Ndërkohë që Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare po afron, Autoriteti për Informimin e Dosjeve të Ish Sigurimit të Shtetit ka çelur një ekspozitë me dosje të përndjekjes në zonën e Tepelenës. Me synimin ridimensionimin e figurave dhe përballjen me të shkuarën.

Ndërkohë që kanë kaluar vetëm pak ditë nga bërja publike e letrës të ish kongresmenit amerikan Joseph Dioguardi, nëpërmjet të cilës i kërkon kryebashkiakut të Tepelenës të anulojë vendimin për kthimin e ish kampit të internimit të Tepelenës në “Aushvicin shqiptar” vjen edhe reagimi i ish-të përndjekurve.

Konkretisht, janë identifikuar personazhet kryesore të Kryengritjes së Zhapokikës në gusht të 1948 dhe dosjet e tyre hetimore.

Ekspozohen treguesit alfabetikë që mbante Sigurimi i Shtetit për të përndjekurit në zonën e Tepelenës; statistika të të burgosurve të 1945 si dhe disa dosje formulare, si ajo e Selahudin Totos.

Dosjet informative të të pushkatuarve, lista të Sigurimit me të arratisurit dhe të vrarët në kufi, raporte informative për banda diversantësh dhe dosjet e Sigurimit të Kampit të Bënçës. Këto dhe material të tjera do të ekspozohen edhe në Tepelenë, më 23 gusht.

Top Channel