej ndeshja e parë e sezonit të ri të Kategorisë Superiore, mes Skënderbeut dhe Partizanit, por tifozëritë e të dy palëve, nuk e konsideruan të tillë.

21:30
Turqit blejnë “New York University”

Një ndër universitetet private më të njohura në Shqipëri është blerë të premten nga fondacioni shtetëror turk “Marif Vakëf”.

21:22
Ndërpritet ndeshja Skënderbeu-Partizani, përplasje e dhunshme mes tifozërive

Në Korçë po luhet takimi që ngre siparin e Kategorisë Superiore, mes Skënderbeut dhe Partizanit, një sfidë që pritej të ishte një festë sportive, pro nuk rezultoi aspak e tillë.

21:10
Fantazisti shkodran u bashkohet kampionëve të Kosovës

Kampioni në fuqi i IPKO Superligës së Kosovës, Drita ka prezantuar sot afrimin më të ri në skuadër.

20:53
Gushti i politikës/ Çështjet kyçe mbeten pezull, parlamentarët nuk prishin pushimet

Në fund të Korrikut Gramoz Ruçi shpërndau Parlamentin duke paralajmëruar deputetët se ekzistonte mundësia që të ndërprisnin pushimet për një seancë të jashtëzakonshme, që përveç emrave për Gjykatën Kushtetuese, shpresohej se do të zgjidhte ngërçin me Shkollën e Magjistraturës.

20:45
“Kandidatja” – Çfarë do të ndodhë në episodin 30

Rexhina hyn në zyrën e Alonsos dhe e sheh të puthet me Lorenën dhe i kërkon divorcin. Tereza kërcënon Herandon me një pistoletë, meqë s’do të heqë dorë prej tij.

20:40
Zyrtarizohen datat e rikuperimit të ndeshjeve të shtyra të Serisë A

Është marrë tashmë vendimi në lidhje me datat e rikuperimit të dy ndeshjeve të Serisë A, të cilat u shtynë për shkak të tragjedisë së Gjenovës, ku u rrëzua një urë dhe shkaktoi dhjetëra viktima.

20:19
Mashtrimi me vajin në treg. Prodhuesit tregojnë kostot e vajit ekstra të virgjër

Top Channel ka mësuar se sa është kostoja e një litri vaj ulliri ekstra të virgjër, duke nisur që nga ulliri i marrë në pemë e deri tek përpunimi në fabrikë.

20:03
Greqia gati të dalë nga “Plani i Shpëtimit”, por rreziqet mbeten të larta

Pas një krize ekonomike 9-vjeçare, që i zvogëloi ekonominë me 1/4-tën dhe e detyroi të zbatojë një sërë masash shtrënguese, Greqia është gati të dalë nga plani i tre paketave të shpëtimit, më 20 Gusht.

20:02
Lajmet kryesore të ditës, 17/08/2018 – 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

19:49
Lista e Argjentinës/ Lihen jashtë Messi e Higuain, vijnë shumë emra të rinj

Argjentina është gati për të nisur një epokë të re, ndonëse nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm, Lionel Scaloni, i cili do të drejtojë skuadrën, deri në emërimin e një trajneri tjetër, që do të pasojë Sampaolin.

19:39
Xhenova, vijon evakuimi i banorëve që kishin shtëpitë poshtë urës

Vazhdojnë evakuimet e banorëve që kishin shtëpinë poshtë urës “Morandi”.

19:11
Nis Kategoria Superiore. Pas pak, Skënderbeu-Partizani

Pas pak minutash do të nisë Kategoria Superiore me ndeshjen Skënderbeu-Partizani (ora 19:45).

18:34
Udhëzimi për lehtësimin e trafikut nuk zbatohet

Në hyrje të Elbasanit vijon lëvizja e autoshkollave dhe kamionëve, ndërkohë që udhëzimi i Ministrisë së Brendshme kufizon qarkullimin e automjeteve me tonazh të rëndë dhe autoshkollave nga ora 15:00 deri në orën 22:00.

18:33
Çyrbja i përgjigjet akuzave të Alibeajt: Kam sqaruar gjithçka në Prokurori

Pasi u akuzua nga Enkelejd Alibeaj se është anëtar i bandës së Emiljano Shullazit, Jurgis Çyrbja reagoi me anë të një postimi në Facebook.

