Crazy Rich Asians “Aziatikë të çmendur dhe të pasur”, ka kapërcyer çdo pritshmëri duke u ngjitur në krye të klasifikimeve të box office amerikan, në fundjavën e parë të daljes së tij në kinema.

Filmi i Warner Brothers, në të cilin luan costance Wu dhe Henry Golding, është e para komedi romantike në tre vite që ngjitet në krye të renditjes.

Që nga premiera, pesë ditë më parë, filmi që ka kushtuar 30 milionë dollarë, ka arkëtuar rreth 34 milionë dollarë. Ky është i pari film i rëndësishëm i hollivudit, që nga ‘The Joy Luck Club”, 25 vite më parë, që ka një kast tërësisht aziatik.

Me një skenar të adaptuar nga bestselleri i Kevin Kvan, Crazy Rich Asians, tregon historinë e një gruaje amerikano-aziatike që përballet me një takim shokues me familjen jashtëzakonisht të pasur të të dashurit të saj ën singapor. Analistët thonë se temat e tij universale dhe vlerat argëtuese, janë ato që kanë tërhequr më shumë shikues.

Top Channel