E enjte, 16 Gusht 2018
21:09
“Pushime on Top”/ Gent dhe Xhoi Bejko flasin për jetën e re në Kanada

Për herë të parë që kur u larguan nga Shqipëria drejt Kanadasë çifti i artistëve Gent dhe Xhoi Bejko kanë rrëfyer në emisioni “Pushime on Top” jetën e re atje, mallin për Shqipërinë dhe pushimet në vendlindje.

20:57
Spektakël me fund të hidhur për Kukësin, i jep lamtumirën Europës

Ndonëse i shkoi shumë pranë përmbysjes së madhe, Kukësi nuk ia doli të shënojë atë golin deçiziv, që do ta dërgonte në fazën Play Off të Europa Leagues.

20:36
7 vite i varur nga bastet; Rrëfimi i 21-vjeçarit për jetën e vështirë mes kumarit

Varësia ndaj pikave të basteve vazhdon të prek çdo ditë e më tepër mijëra të rinj. Aldo është 21-vjeç, dhe luan lloto për afro 7 vite pa ndërprerje. Jeta e tij ka marrë një rrjedh tjetër tani saqë është i pafuqishëm të ndalet.

20:09
“Bojkot SHBA-ve”/ Ofertat e bizneseve turke, për ata që shesin dollarë dhe blejnë lira

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i bëri apel popullit të tij që të braktisë produktet amerikane dhe të shesë dollarët dhe eurot në favor të monedhës vendase, Lira, që po përballet me një rënie të vazhdueshme që prej janarit.

19:53
Mashtrimi me vajin e ullirit, si të dalloni origjinalin nga përzierja industriale – VIDEO

Analizat laboratorike në institucionet shtetërore treguan se një pjesë e vajit të etiketuar si vaj ulliri është thjeshte mashtrim. Specialistet treguan se disa nga vajrat janë përzierje industriale që s’kanë lidhje me ullirin. Ne do t’ju tregojmë se si konsumatorët mund të mbrohen vetë nga ky mashtrim, duke bërë një eksperiment të thjeshtë që bën dallimin mes mashtrimit dhe produktit origjinal.

19:25
Tragjedia në Xhenova, ‘i fut ethet’ gjithë Evropës

Pas asaj që ndodhi në Xhenova të Italisë, është ngritur alarmi dhe frika për gjendjen e infrastrukturës në të gjithë Evropën me ekspertët që paralajmërojnë se disa ura të rëndësishme në kontinent janë në gjendje kritike.

19:09
“Telenovela” Modriç, sonte luhet seria e fundit

“Telenovela” Modriç do të luajë sonte aktin e fundit, për t’u vendosur përfundimisht edhe e ardhmja e mesfushorit kroat, që është ende e ndarë mes Madridit dhe Milanos.

18:50
Ministri turk takon investitorët globalë, garanton përballimin e krizës

Ministri turk i financave, Berat Albayrak mbajti gjatë ditës së sotme një konferencë me investitorë globalë, ndërsa numri i pjesëmarrësve i kaloi 3000 persona.

18:30
Tragjedia e Xhenovës, shtyhen dy ndeshje të Serisë A

Tragjedia me urën e shëmbur mbi qytetin e Xhenovas nuk do të ndërpresë kampionatin italian të futbollit, pavarësisht kërkesës së klubeve të qytetit, Genoa dhe Sampdoria.

18:08
PSG blen talentin e mbrojtjes gjermane

PSG ka bërë zyrtare të enjten blerjen e të riut Thilo Kehrer, mbrojtës 21-vjeçar i kombëtares gjermane, i cili vjen nga Schalke 04 dhe ka nënshkruar me klubin francez për 5 sezonet e ardhshme.

17:56
Lufta ekonomike/ Po planifikohet braktisja e dollarit

Anatoly Aksakov, kreu i Komitetit të Tregut Financiar të Dumës, krahu i ulët i Parlamentit të Rusisë, tha se përdorimi i dollarit amerikan si një mjet presioni e shtypjeje do të çonte në formimin e një valute të re globale.