17:58
Gramsh, mbytet një e mitur në liqenin e Banjës

Një vajzë 11-vjeçare është mbytur pasditen e së premtes pasi ka rënë aksidentalisht në liqenin e Hidrocentalit të Banjës.

17:41
Pakistan, Imran Khan konfirmohet si kryeministër

Ish-ylli i kriketit, Imran Khan është zgjedhur kryeministër i Pakistanit në një votim në Asamblenë Kombëtare të vendit.

17:26
Kur njeriu vdes, çfarë bëhet me llogaritë e tij në rrjetet sociale?!

Vdekja e një personi të dashur ka qenë gjithnjë një moment i vështirë, por me rritjen e internetit dhe platformave të mediave sociale, familjet tani duhet të përballen edhe me rregullat ndonjëherë të ndërlikuara të pas-jetës dixhitale.

17:12
Milani mbyll merkaton, shuhet ëndrra Milinkoviç-Saviç

Drejtori Sportiv i Milanit, Leonardo deklaroi se me prurjet e reja Castillejo dhe Laxalt, merkatoja e kuqezinjve është mbyllur.

17:02
Alibeaj akuzon deputetin socialist: Është anëtar i bandës së Shullazit

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka thënë pasditen e së premtes se deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja “është anëtar i bandës së Emiljano Shullazit”.

16:57
Vapë e madhe në Kolumbi, doktorët habisin me këshillën e tyre

Banorët e Santa Martës në Kolumbi kanë marrë një këshillë që kurrë nuk e prisnin nga një mjek.

16:40
Facebook “çon” Champions-in në Amerikën Latine

Facebook ka siguruar të drejtat e transmetimit të ndeshjeve të UEFA-s në shumicën e vendeve të Amerikës Latine.

16:24
Google ju ndjek edhe nëse çaktivizoni “Historinë e vendndodhjes”

Google ka përditësuar faqen e ndihmës për “Historinë e Vendndodhjes” për të pranuar faktin se kompania vazhdon të gjurmojë njerëzit që përdorin shërbimet e saj si Google Maps, sipas një raporti të “Associated Press”.

16:09
Ze Maria: Tirana nuk e pranon vendin e dytë

Tirana do të nisë një epokë të re, për të harruar mëkatet e së shkuarës dhe për të filluar një rrugëtim me synime të mëdha. Hapi i parë do të jetë ndaj Kamzës këtë të shtunë dhe bardheblutë do të bëjnë maksimumin për të marrë tre pikët.

16:00
Lajmet kryesore të ditës, 17/08/2018 – 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

15:51
Në plazhet e Karaburunit; Turistët në kërkim të natyrës së paprekur

Nëse mund të flasim për një trend të vërtetë të pushimeve të kësaj vere në Vlorë ai lidhet me udhëtimet ditore në Karaburun dhe Sazan.

15:36
“Equalizer 2” në Imperial, Denzel Washington shkel rregullin e aktrimit

Fituesi i dy çmimeve “Oscar”, Denzel Washington rikthehet në ekranin e madh të kinemasë, në aksionin e tij më të ri.

15:22
Lulije Abiu, nëna që bën diferencën, me 8 fëmijë

Numri i lindjeve në vend ka rënë në mënyrë drastike, aq sa Lulije Abiu bën dhe diferencën e rrallë. Ajo është nga Kukësi dhe bashkëshorti i saj nga Dibra. Fëmija i tyre i tetë erdhi në jetë në maternitetin e Lushnjës.

15:10
Ndryshimi i sistemit të kasave, 15 mln euro për të ndërtuar mënyrën e re të llogaritjes

Administrata tatimore do të instalojë një sistem të ri teknologjik mbi kasat e bizneseve, i cili do të transmetojë çdo transaksion në kohë reale, drejtpërdrejt në serverin qëndror të Tatimeve.

14:57
Përmbytjet në Indi vrasin 160 persona

Me dhjetëra të vdekur e mijëra të shpërngulur, shteti jugor indian i Keralas gjendet përballë Musonit më të egër të pothuajse një shekulli. Situata është ekstremisht e vështirë, sipas autoriteteve vendore që thonë se mbi 150.000 persona janë detyruar të braktisin shtëpitë nga vërshimet e pafrenueshme të ujërave.

