Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

VAJI I ULLIRIT, MASHTRIM. JA SI TA DALLONI

Analizat laboratorike tregojnë se një pjesë e vajit të ullirit është mashtrim. Specialistet thonë se janë përzierje industriale që skanë lidhje me ullirin. Dallohen nëse nuk ngrijnë në frigorifer.

 

ÇMIMI I BILETAVE TË AVIONËVE DERI NË 4-FISH

Çmimi i biletave të transportit ajror nga Shqipëria drejt vendeve të tjera është rritur dhe shkak janë momenti i kthimit te turisteve dhe emigranteve, por edhe aeroporti, taksat e shtetit dhe karburanti i avionëve.

 

TRENI PËRPLAS AUTOMJETIN MBI SHINA. 6 TË LËNDUAR

Një familje emigrantësh me 6 persona u përfshi në një aksident hekurudhor pranë Shkëmbit të Kavajës paraditen e sotme te vendi i quajtur Përroi i Agait.

 

DONALD TRUMPIT I MOHOHET PARADA USHTARAKE

Parada pompoze e Donald Trumpit, është shtyrë për vitin tjetër. Eventi mund te kushtoje rreth 90 milionë dollarë, që do të thotë tre herë më shumë se përllogaritjet fillestare.

 

MODRIÇ “THYEN” ZEMRAT ZIKALTËR

Interi jo vetëm që nuk do të arrijë ta ketë pjesë të organikës mesfushorin kroat, Luka Modric, por duhet të përballet edhe me pasojat e kontakteve të me lojtarin pa lajmëruar Realin e Madridit.

 

 

Top Channel