17:45
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 39

Për të shpëtuar Nonaton dhe Ditën, Silvana detyrohet t’i tregojë Eurikos se i mori ajo paratë e tij. Leila zbulon se Bibia ka qenë ish e fejuara e Kaios.

17:38
Igli Allmuça: Dinamo këtë vit gjithçka për t’u ringritur

“Nëndetësja” prej 6 vitesh endet pa busull në “ujërat e errëta” të Kategorisë së Parë, por ndoshta ky “ferr” nuk do të zgjasë më gjatë. Dinamo ka nisur një projekt ku ndërthuren lojtarë të rinj dhe mjaft të talentuar me disa futbollistë të pasur me përvojë, me synimin e vetëm për ta rikthyer këtë emër legjendar aty ku i takon, mes ekipeve më të mira të kampionatit shqiptar.

17:10
Përplaset me bordurën, makina shpërthen në flakë

Një automjet është përfshirë nga flakët pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me një bordurë anësore.

16:55
Andrew Brunson, prifti që shkaktoi luftë diplomatike dhe tregtare

Andrew Brunson është një prift protestant që ka shkaktuar përçarje mes Uashingtonit dhe Ankarasë. Më 1993 ai mbërriti nga SHBA në Turqi, ku punoi tërë kohën. Por tani është bërë shkas i grindjeve mes këtyre dy vendeve.

16:37
Brexit në një rrugë pa krye

Në Bruksel po zhvillohen sërish negociata për Brexitin. Kjo në një kohë kur britanikët nuk ia kanë idenë se ç’duan dhe vazhdojnë të ecin duke u lëkundur pa ardhur në vete drejt datës së Brexitit, mendon Bernd Riegert.

16:17
Ndahet nga jeta këngëtarja e mirënjohur, Aretha Franklin

Aretha Franklin, e njohur si “Queen of Soul”, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare në shtëpinë e saj në Detroit. Ajo ishte gruaja e parë që u fut në “Bulevardin e Famës” në Rock&Roll.

16:04
Përkeqësohet raporti me Mourinhon, Pogba kërkon të largohet nga Man. United

Fjalë të rënda dhe akuza serioze “fluturuan” mes Paul Pogba dhe trajnerit të Manchester United, një trashëgimi e trishtueshme e një raporti që tashmë duket se ka konsumuar edhe kapitullin e fundit.

15:28
Në nder të Tefta Tashko-Koços, piktura e saj do të ekspozohet në Londër

Eleganca dhe fisnikëria e këngëtares lirike, Tefta Tashko-Koço, e ka frymëzuar aq shumë piktoren Suela Pulaha-Brown sa ta sjellë figurën e saj për herë të parë të pikturuar në vaj.

15:17
Librat e shkollës, më të shtrenjta. Çmimet, 2-35 për qind më të larta

Librat këtë vit të ri shkollor do të kushtojnë më shtrenjtë. Dhe jo pak por deri në 35 përqind më shumë se një vit më parë.

15:15
Një “Dayton” për Kosovën, serbët duan konferencë me fuqitë e mëdha

Pas debateve për tezat që qarkulluan ditët e nxehta të verës për korrigjim, ndarje apo bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën, tani mediet serbe dalin me një tjetër opsion.

15:09
Akulli i infektuar, 600 kontrolle nëpër lokale. Ndotja, edhe gjatë shërbimit

Disa ditë më parë mjekët infektivë të QSUT-së dhanë alarmin se akulli I cili shërbet në lokale përgatit me ujë të ndotur. Ata ngrenë dyshime se rastet të cilat janë paraqitur me Hepatit A, është rezultat i akullit që shërbet në lokale.

15:05
Atje ku rrugët nuk kanë emër, turistët hasin vështirësi për t’u orientuar. Transporti urban, i çrregullt

“Jo, nuk është këtu?”. Turistët spanjollë Xavier, Mariana dhe Iban donin të shkonin në Shkodër. Njerëzit që pyetën i drejtuan në Terminalin e Autobusëve Ndërqytetas të zonës së jugut, në sheshin “Shqiponja” të Tiranës.