14:38
Kriza e ekonomisë turke kërcënon edhe sistemin financiar në Europë

Çfarë po ndodh me Turqinë? Më saktë, çfarë shkoi keq me vendin që mburrej me hovin e ekonomisë së tij, që sot gjendet në syrin e “stuhisë perfekte”?

14:33
Motorola e re P30, “klon” i iPhone X

“Smartphone”-i më i ri i Motorolës është kritikuar shumë, pasi ngjason sipas ekspertëve me një kopje të pacipë të iPhone X.

14:15
Abuzimi dhe kisha katolike

Të shkakton dhimbje. Të zë frymën. Të turpëron. Abuzimi seksual për dekada më radhë e ka bërë kishën katolike një paradhomë të ferrit për viktimat. Për vuajtjet e tyre nuk ka falje mëkatesh, mendon Astrid Prange.

13:53
“Mikeshat 2” – Çfarë do të ndodhë në episodin 5

Savi shfaq anën e saj të rrezikshme, pas lidhjes me Zakun. Ejprilli merr një lajm shqetësues për Danielin, ndërsa Domi përballet me pasojat e demaskimit të lidhjes së tij me Savin.

13:47
Me “selfie” kundër luftës e dhunës, ekspozitë në OKB

Mijëra fotografi pritet të shfaqen në një ekspozitë 3D në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, për të theksuar vështirësitë e miliona personave që janë pjesë e konflikteve në të gjithë botën, si dhe të kërkojnë mbrojtje për ata që tentojnë të ndihmojnë në to.

13:28
Tiranë, rehabilitohet blloku në Selitë

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rehabilitimin e një blloku banimi në Selitë, ku banorët e ardhur kryesisht pas viteve ’90 kanë vuajtur mungesën e infrastrukturës. Kryebashkiaku Veliaj tha se, pas legalizimit të ndërtimeve, zona e Selitës po urbanizohet.

13:15
Arabi, të dielën nis pelegrinazhi i Haxhit. Priten dy mln pelegrinë

Dy milionë myslimanë llogaritet të mbërrijnë javën e ardhshme në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit.

13:07
Dy vite e gjysmë burg Messit për armëmbajtje pa leje

Të pasurit të mbiemrit Messi në Argjentinë nuk të garanton përfitime apo paprekshmëri përpara ligjit.

13:00
Lajmet kryesore të ditës, 17/08/2018 – 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

12:37
Pjaniç rinovon me Juventusin për 7 mln euro në sezon

Në limitin e merkatos, Miralem Pjaniç u bind për të mos braktisur kampionët e Italisë, pavarësisht ofertave joshëse jashtë Apenineve. Juventusi bëri një goditje të rëndësishme në merkato, duke mbajtur mesfushorin boshnjak, i kërkuar me ngulm prej muajsh nga Reali i Madridit.

12:24
La Liga do të luhet në SHBA, futbollistët kundër projektit

Kampionati spanjoll i futbollit humbi këtë sezon Cristiano Ronaldon, por pavarësisht se shumëkush mendoi se marketingu ra për shkak të largimit të Topit të Artë, duket se kontratat e majme e kanë fuqizuar.

12:12
Vuçiç, në Kosovë më 9 shtator: Kufijtë na i kanë përcaktuar fuqitë perëndimore

Aleksandar Vuçiç konfirmoi vizitën e tij në Kosovë më 9 shtator.

11:58
Superiorja çel sot siparin me supersfidën Skënderbeu-Partizani

Elita e futbollit shqiptar do të nisë mbrëmjen e sotme një paradë të gjatë 10 mujore në të cilën do të sfilojnë me radhë 10 skuadrat e Kategorisë Superiore, me objektiva të ndryshëm, organikë që do t’i distancojë nga pretendimet për titull apo për qëndrimin.

11:39
Pentagoni: Kina po përgatitet për sulme ndaj objektivave amerikane

Tensionet e Amerikës me Kinën duket se nuk kufizohen te përballja tregtare. Raporti i përvitshëm i Pentagonit në Kongres përbën praktikisht një spostim të rëndësishëm të fokusit, edhe në aspektin ushtarak, me pretendimet se ushtria e vendit komunist, me shumë gjasë po stërvitet për sulme kundër shënjestrave amerikane dhe aleate në rajonin e Paqësorit.

