Bandat “pushtojnë” Anglinë. Përplas me makinë rivalin me hanxhar – VIDEO

21/08/2018 11:35

Prej kohësh konfliktet mes bandave të rrugëve janë kthyer në një problem për disa qytete britanike.

E teksa janë pafund videot ku dallohen njerëz të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe hanxharë që sulmojnë njerëz të tjerë që ndodhen brenda makinave të tyre, një video e publikuar së fundmi tregon një version tjetër.

Në videon e filmuar në Birmingham, dallohen tre persona të maskuar duke vrapuar në rrugë, e pas tyre ishte vënë në ndjekje një makinë. E nga ç’kuptohet nga pamjet ata duhet ta kenë sulmuar të parët.

Dy prej tyre ia hedhin paq, ndërsa i treti përplaset në mënyrë të dhunshme nga makina.

Top Channel