Policia e Shtetit tashmë ka nisur një traditë të përditshme duke dhënë të dhënat për mbarëvajtjen e trafikut me djemtë dhe vajzat që janë punonjës të Policisë.

Këtë mëngjes Policia bëri të ditur se vetëm gjatë verës në aeroportin e Rinasit janë përpunuar mbi 800 mijë pasagjerë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

“Me sportele e personel shtesë gjatë sezonit turistik, për t’u shërbyer më mirë qytetarëve shqiptarë e të huaj që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë tonë të bukur. Për çdo emergjencë telefononi Policinë e Shtetit në numrin falas 112 – 24/7!”, shkruan policia.

Top Channel