11:34
Raporti i 2017-s për urën “Morandi”: Nuk paraqet probleme strukturore

Pas vajtimit për jetët e humbura në tragjedinë e Genovas, vendin e ka zënë zemërimi dhe kërkesa e llogarisë. Faji po kërkohet gjithmonë e më shumë te ndërtuesit dhe përgjegjësit e mirëmbajtjes së urës së rrëzuar, duke vrarë 38 vetë e duke plagosur 15 të tjerë.

11:24
“Princi” Marchisio lë Juventusin pas 25 vitesh

Në ditën e fundit të merkatos që lejon futbolli italian, kampionët e Serie A u privuan nga një emër që do të mbetet në historinë e klubit bardhezi. Juventus njoftoi në mënyrë surprizë shkëputjen me konsensus të Claudio Marchisio.

11:18
Homazhet për 16 viktimat e sulmit terrorist, flet kryebashkiakja e Barcelonës

Një vit më parë, 22-vjeçari Younes Abouyaaqoub drejtoi furgonin e marrë me qira drejt këmbësorëve në “Las Ramblas”, në zemër të Barcelonës, duke shkaktuar vdekjen e 16 personave dhe plagosjen e 131 të tjerëve, nga 34 kombësi të ndryshme. Sulmi terrorist tronditi qytetin, por pavarësisht kësaj, jeta vazhdon!

11:02
E ardhmja e Dollarit

Nëse stabiliteti i monedhave është i kushtëzuar nga besimi kundrejt emitenteve të tyre, atëherë perspektiva e Dollarit nuk është e mirë. Nga Uashingtoni Donald Trump lufton kundër pjesës tjetër të botës.

10:51
Dietat me më pak karbohidrate “mund të shkurtojnë jetën”

Dietat me pak karbohidrate mund të shkurtojnë jetën me të paktën 4 vite. Një e tillë, si ajo “Atkins”, po bëhet gjithnjë e më shumë popullore për humbje peshe, e ka treguar sinjale për uljen e rrezikut të disa sëmundjeve.

10:25
Pas shtrirjes së linjës së ujësjellësit, rruga “Abdi Toptani” i nënshtrohet rehabilitimit

Pas shtrirjes së linjës së re të ujësjellësit dhe realizimit të punimeve të nevojshme nëntokësore, rruga “Abdi Toptani i është nënshtruar rehabilitimit të plotë.

10:20
Tragjedia italiane, “gabimi njerëzor” që kërkon ndërhyrje “antimafia” modernizuese

Shembja e urës “Morandi” ishte thjesht çështje kohe. Për të ashtuquajturën urë “Brooklyn” të Genovas në Itali ka pasur gjithnjë shqetësime, e për të kanë folur publikisht qytetarë, arkitektë dhe inxhinierë, e tek-tuk ndoshta edhe një apo dy politikanë në fshehtësi.

10:12
Modriç “thyen” zemrat zikaltër, Perez bën gati denoncimin për Interin

Interi jo vetëm që nuk do të arrijë ta ketë pjesë të organikës mesfushorin kroat, Luka Modric, por duhet të përballet edhe me pasojat e kontakteve të me lojtarin pa lajmëruar Realin e Madridit.

09:54
TopAwards/ Njihuni me Ilger, hyrjen më të re të “The Top List”

Ilger Alliu ka qenë një ndër pjesëmarrësit e edicionit të 5-të të “The Voice of Albania”, për të cilën vetë 20-vjeçari shprehet se ka qenë një eksperiencë e paharrueshme. Lindur në qytetin e Bulqizës, Ilger studion për degën Financë-Bankë në Universitetin e Tiranës.

09:29
Kavajë, treni përplaset me makinën; 6 të plagosur

Duhej të ishte një ditë e qetë plazhi, por për pak u kthye në një tragjedi, për familjen prej gjashtë anëtarësh, bashkëshortët dhe katër fëmijë të mitur, të moshës nga 8 deri ne 2 vjeç, që jetonin në Angli.