15:02
Shtrenjtohen deri në katërfish biletat e avionëve nga Tirana

Çmimet e biletave të avionëve janë rritur sërish, por këtë herë për udhëtimet nga Shqipëria drejt vendeve të tjera. Nga një kërkim i thjeshtë në internet rezulton se, çmimi i një bilete fluturimi nga Tirana drejt Milanos për javën tjetër nis nga 274 dollarë, në një kohë që kthimi kushton gati 4 herë më pak.

14:53
Shpëtoi dy të miturat, nëna do t’i mbyste në lumin Seman

Dy motra binjake 6-vjeçare do të ishin mbytur, nëse pranë lumit Seman nuk do të ndodhej një 30-vjeçar që po peshkonte.

14:46
Simeone hyn në historinë e Atleticos, si trajneri më fitues

Diego Simeone ishte këtë verë në orbitën e shumë ekipeve të njohura europiane, por fjala e dhënë ndaj presidentit Enrique Cerezo e mbajti në skuadrën më të dashur, e duket se rezultatet po i japin të drejtë.

14:34
Renditja e FIFA-s kryesohet nga Franca, asnjë ndryshim për Shqipërinë e Kosovën

Kombëtarja shqiptare nuk ka lëvizur nga pozicioni i saj në hierarkinë e futbollit global, pasi pushimet e verës dhe mungesa e sfidave pas Botërorit kanë ruajtur thuajse të njëjtin klasifikim.

14:28
Flamurtari synon titullin, afron edhe mesfushorin nga Kosova

Flamurtari rikonfirmoi pretendimet për titullin kampion në futbollin shqiptar, me një merkato cilësore dhe afrimin e trajnerit me eksperiencë, Ilir Daja.

14:26
Kanadaja aplikon vizën biometrike prej 1 gushtit, kush përfiton

Prej 1 gushtit Kanadaja ka nisur aplikimin për vizë biometrike, me shenjat e gishtave dhe foto digjitale.

14:23
“Michael Schumacher nuk do të zhvendoset në Spanjë”

Disa orë pas lajmit të transferimit të Michael Schumacher nga Zvicra në Majorka, vjen përgënjeshtrimi nga ana e zëdhënëses së familjes të ish-pilotit gjerman të Formula 1.

14:09
Shtrëngata shiu, rrugët e Durrësit pushtohen nga ujërat e zeza

Kanë mjaftuar disa minuta rrebesh shiu pas mesdite dhe pothuajse të të gjitha rrugët e Durrësit janë nën ujë. Në disa kryqëzime e rrugë të qytetit ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe, duke u përzier me ujërat e larta, e për pasojë kanë pushtuar edhe një pjesë të trotuareve.

14:08
Tjetër pedonale në Tiranë, përfundon rruga “Faik Konica”

Një tjetër rrugë pedonale i është shtuar qytetit të Tiranës. Bashkia ka përfunduar investimin në rrugën “Faik Konica”, që lidh “Arenën Kombëtare” me Fakultetin e Gjeologjisë, një rrugë e shtruar me kalldrëm dhe mermer.

13:50
Tragjedia në Genova, pas dhimbjes shpërthen zemërimi

Pas tragjedisë vijnë polemikat. Ndërsa qindra pjesëtarë të skuadrave të shpëtimit kërkonin për ndonjë të mbijetuar, pas shembjes së urës në Genova, të gjithë pyesnin sesi ka mundësi që një aksident i tillë të ndodhë në një vend të industrializuar e modern, ekonominë e 8 më të madhe të botës.

13:42
“Ana Karenina” – Çfarë do të ndodhë në episodin 5 dhe 6

Sergeji dhe Vronski diskutojnë për Anën. Sergeji e pyet për dëshirën e çuditshme që ka Ana për të vuajtur, por Vronski nuk përgjigjet dot.

13:41
Ferrari përgatit supersportiven e re: Icona Ferrari

Mbani shënim datën: më 17 shtator Ferrari do të prezantojë një model të ri, me kodin e brendshëm F176 dhe emrin e përkohshëm “Icona Ferrari”.

