Ambasada amerikane në Tiranë ka një lajm të rëndësishëm për vizat turistike

16/08/2018 10:48

Ambasada amerikane në Tiranë bën të ditur se për të marrë një vizë turistike për në SHBA, nuk ka nevojë për garanci financiare.

Në rubrikën e saj Pyet Annën, ambasada shkruan: Nuk keni nevojë për garanci financiare ose dokumente të tjera për vizë turistike për në Shtetet e Bashkuara. Vendimet tona bazohen tek intervista, ndaj ejani të përgatitur për t’iu përgjigjur disa pyetjeve dhe lërini dokumentet në shtëpi!

Ndërkohë që në infografin shoqërues Anna thotë se pasaporta dhe fleta e konfirmimit janë të vetmet dokumente që duhen marrë në intervistë.

Top Channel