Këtë fundjavë nisi edhe kampionati i futbollit në Kosovë, për herë të parë pas njohjes dhe pa legjendën e futbollit shqiptar Fadil Vokrri.

Edhe pse diktoi shumicën e reformave dhe rimëkëmbjen e lojës më popullore, presidenti i ndarë nga jeta duket se ka lënë një trashëgimi të pasur, që do të elektrizojë stadiumet këtë sezon.

Prishtina është një mes skuadrave favorite, e gatshme për luftë si gjithmonë në të dy frontet, për kupë dhe për titull kampion.

Portieri i skuadrës nga kryeqyteti, Visar Bekaj rikonfirmoi objektivat e kryeqytetasve, që zbresin në fushë mbrëmjen e së hënës në orën 19:45 ndaj Gjilanit.

Edhe drejtori sportiv i Prishtinës, Arbnor Morina pohoi se përforcimet e reja të skuadrës do ta ndihmojnë shumë atë për të arritur objektivat në këtë sezon.

Drita, Trepça, Gjilani, Prishtina dhe Feronikeli janë përforcuar ndjeshëm, por mbetet të shihet deri në fund të kampionatit se cila skuadër do të arrijë të shpallet kampion.

Top Channel