13:25
Makina godet shtyllën, pa drita Orikumi

Një autoveturë ka përplasur një shtyllë tensioni të mesëm duke lënë pa energji elektrike qytetin e Orikumit. Sipas OSHEE-së, fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në jetë njerëzish.

13:10
Korçë, e zë poshtë bombola e gazit; ndërron jetë 3-vjeçari

Një djalë 3-vjeçar nga fshati Mborje i Korçës ka ndërruar jetë pasi duke luajtur e ka zënë poshtë një bombol gazi e madhe.

13:05
Paris Hilton shtyn datën e dasmës

Paris Hilton ka shtyrë dasmën e saj me Chris Zylka. Muajin e kaluar u përhapen lajmet se çifti ishte duke planifikuar martesën, por duket se gjithçka është anuluar.

13:01
Trafik armësh për shkollën, suedezi i kapur me pistoleta lihet në burg pa afat

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin suedez, Ricard Vall, i cili 3 ditë më parë u kap me 19 pistoleta, në tentativë për t’i trafikuar drejt Suedisë.

12:58
Spice-X, sportivja elektrike italiane e ideuar për… rrugë (Foto)

Spice-X është një makinë sportive italiane që në pamje të parë duket se është ideuar vetëm për gara, por në fakt nuk është kështu.

12:47
Prodhuesi i birrave “Corona” investon 4 mld dollarë për kanabisin

Firma zotëruese e birrave “Corona”, “Constellation Brands” pritet të investojë rreth 4 miliardë dollarë te prodhuesi më i madh i kanabisit në Kanada, “Canopy Growth”, në një marrëveshje që shënon kështu investimin më të madh në këtë industri deri më sot.

12:23
Kroos kritikon Ozilin: Foli budallallëqe!

Toni Kroos ka kritikuar Mesut Ozilin në një intervistë për “Bild”, pasi turko-gjermani akuzoi Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) për racizëm.

12:12
U vodh në Greqi, gjendet e braktisur në lumin Bistricë

Një gomone e deklaruar e vjedhur në ishullin Paxos të Greqisë, natën mes 13 dhe 14 gushtit, është gjetur e braktisur në lumin Bistricë.

12:02
Prodhimi i rakisë së manit, traditë në Boboshticë

Boboshtica është një fshat i njohur jo vetëm për mikpritjen dhe traditën e tij, por edhe për rakinë e manit. Prodhimi i rakisë së manit është një traditë shekullore, kaluar brez pas brezi.

11:51
Kukësi pret Torpedon në “Elbasan Arena”, Cungu: Të bëjmë mrekullinë

Mbrëmjen e kësaj të enjteje në orën 19:00, në “Elbasan Arena”, nënkampionët e Shqipërisë të Kukësit do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit kundër skuadrës gjeorgjiane të Torpedos së Kutaisit.

11:46
Griezmann “kurorëzohet” nga Sergio Ramos

Lojtarët e Atletico Madrid e festuan edhe në rrjetet sociale triumfin e tyre ndaj Real Madrid në Superkupën e Evropës.

11:28
U gjet me 19 pistoleta, suedezi: Më duhej kjo punë

Sebastian Vall, 21-vjeçari nga Suedia i cili pak ditë më parë u kap me 19 pistoleta në Muriqan, ka thënë në gjyq se puna e tij ishte vetëm transporti i këtyre armëve.

11:20
Bolivi, pallati i ri presidencial “i popullit” përçan qytetarët prej luksit të tepruar

Nga çdo cep i qytetit më të madh të Bolivisë, rezidenca e re presidenciale e Evo Moralesit vështirë se mund të mos shihet. Qiellgërvishtësja 29-katëshe, e veshur tërësisht me xham, ngrihet mbi qendrën historike të La Pazit.

11:16
Veshje kontrabandë nga Rinasi, arrestohen pronari dhe doganieri

Dy persona janë arrestuar në doganën e Rinasit për mallra kontrabandë dhe shpërdorim detyre. Sipas policisë së shtetit Gerald Keta, 26 vjeç, në doganën Rinas tentoi të kalonte veshje në mënyrë të kundraligjshme.

