Lajmet kryesore të ditës, 17/08/2018 – 20:00

17/08/2018 20:02

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

Tragjedia ishte paralajmëruar

Tragjedia në Xhenova ishte e paralajmëruar. Inxhinierët prej muajsh kishin kërkuar ndërhyrje në strukturë, por kompania mirëmbajtëse e autostradave jepte garanci.

Përplasen me trenin, shpëton familja

Gjashtë anëtarët e një familljeje shpëtuan mrekullisht falë konstruktit të makinës së tyre. Treni i linjës Durrës-Elbasan i mori para mbi shina, pasi kryefamiljari nuk ndaloi edhe pse ishte fare pranë trenit që po vinte ngadalë.

Mashtrimi me vajin në treg

Top Channel ka mësuar se sa është kostoja e një litri vaj ulliri ekstra të virgjër, duke nisur që nga ulliri i marrë në pemë e deri tek përpunimi në fabrikë.

Turqit blejnë “New York University”

Sot ka përfunduar procesi i ndryshimit të pronësisë së një prej universiteteve jopublike në Shqipëri. New York University i Tiranës prej sot ka një administrator turk.

Top Channel