09:15
Indonezi, policia vret dhjetëra “kriminelë” përpara Lojërave Aziatike

Policia në Xhakarta ka ekzekutuar dhjetëra persona, në vazhdën e një operacioni të përshkallëzuar kundër autorëve të dyshuar për krime jo edhe aq të rënda, pikërisht përpara mbajtjes së Lojërave Aziatike, në një fushatë që “Amnesty International” e ka përshkruar si “të panevojshme dhe të tepërt”.

08:59
Protestat e dhunshme në Rumani, BE thirret në detyrë për garantimin e “sundimit të ligjit”

Autoritetet e Bashkimit Europian po përballen me thirrjet për të mbrojtur sundimin e ligjit në Rumani, një javë pasi më shumë se 400 persona mbetën të plagosur nga dhuna policore në protestat masive kundër korrupsionit dhe ndryshimeve në sistemin e drejtësisë.

08:44
Lufta ekonomike, SHBA kërcënon Turqinë me sanksione të reja

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar t’i përshkallëzojnë sanksionet ekonomike ndaj Turqisë, nëse Ankaraja zyrtare nuk liron pastorin amerikan të mbajtur aktualisht në arrest shtëpiak.

08:33
SHBA, shtyhet për në 2019-n parada “92 mln dollarëshe”

Planet e presidentit Trump për një paradë ushtarake në Ditën e Veteranëve, që pritej të zhvillohej në rrugët e Uashington DC, janë shtyrë tashmë të paktën deri nga viti 2019.

08:10
Alarm fals për bombë, avioni gjerman bëri ulje të detyruar në Kretë

Një avion i linjave ajrore gjermane ka kryer ulje të detyruar në Aeroportin e Haniasë (Chania), në ishullin e Kretës, pas informacioneve se në të ishte vendosur një bombë.

08:06
Me armë sfidojnë policinë, përplasin edhe makinat

Në orët e para të mëngjesit të sotëm dy të rinj kanë shkaktuar një aksident të qëllimshëm me forcat e policisë. Ata ishin duke lëvizur me shpejtësi nëpër qytet duke shkaktuar panik nëpër rrugë.

E enjte, 16 Gusht 2018
23:03
Kryetari i Preshevës:Duam Kosovën, por më mirë në Serbi se sa shkëmbim territoresh

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i bashkëngjitet liderëve tjerë të Luginës në mbështetje për idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve, por jo shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

22:45
Përmbytet një lagje në Berat, banorët bllokohen nga uji- VIDEO

Ka mjaftuar pak shi në qytetin e beratit që uji të kthehet sërish në makth për banorët e një lagjeje.

22:42
Parada për “qejfin” e Trump, u kushton 92 mln dollarë ShBA-ve

Një paradë ushtarake e kërkuar nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, mund të kushtojë më shumë se 90 milionë dollarë, tha një zyrtar amerikan, duke cituar shifrat e planifikimit të përkohshëm, pothuajse tre herë më shumë se një vlerësim më i hershëm i Shtëpisë së Bardhë.

22:24
Pompeo prezanton shefin e “Grupit të Veprimit ndaj Iranit”

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo emëroi sot këshilltarin e lartë të politikës, Brian Hook, si përfaqësues special për Iranin. Ky veprim erdhi pasi administrata Trump është përgatitur për të rritur presionin ekonomik ndaj Iranit dhe për ta detyruar atë t’i japë fund programit bërthamor dhe mbështetjes për grupet militante në Lindjen e Mesme.

22:20
Shehi gati për startin: Kemi ende uri, luajmë për të mbrojtur titullin

Suksesi në Superkupën e Shqipërisë ishte nisja e duhur e sezonit, por për trajnerin Orges Shehi, kampionati është tjetër gjë. Skënderbeu përgatitet këtë të premte për premierën e Superiores, dhe do të ketë thuajse të njëjtin formacion me atë që triumfoi ndaj Laçit dhe që i dha trofeun.

22:01
Ministri rus: Sanksionet amerikane mbi Korenë e Veriut, rrezikojnë paqen në rajon

Ministria e Jashtme ruse tha sot se sanksionet e reja, të vendosura nga Shtetet e Bashkuara kundër një firme ruse, në lidhje me Korenë e Veriut, mund të minojnë procesin e paqes në gadishullin Korean.