11:00
Makina del nga rruga për shkak të lagështirës, plagoset çifti i bashkëshortëve

Një mjet ka dalë nga rruga paraditen e sotme e për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta një çift bashkëshortësh.

10:55
Tragjedia në Genova, dy ditë zie dhe gjendje e jashtëzakonshme 12-mujore

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një periudhë prej 12 muajsh në rajonin e Ligurias, si kundërpërgjigje ndaj shembjes së një ure në Genova.

10:51
Madonna feston 60-vjetorin e lindjes, karriera dhe jeta e saj (Foto)

Ylli i muzikës pop, aktore e regjisore, por edhe shkrimtare, ajo mbush plot 60 vjeç këtë të enjte.

10:48
Ambasada amerikane në Tiranë ka një lajm të rëndësishëm për vizat turistike

Ambasada amerikane në Tiranë bën të ditur se për të marrë një vizë turistike për në SHBA, nuk ka nevojë për garanci financiare.

10:37
“Armiq të askujt”, mediet në aksion kundër Trumpit

Më shumë se 300 organizata mediatike në Shtetet e Bashkuara do të nisin një fushatë për të kundërshtuar sulmet e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe për të promovuar shtypin e lirë.

10:36
Të shikosh çdo gjë të Netflix-it? Ju duhen shumë muaj nga jeta juaj

E keni menduar ndonjëherë sa kohë duhet për të parë gjithçka në Netflix?

10:20
E paprecedentë, Trump i revokon certifikatën e sigurisë ish-shefit të CIA-s

Presidenti amerikan Donald Trump i ka revokuar në mënyrë të papritur certifikatën e sigurisë ish-drejtorit të CIA-s, John Brennan, në një akt të paprecedentë ndëshkimi ndaj një ish-zyrtari të lartë, kritik të zëshëm ndaj tij.

10:10
Tiranë, shpërthen bombola e gazit pranë një çerdheje te “Ali Demi”

Policia e Tiranës ka njofuar se në orën 04:57 të ditës së enjte, në një dhomë që shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri.

09:52
Pranga italianit në port me 6 kg marijuanë

Një 60-vjeçar italian është arrestuar në port nga policia pasi kishte me vete plot 6 kg marijuanë dhe po dilte nga territori shqiptar.

09:45
Efektivja e Policisë jep të dhënat për Rinasin për sezonin turistik

Policia e Shtetit tashmë ka nisur një traditë të përditshme duke dhënë të dhënat për mbarëvajtjen e trafikut me djemtë dhe vajzat që janë punonjës të Policisë.

09:32
KOMENT/ Bota vuan, miliarderët në hapësirë

Me gjithë respektin për Jeff Bezos dhe miliarderët e tjerë që planifikojnë të shpenzojnë miliarda dollarë nga pasuria e tyre për udhëtime në hapësirë, ka qindra milionë fëmijë që kanë nevojë për ndihmë në planetin tonë.

09:31
Rrebeshe shiu dhe këtë të enjte në zonat qendrore

Kjo e enjte do të dominohet nga vranësirat e shpeshta në zonat e ulëta por dhe në zonat malore, ku gjatë gjithë pasdites do të ketë shira të herë pas hershëm.

09:01
Messi: Do të jap maksimumin për të fituar Champions-in

Leo Messi u tregua ambicioz në fjalimin e tij të parë si kapiten i Barcelonës.

08:41
Michael Schumacher lë Zvicrën për Spanjën

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher do të zhvendoset në Majorka. Lajmin e bën të ditur revista zvicerane “L’Illustre”.

08:25
Atletico, superkampion i Evropës. Reali “mbytet” pa Ronaldon (Foto)

Në Talin të Estonisë, Atletico Madrid fitoi Superkupën e Evropës, duke mundur 4-2 Realin e Madridit në shtesa.

