Skandali Rocchi/ Takime sekrete në San Siro, zgjidheshin gjyqtarët që kërkonte Interi, del video ku bindën nga jashtë arbitrin që të jepte penallti
Sipas “Daily Star”, policia angleze po heton një futbollist të Premier League, i cili dyshohet se ka droguar dhe përdhunuar një modele në Londër.
Gruaja franceze iu drejtua autoriteteve në Paris të nesërmen e ngjarjes për të denoncuar dhe për t’iu nënshtruar testeve mjekësore. Sipas viktimës, emri i së cilës nuk është bërë i ditur për arsye hetimore, ajo dhe miqtë e saj u takuan me futbollistin, i cili mendohet se ka luajtur në Kupën e Botës, në një restorant në lagjen qendrore të Londrës. Më pas, ata shkuan në një apartament në Uestminster.
Gjatë natës, në një klub, gruaja i tha policisë se piu dy gota shampanjë dhe një vodka. Pas vallëzimit me futbollistin, ajo filloi të ndihej keq dhe volli. Grupi u largua nga klubi i natës dhe u kthye në banesë, ku, e çorientuar, denoncuesja u shtri vetëm në shtrat.
Modelja pohon se u zgjua në mes të natës dhe lojtari po kryente marrëdhënie seksuale me të. E hutuar dhe e dobët, ajo humbi vetëdijen dhe u zgjua me mikun e futbollistit, i cili gjithashtu u përpoq të bënte seks me të.
Kur arriti të dilte nga dhoma dhe të takohej me një shoqen e saj, ajo i rrëfeu se çfarë kishte ndodhur.
Top Channel