Italia, Mancini bën paralajmërimin: Kombëtarja e fortë, prisni të reja në listën e të grumbulluarve 02/09 22:44
Pas Meret dhe Karnezis, Carlo Ancelotti do të ketë tashmë edhe një tjetër portier në dispozicion, për të përballuar sezonin e gjatë dhe angazhimin në tre kompeticione.
Bëhet fjalë për kolumbianin David Ospina, i cili do të vijë nga Arsenali me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje verën e ardhshme.
I bllokuar në Londër nga Cech dhe Leno, 28-vjeçari do të provojë shanset e tij te Napoli, ku edhe dy portierët e tjerë, Karnezis dhe Meret kanë ardhur këtë verë, ndërsa ky i dyti momentalisht është i dëmtuar.
Ospina do të mbërrijë mëngjesin e të enjtes në Romë, ku edhe do të kryejë vizitat mjekësore rutinë, për t’u nisur më pas për në Napoli, ku do të hedhë firmën mbi kontratë.
Top Channel