E mërkurë, 15 Gusht 2018
22:57
“Rregullat e Vrasjes së Përsosur 2” – Çfarë do të ndodhë në episodin 7 dhe 8

Filipi ndërmerr një lëvizje tepër kërcënuese e ADA Sinkler mund të kenë gjetur një mënyrë se si të rrëzojnë Analizën. Katerina dhe Kalebi ndërmarrin një vendim që do të ndryshojë jetë.

22:54
Turqit djegin dollarët, protesta pas thirrjes së presidentit Erdogan

Janë të shumta videot që qarkullojnë në internet, teksa shihen shumë turq që djegin dollarët amerikan si një përgjigje ndaj apeleve të presidentit Reçep Tayip Erdogan për të braktisur dollarët dhe euron në mbrojtje të lirës turke dhe për të bojkotuar produktet elektronike amerikane

22:51
“Kosova, ndarja s’do pranohet”

Ndërkohë që ka mbështetur qëndrimin e kancelares gjermane Angela Merkel për pandryshueshmërinë e kufijve në Ballkanin Perëndimor, presidenti i Kosovës u bën thirrje shumicës së vendeve anëtarëve të BE-së që të bindin 5 vendet e mbetur dhe Serbinë që ta njohin Kosovën brenda kufijve të saj.

22:45
Arrihet marrëveshja, një portier nga Londra për Napolin

Pas Meret dhe Karnezis, Carlo Ancelotti do të ketë tashmë edhe një tjetër portier në dispozicion, për të përballuar sezonin e gjatë dhe angazhimin në tre kompeticione.

22:33
Emiri i Katarit shkon të ndihmojë Turqinë, premton investim gjigant

Aleatja e Gjirit e Turqisë, Katari premtoi 15 miliardë dollarë investim në ekonominë turke, duke ofruar mbështetje të mëtejshme për të ndalur rënien e lirës turke.

22:21
Në kulmin e “luftës ekonomike”, presidenti kinez planifikon vizitë në Rusi

Mediat ruse njoftuan sot se presidenti kinez Xi Jinping do të vizitojë Rusinë gjatë muajit shtator. Duke cituar presidentin Putin, ato thanë se homologu i tij kinez do të vizitonte qytetin e Vladivostokut, ku pritet të marrë pjesë në një forum ekonomik.

21:43
Ju kujtohet Elidoni, që Veliaj e dërgonte në spital?!

Në kampin veror të ngritur nga Bashkia e Tiranës në Parkun e Liqenit Artificial, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj takoi sot edhe një mik të hershëm, Elidonin, djalin rom që pesë vite më parë, kur sapo kishte marrë detyrën e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e shoqëroi në spital për të mjekuar këmbën. Tani Elidoni është rritur dhe ka nisur shkollën.

21:14
Një shqiptare në politikën belge

Komuniteti shqiptar në Belgjike gjithmonë e më shumë po fuqizohet edhe në vendimmarrje. Tanimë në radhët e atyre që i futen politikës aty janë edhe të rinjtë.

21:09
Turqia dyfishon tarifat për importet amerikane

Turqia dyfishoi tarifat për disa importe amerikane duke përfshirë alkoolin, makinat dhe duhanin, në hakmarrje për lëvizjet e SHBA-ve, por lira fitoi sërish terren ndaj dollarit, e ndikuar nga lëvizjet e likuiditetit të bankës qendrore.

20:54
“Kandidatja” – Çfarë do të ndodhë në episodin 28

Alonso të fshihen të gjitha kamerat që e lidhin atë me aksidentin e vjehrres. Herardoja largohet i dëshpëruar, pa e ditur arsyen e fortë që e detyroi Rexhinën të mos shkonte atje.

20:45
Volker: Njohja e Kosovës nga Serbia i shërben të gjithë Ballkanit

Kanë kaluar 21 vjet që nga shpërthimi i konflikti në Kosovë dhe tani është koha që të përmbyllet plotësisht procesi i njohjes së Kosovës dhe njohjes së plotë ndërkombëtare të pavarësisë së saj.

