Tenis, Djokovic kthehet të dominojë. Pas Uimbëlldonit, fiton edhe në Sinsinati (Video)

20/08/2018 08:44

Novak Djokovic ka fituar më në fund edhe turneun Masters të Sinsinatit.

Tenisti serb mposhti në finale të madhin Roger Federer dhe arriti të triumfonte në të vetmin Masters 1000 që i mungonte në karrierë. Rezultati i takimit: 6-4 dhe 6-4.

Në çimenton e “Western & Southern Open”, Djokovic ngriti trofeun në qiell pasi më parë e kishte humbur finalen e këtij turneu në plot 5 raste (2008, 2009, 2011, 2012 dhe 2015).

Me këtë fitore, Djokovic tregon se është kthyer në formën e tij më të mirë dhe i ka dhënë fund dominimit 2-vjeçar të dyshes Nadal-Federer.

Top Channel