Mbani shënim datën: më 17 shtator Ferrari do të prezantojë një model të ri, me kodin e brendshëm F176 dhe emrin e përkohshëm “Icona Ferrari”.

Kjo kuptohet nga një njoftim i shkurtër i bërë nga marka e famshme italiane.

Karakteristikat e modelit janë të panjohura, por thuhet se do të jetë pasardhës i Ferrari 812 Superfast.

Njoftimi u dha në hapësirën private të klientëve të markës në faqen e internetit të Ferrarit.

Top Channel