20:21
Trajneri i Torpedos: Kukësi ankohet kot, edhe dy lojtarë tanët nuk morën viza

Kukësi u ankua për mënyrën se si gjeorgjianët e Torpedo Kutaisit i pritën gjatë takimit të javës së kaluar, ndërsa vunë theksin edhe te mospajisja me vizë e dy futbollistëve të rëndësishëm për formacionin.

20:07
“Pushime on Top”/ Viola Spiro së shpejti braktis Shqipërinë

Viola Spiro ishte e ftuara e sotme në emisionin “Pushime on Top” ku ka rrëfyer shumë detaje për karrierën e jetën private. Këto ditë ajo po qëndron në jug ku po pushon bashkë me njeriun që e konsideron më të afërt, mamin e saj.

19:54
Mashtrim me vajin e ullirit; Analizat tregojnë se në treg shiten përzierje industriale

Konsumatorët shpesh dyshojnë se mashtrohen ndërsa blejnë shishet me etiketat Vaj ulliri i virgjër. Top Channel fakton se mashtrimi është i vërtetë. Ne morëm nga tregu mostrat e tre llojeve te vajit dhe i kërkuan institucioneve shtetërore t’i analizojnë. Analizat tregojnë se asnjë prej tyre nuk ishte vaj ulliri, por përzierje industriale.

19:28
Moti i keq, bllokohet aksi Fushë Arrëz-Mirditë

Ndërkohë që temperaturat e larta kishin pllakosur vendin prej ditësh, një rrebesh shiu befasoi të gjithë pasditen e sotme, në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.

19:01
Milani merr edhe Laxalt nga Genoa

Milani ka arritur marrëveshjen për të transferuar anësorin uruguaian Diego Laxalt, i cili pres vitit 2015 ka luajtur me Sampdorian në Serinë A dhe këtë verë zhvilloi një Botëror për t’u mbajtur mend në Rusi.

18:40
Turqi, lirohet kreu i Amnesty International

Një gjykatë turke urdhëroi lirimin e kryetarit të organizatës Amnesty International për Turqinë. Lajmi u njoftua të mërkurën nga vetë grupi i të drejtave të njeriut.

18:30
Tirana përfshihet nga stuhia në pak minuta, rrëzohet një skelë

Një shi i rrëmbyeshëm goditi kryeqytetin pasditen e sotme. Stuhia që zgjati të paktën 60 minuta vështirësoi trafikun në kryeqytet, si të automjeteve edhe të kalimtarëve.

17:59
Turqia, tensionimi i marrëdhënieve me SHBA dhe kriza ekonomike

Nuk ka shenja të ngadalësimit të ritmit të përkeqësimit të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatit të saj të NATO-s, Turqisë, për shkak të refuzimit nga Ankaraja të kërkesës së Uashingtonit për lirimin e një pastori amerikan të ndaluar nën akuzat për spiunazh.

17:47
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 38

Bibia dyshon te Rubinjoja, kur zbulon se ai iku në udhëtim pa të. Silvana vjedhë para nga çanta e Eurikos. Dantasi këshillon Sibelin të heqë dorë nga Rui, por ajo s’pranon.

17:44
Parma kërkon sulmues, ëndërron të formojë një treshe të frikshme

Pasi arriti të marrë nga Napoli sulmuesin Roberto Inglese, Parma po punon që në dy ditët e fundit të merkatos, të sjellë edhe dy sulmues të tjerë, për të formuar një “tredhëmbësh” spektakolar.

17:27
Hidhet nga ura për t’u larë, mbytet 46-vjeçari

Një 46-vjeçar me inicialet A.M është hedhur nga një urë për t’u larë në lumin Mat, por nuk ka dalë në breg çka ka shqetësuar të afërmit e tij të cilët kanë lajmëruar edhe policinë.

17:12
Tragjedia në Xhenova, ambasada shqiptare në Itali: Ngushëllime të afërmve të viktimave

Ambasada shqiptare përmes një deklarate për shtyp ka shprehur ngushëllimet të afërmve të dy qytetarëve shqiptarë që kanë humbur jetën në këtë ngjarje të trishtueshme dhe të gjithë popullit shqiptar.

16:52
Prishtinë, dorëhiqet Prokurori Special

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, ka dhënë dorëheqje para dy ditësh nga Prokuroria.

16:21
Situata ndërkombëtare, Erdogan telefonon Merkel

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan zhvilloi bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angel Merkel.

16:08
Zelanda e Re ndalon shitjen e shtëpive te të huajt

Qeveria e Zelandës së Re ka ndaluar shitjen e shtëpive për të huajt, duke thënë se neozelandezët janë të lodhur së qeni qeraxhinj në vendin e tyre.

15:47
Apeli i rojeve të plazhit: Prindër, lini celularët mënjanë kur fëmijët lahen

Rojet gjermanë të plazhit kanë lëshuar një paralajmërim, pasi sipas tyre një numër në rritje fëmijësh janë mbytur këtë verë, e kjo për shkak të fiksimit të prindërve të tyre me telefonat celularë.

15:37
“Sekreti” kilian, në Tiranë. Ekspozohen 300 të tilla brenda instalacionit “Reja”

Askush nuk e di sekretin tim të tmerrshem ndaj rrëmujës. Nuk i tregoj asnjeriu, sepse nuk dua të bëhem merak. Ky është mesazhi që vjen nga Portugalia, një nga 300 mesazhet që artistja nga Kili, Maria e sjell për publikun shqiptar në datat 15 dhe 16 gusht në instalacionin “Reja”.

15:23
Festa e Shën Mërisë, të krishterët kremtojnë ditën e rëndësishme në Zvërnec

15 gushti është kulmi i festimeve të ditës së Shën Mërisë. Ajo kremtohet nga besimtarët e krishterë si dita kur Shën Mëria iu bashkua të birit të saj.

15:21
Në shtëpitë e Marjusit dhe Admirit, në Shijak dhe Oblikë

Në rrugën “Dum Alla” të Shijakut, në katin e katërt të një pallati, shtëpia e Kasem Djerrit, babait të Mariusit, i cili humbi jetën në tragjedinë në Genova ishte bosh.

15:15
Edhe vapa shtoi krimet. Ekspertët e sigurisë: Kthimi i emigrantëve, policia pa strategji

Por përse në sezone të caktuara sikurse gjatë verës, kurba e kriminalitetit rritet? Duke lënë mënjanë politikën, profesoresha Vasilika Hysi i referohet studimeve ndërkombëtare por edhe librit “Kriminologji” që studiohet nga juristët. Mes faktorëve nxitës llogariten edhe temperaturat e larta.

15:09
Shqipëria plaket me shpejtësi. Sociologët: Rënia e lindjeve, fenomen i vjetër

Reduktimi i numrit të lindjeve nuk është vetëm një fenomen shqiptar, por i përket botës perëndimore, thotë sociologu Gëzim Tushi. Ai tregon se shqiptarët kanë vite që bëjnë gjithnjë e më pak fëmijë, e pikërisht ky trend është ajo që e shqetëson.

15:00
Risia e Superiores, siguria në stadiume jo më nga Policia e Shtetit

Këtë fundjavë do të nisë edicioni i 80 i Kategorisë Superiore, me një risi në pikën më kyçe të futbollit tonë, që ka të bëjë me sigurinë në stadiume.

15:00
Pakësimi i shqiptarëve, efekt te pensionet. Deri në 2040-n, 235 mijë më pak vetë

Instituti i Sigurimeve Shoqërore thotë se tkurrja e popullsisë nuk e cënon qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve. Zëvendësdrejtori Ali Emini shpjegon se, rënia e numrit të kontribuesve është marrë parasysh në reformën e pensioneve, që u bë në vitin 2014.

14:48
Bushati shpreh ngushëllimet për viktimat shqiptare të tragjedisë së Genova

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka shprehur ngushëllimet në Facebook për viktimat shqiptare të tragjedisë së Genova.

14:46
Studimi mbi klimën: 5 vitet e ardhshme, përvëluese

Ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu dhe një rritje e temperaturave në sipërfaqen e Tokës do të bashkojnë forcat për të kthyer 5 vitet e ardhshme në vite jashtëzakonisht të nxehta.